Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

12.Profetët nuk u revoltuan ndaj pushtetarëve

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 48

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ibrahimi e kreu detyrën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai ia paraqiti argumentet babait të tij, popullit të tij, pushtetarëve dhe qytetarëve. Kur pa se ata mbanin me ngulm idhujtarinë dhe mosbesimin, gënjeshtrën dhe devijimin, ai vendosi të qortonte të keqen fizikisht dhe me fuqi. Por nga ku do fillonte ndryshimi? Cila ishte mënyra më e urtë për të ndryshuar errësirën e umetit të tij? A do të sulmonte shtetin që ishte burimi i së keqes dhe shkatërrimit, idhujtarisë dhe mosbesimit? Sepse udhëheqësit e tij vazhdimisht pretendonin sundimin hyjnor. Pse ai nuk planifikoi një revoltë për të rrëzuar pushtetarin kafir dhe pushtetarin e saj që pretendoi hyjninë? Me këtë ai mund të zhdukte të gjitha llojet e degjenerimit dhe idhujtarisë dhe të shpallte një shtet në baza hyjnore me veten e tij si kryetar shteti.

Jo, një gjë e tillë kurrë nuk do tu shkonte në mendje profetëve. Ata ishin shumë të pastër për të aplikuar mënyra të tilla, ishin shumë të ndershëm për të pasur një mendim të tillë. Kështu mendojnë vetëm shtypësit, injorantët, mëkatarët dhe kërkuesit e gjërave të kësaj bote.

Shpërndaje: