Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

0.Hyrje në “Thalathat-il-Usul”

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Thalathat-il-Usul, fq. 5 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Ky është një libërth i rëndësishëm në lidhje me besimin, i shkruar nga imami dhe shejkhu Ebu Abdil-lah Muhammed ibn Abdil-Uehab ibn Sulejman ibn Ali et-Temimi el-Hanbeli. Ai ishte imami dhe ripërtëritësi i mirënjohur që jetoi gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 12-të, që ishte një epokë kur besimi Islam kishte humbur. Allahu e bekoftë dhe i dhuroftë një vendbanim të nderuar.

Autori -rahimehullah-  ia mësonte nxënësve dhe njerëzve të thjeshtë këto baza në mënyrë që ata t’i studiojnë ato dhe t’i mësojnë përmendësh, dhe që ato të nguliten në zemrat e tyre sepse këto parime formojnë një parim në besim.

Ai lindi në vitin 1115 hixhri dhe vdiq në vitin 1206 hixhri. Jetoi deri në moshën 91 vjeç. Jeta e tij ishte e mbushur me mirësi, duke thirrur në fenë e Allahut, mësimdhënie, udhëzime dhe durim me vështirësitë.

Me të, Allahu shpëtoi robërit e asaj kohe dhe tokat në Gadishullin Arabik. Pastaj thirrja e tij u përhap jashtë Gadishullit Arabik duke arritur në Sham, Egjipt, Irak dhe Indi, ndër të tjera, falë thirrësve që përhapën diturinë e tij dhe u transferuan në ato vende, si dhe blerësit e librave dhe librat që u përhapën prej tij -rahimehullah-, prej pasuesve të tij, ndihmësve dhe thirrësve vijues në fenë e Allahut.

Shpërndaje: