Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Dhënia mes’h çallmës

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 15: Cili është gjykimi për t’i dhënë mes’h çallmës?

Përgjigje: Është saktësuar nga profeti ﷺ se ai lejoi që t’i jepet mes’h çallmës. Teorikisht çallma është më parësore që t’i jepet mes’h se sa mestet për shkak se ajo është veshur mbi një pjesë që tashmë i është dhënë mes’h. Pastrimi i asaj pjese të trupit që është koka është më i lehtë se pastrimi i këmbëve sepse pastrimi i kokës është dhënia mes’h. Një pjesë e kokës, në këtë rast çallma ka më shumë përparësi që t’i jepet mes’h se sa mes’hi mbi veshjen që është mbi në një pjesë trupi që duhet larë.

Por a ka dhënia mes’h çallmës të njëjtat kushte si dhënia mes’h mesteve? A duhet edhe çallma të vendoset me abdes? A është edhe afati kohorë një ditë për vendasin dhe tre ditë për udhëtarin? Apo është dhënia mes’h çallmës e pakufizuar? A duhet vetëm t’i jepet mes’h çallmës pa marrë parasysh gjendjen e pastër më parë dhe afatin e caktuar kohorë përveç se ajo duhet të hiqet në lidhje me bërjen gusël sepse tërë trupi duhet të lahet? Dijetarët e kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë.

Ata që thonë se dhënia mes’h çallmës nuk i ka kushtet e mesteve sepse nuk ka asnjë provë nga profeti ﷺ për këtë. Ata thonë se krahasimi me mestet është krahasim i gabuar për shkak se ato janë të vendosura në pjesët e trupit që duhet larë ndërsa çallma është vendosur në një pjesë trupi të cilës duhet dhënë mes’h prandaj një pastrim më i butë. Prandaj, ata nuk vënë asnjë kusht. Megjithatë, është më mirë për të qenë në anën e sigurt. Megjithatë çështja është e lehtë. Por duhet siguruar për të vënë çallmën me abdes, të hiqet çallma kur afati kohorë skadon, t’i jepet mes’h kokës dhe të vendoset çallma në kokë përsëri.

Shpërndaje: