Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Dhënia mes’h çorapëve të zgavërta, të holla dhe të tejdukshme

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 11: Cili është gjykimi për t’u dhënë mes’h çorapeve të zgavërta dhe çorapeve të holla?

Përgjigje: Mendimi i saktë është se është e lejuar për t’u dhënë mes’h çorapeve të zgavërta, të holla dhe të tejdukshme. Qëllimi me dhënien mes’h çorapeve dhe gjëra të tjera është që ato të mbulojnë. Këmba nuk është auret që duhet të mbulohet. Qëllimi është lehtësimi dhe fleksibiliteti në mënyrë që të mos kemi nevojë që t’i zbathim çorapet dhe mestet gjatë abdesit. Është e mjaftueshme që t’u jepet mes’h atyre. Prandaj, është ligjësuar dhënia mes’h çorapeve. Ti e sheh vetë se qëllimi përfshinë mestet, çorapet e zgavërta, çorapet e plota, çorapet e holla dhe çorapet e trasha.

Shpërndaje: