Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

12.Zotimi për dikë tjetër përveç Allahut është shirk

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 51
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

يُوفُونَ بِالنَّذْرِ

”Ata që i zbatojnë zotimet e tyre.El-Insan, 76:7

2 –

وَمَا أَنفَقْتُم مِّن نَّفَقَةٍ أَوْ نَذَرْتُم مِّن نَّذْرٍ فَإِنَّ اللّهَ يَعْلَمُهُ

”Çfarëdo gjëje që të jepni dhe çdo betim që të bëni, me siguri që Allahu ka dijeni për atë! El-Bekare, 2:270

3 – Është transmetuar në mënyrë autentike se Aishah -radijAllahu anha- transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Kush është zotuar se do t’i bindet Allahut, le t’i bindet e kush është zotuar se do ta kundërshtojë Allahun të mos e kundërshtojë Atë.” Bukhari (6696).

Shpjegimi

Do të thotë se ky është shirk i madh. Ky shirk praktikohej në kohën para Islamit dhe praktikohej nga adhuruesit e varreve të cilët zotohen për varre dhe i kërkojnë ndihmë atyre, dhe gjëra tjera. Profetët janë dërguar që të kundërshtojnë këtë lloj të shirkut që praktikohej në kohët pagane. Sa i përket shirkut të vogël, ai është në formën e syefaqësisë, të betuarit në profetin dhe shprehjet si ”ajo që Allahu dhe ti dëshironi”.

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

يُوفُونَ بِالنَّذْرِ

”Ata që i zbatojnë zotimet e tyre.El-Insan, 76:7

Ky është një lavdërim për besimtarët që përmbushin zotimet e tyre të mira që janë sipas sheriatit. Kjo dëshmon se zotimi është një lloj adhurimi. Prandaj zotimet duhet t’i dedikohen vetëm Alllahut -subhaneh-.

2 –

وَمَا أَنفَقْتُم مِّن نَّفَقَةٍ أَوْ نَذَرْتُم مِّن نَّذْرٍ فَإِنَّ اللّهَ يَعْلَمُهُ

”Çfarëdo gjëje që të jepni dhe çdo betim që të bëni, me siguri që Allahu ka dijeni për atë! El-Bekare, 2:270

Kjo do të thotë se Allahu di lidhur me dhënien e pasurisë dhe zotimet e njerëzve. Allahu i shpërblen ata për to nëse ato janë për hir të Allahut. Kjo dëshmon se ky veprim është një formë e adhurimit pasi që përmendet së bashku me dhurimin e pasurisë. Dhurimi i pasurisë dhe po ashtu bamirësia ndaj të varfërve dhe lypëseve është gjithashtu një lloj adhurimi kur bëhet për hir të Allahut. Nëse një person i zotohet një varri apo dhuron lëmoshë për një varr, për ndërtimin e tij apo për ndërtimin e idhujve të veçantë atëherë ky veprim është shirk i madh.

3 – Është transmetuar në mënyrë autentike se Aishah -radijAllahu anha- transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Kush është zotuar se do t’i bindet Allahut, le t’i bindet e kush është zotuar se do ta kundërshtojë Allahun të mos e kundërshtojë Atë.” Bukhari (6696).

Kjo do të thotë se është obligim përmbushja e zotimeve me të cilat adhurohet Allahu. Shembull i kësaj është të themi:

”Unë zotohem se do të bëjë këtë apo atë për Allahun.”

Ndërsa lidhur me kundërshtimin e Allahut, nuk lejohet përmbushja e zotimeve që përmbajnë mëkate.

Shpërndaje: