Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

12.Falja e namazit në luginën Akik

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 16

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

12 – Ai, mikati i të cilit është Dhul Hulejfeh, rekomandohet të falet aty, jo specifikisht për shkak të ihramit, por për shkak të veçorisë së atij vendi. Bukhari transmeton nga Umeri (radijAllahu anhu) i cili tregoi se ai e dëgjoi të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) duke thënë në luginën Akik:

“Erdhi tek unë këtë natë dikush prej Zoti tim dhe më tha: “Falu në këtë luginë të bekuar dhe thuaj: “Umreh me haxh.”

Në një formulim tjetër thotë:

“Umrah dhe haxh.”

Ibn Umeri tregoi nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) se:

“Një natë vonë ndërsa ai ishte në gjumë në luginën e Dhul-Hulejfeh, ai ëndërroi se si i thanë atij: “Ti je me të vërtetë në një luginë të bekuar.”


1 Shih “Sahih Ebi Davud” (1579) dhe “Mukhtasar Sahih Muslim” (761-762). Hafidhi Ibn Haxheri ka thënë:

“Vlera e Akik është si vlera e Medinës kur bëhet fjalë për tu falur aty.” (Fet’h-ul-Bari (3/311))

 

Shpërndaje: