Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

12.Ska iman pa vepra

Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)

Një përmbledhje nga libri “esh-Shari’ah”

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

102 – Dije se njohuria (besimi) me zemër nuk shpërblehet pa shahadet. As njohuria dhe konfirmimi i zemrës nuk shpërblehet dhe shahadeti pa vepër. Vetëm pasi që këto tre cilësi të plotësohen tek një person mund të thuhet se ai është besimtar.

103 – Dëshmia se besimi i zemrës është i detyrueshëm, janë fjalët e Allahut (azze ue xhel):

“O i dërguar! Mos u shqetëso për ata të cilët me të shpejt bien në mosbesim, të atillë që thonë: “Ne besojmë” me gojë, por në zemrat e tyre nuk ka aspak besim, e as i atyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshtrës dhe shumë dëgjojnë (fjalën) një populli që nuk vjen te ti, ata janë që i mënjanojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet (nga ana e Allahut) e thonë:  “Dhe për këdo që Allahu dëshiron ta fusë në Fitneh (gabim, sprovë për shkak të mospranimit të besimit), ju nuk mund të bëni asgjë kundër Allahut. “Nëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk u jepet, atëherë refuzoni. Po atë që Allahu do ta fusë në dine (sprovë, devijim, gabim), ti nuk mund të bësh asgjë kundër Allahut. Janë ata, zemrat e të cilëve Allahu nuk do t’i pastrojë (nga mosbesimi dhe hipokrizia); për ta ka turpërim në këtë botë dhe në Botën e Pastajme ndëshkim të madh.” El-Maide 5:41

104 – Dëshmia se besimi me shahadet është i detyrueshëm, janë fjalët e Tij (azze ue xhel):

 “Ju (muslimanë) thuani: “Ne besojmë Allahun dhe atë që na është dërguar neve dhe në atë që i është zbritur Ibrahimit, edhe Ismailit, edhe Is’hakut, edhe Jakubit edhe El-Esbat (dymbëdhjetë bijve të tij), edhe në atë që i është dhënë Musait, edhe Isait, edhe në çfarë u është dhënë të gjithë Pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim mes tyre dhe Vetëm Atij (Zotit që ata adhuronin) ne i jemi nënshtruar si muslimanë në Islam.” El-Bekare 2:136

105 – Dëshmia se veprat në besim janë të detyrueshme, janë fjalët e Allahut (azze ue xhel):

“O ju që keni besuar! Përkuluni (në ruku) dhe bini me fytyrë përtokë (në sexhde). Adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin! Haxh 22:77

106 – Allahu ju mëshiroftë! – veprat konfirmojnë besimin e zemrës dhe shahadetin. Ai që nuk e konfirmon besimin me veprat e trupit si abdesi, namazi, zekati, agjërimi, haxhi, xhihadi dhe të ngjashme, mjaftohet me besimin me zemër dhe me shahadet, nuk konsiderohet të jetë besimtar. As nuk do të ketë ndonjë përfitim nga ky besim dhe ky shehadet. Mungesa e veprave të tij e përgënjeshtrojnë besimin e tij, ndërsa veprat e përmendura konfirmojnë besimin e tij.

107 – Allahu (azze ue xhel) ka treguar në disa vende në Librin e Tij se nuk ka besim pa vepra. E njëjta gjë u bë e qartë nga i dërguari i Tij . Tërësisht të kundërtën e thonë Murxhiat, me të cilët shejtani lozë.

108 – Allahu të mëshiroftë! – bëje dallimin mes fjalëve të Zotit tuaj Fisnik; a ka përmendur Ai ndonjëherë besimin në Kuran pa e bashkuar atë me vepër të mirë? Allahu (azza ue xhel) ka thënë:

“Tek Ai ngrihet fjala e mirë, ndërsa punët e drejta dhe të mira e lartësojnë fjalën e mirë.” El-Fatir 35:10

Allahu (xhel-le shanuhu) tregon se si fjala e mirë ngrihet tek Allahu me anë të veprës së mirë. Nëse atëherë nuk ka asnjë vepër, anulohet dhe refuzohet shahadeti. Nuk ka asnjë fjalë që është më e bukur dhe më fisnike se Teuhidi dhe nuk ka asnjë vepër të mirë që është më fisnik se ajo që është e detyrueshme.

Shpërndaje: