13.Tre parimet
Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Vehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh Thalathat-il-Usul, fq 21-22
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
Në qoftë se pyetesh: ”Cilat janë tre parimet që kërkohet t’i di çdo njeri?”, ti përgjigju: ”Robi duhet të ketë njohuri për Zotin e tij, për fenë e tij dhe për profetin e Tij Muhammedin ﷺ.” Në qoftë se pyetesh: ”Kush është Zoti yt?”, ti përgjigju: ”Zoti im është Allahu që më rriti (zhvilloi) mua dhe pjesën tjetër të krijesave me mirësinë e Tij. Atë e adhuroj dhe unë nuk adhurojë dikë tjetër pos Tij. Argument për këtë janë fjalët e Tij (te ala):
الْحَمْدُ للّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
”Hamdi i takon Allahut, Zotit të botëve!” El-Fatiha 1:2.
Çdo gjë përveç Allahut është e krijuar dhe unë jam një pjesë e këtij krijimi.”
Shpjegimi
Këto janë tri parimet që përfshijnë të gjithë fenë; Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është profeti yt? Këto tri pyetje do t’i shtrohen robit në varr. Kur të pyetesh: ”Kush është Zoti yt?”, ti përgjigju: ”Zoti im është Allahu që më rriti (zhvilloi) mua dhe pjesën tjetër të krijesave me mirësinë e Tij. Atë unë e adhuroj dhe unë nuk e adhurojë askë tjetër pos Tij. Ai është Zoti i të gjithëve. Allahu (te ala) ka thënë:
الْحَمْدُ للّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
”Hamdi i takon Allahut, Zotit të botëve!” El-Fatiha 1:2.
Xhinët, njerëzit, kafshët, malet dhe pemët i përkasin krijimeve.
Allahu (te ala) ka thënë:
إِنَّ رَبَّكُمُ اللّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ يُغْشِي اللَّيْلَ النَّهَارَ يَطْلُبُهُ حَثِيثًا وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ وَالنُّجُومَ مُسَخَّرَاتٍ بِأَمْرِهِ أَلاَ لَهُ الْخَلْقُ وَالأَمْرُ تَبَارَكَ اللّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ
”Vërtet, Zoti juaj, Allahu, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, e pastaj Ai u ngrit mbi arsh. Ai sjell natën si mbulesë të ditës dhe secila duke synuar tjetrën pandërprerë; dhe Ai krijoi edhe diellin, edhe hënën, edhe yjet të nënshtruar ndaj urdhërit të Tij. Padyshim që i Tij është krijimi dhe komandimi. I Shenjtëruar dhe i Lartësuar është Allahu, Zoti i gjithësisë!” Al-A’raf 7:54.
Pra, ai është Zoti i gjithësisë. Krijesat dhe çështja e tyre janë të Tij. Është i adhuruari i im. Prandaj, Ai (subhaneh) tha:
يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُواْ رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
”O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).” El-Bekare 2:21.
Atë e adhuroj dhe unë nuk adhurojë dikë tjetër pos Tij. Argument janë fjalët e Tij (te ala):
الْحَمْدُ للّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
”Hamdi i takon Allahut, Zotit të botëve!” El-Fatiha 1:2.
Do të thotë i tërë hamdk i takon Allahut. Adhurimi i përket lavdërimit i cili është ”hamd”. Çdo gjë tjetër pos Allahut është e krijuar. Xhinët, njerëzit, kafshët dhe malet janë të gjitha të krijuara. Unë jam një nga krijesat që Allahu i ka krijuar dhe formuar. Ai i ka urdhëruar ata që ta adhurojnë Atë. Të gjitha krijesat në mesin e xhinëve dhe njerëzve që janë përgjegjës për veprimet e tyre, janë të detyruar që t’i binden Allahut dhe të dërguarit të Tij ﷺ, dhe ta adhurojnë vetëm Allahun. Gjithashtu, engjëjt janë të obliguar që ta adhurojnë vetëm Allahun. Prandaj Allahu (te ala) tha për engjëjt:
لَا يَعْصُونَ اللَّهَ مَا أَمَرَهُمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ
”Që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” Et-Tahrim 66:6.
يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلَا يَشْفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ارْتَضَى وَهُم مِّنْ خَشْيَتِهِ مُشْفِقُونَ
”Ai (Allahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndërmjetësojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej Tij janë të kujdesshëm.” El-Enbija 21:27-28.
- 26 Mars, 2016
- Comments are off