• Hyrje
  • Teuhid
    • Imani, Kufri dhe Shirku
      • Idhujtaria dhe mosbesimi
      • Qëndrimi ndaj ceremonive dhe kremtimeve të kufarëve
      • Festimi i mevludit dhe festat e ashtuquajtura islame
      • Dashuria dhe urrejtja ndaj kufarëve
      • Shtetësia e vendeve kufare
      • Magjia
      • A është injoranca arsyetim?
      • Nuskat
      • Shtyllat dhe elementet e Besimit
    • Shahadeti
    • Teberruk “Kërkimi i bereqetit”
    • Teuesul “Afrimi tek Allahu”
    • Teuhid-ul-Uluhije
    • Teuhid Esma ue Sifat
      • Emrat e Allahut
      • Parime lidhur me emrat dhe cilësitë e Allahut
      • Allahu ua kthen kurthet atyre
      • Afërsia e Allahut
      • Aftësia e Allahut
      • Allahu nuk harron
      • Ardhja e Allahut
      • Bujaria e Allahut
      • Bukuria e Allahut
      • Dashuria e Allahut
      • Dituria e Allahut
      • Drita e Allahut
      • Duart e Allahut
      • Durimi i Allahut
      • Fytyra e Allahut
      • Gishtat e Allahut
      • Këmbët e Allahut
      • Kënaqësia e Allahut
      • Kërciri i Allahut
      • Kibri i Allahut
      • Kuptimi i haditheve: Allahu turpërohet
      • Kuptimi i hadithit: Allahu e ka krijuar Ademin në pamjen e Tij
      • Mëshira dhe hiri i Allahut
      • Dëgjimi i Allahut
      • Të folurit e Allahut
      • Turpi i Allahut
      • Pasuria e Allahut
      • Përjetësia e Allahut
      • Shikimi i Allahut
      • Shikimi në Allahun në Ahiret
      • Shoqërimi i Allahut
      • Vullneti i Allahut
      • Zbritja e Allahut
      • Mbi lartësinë e Allahut
    • Teuhid-ul-Rububije
  • Akide
    • Engjëjt
    • Librat e shenjta
    • Kurani
    • Të dërguarit dhe profetët
    • Profeti Muhammed
    • Shenjat e kijametit
    • Dita e Gjykimit
    • Xheneti
    • Xhehnemi
    • Kaderi
    • Gajbi
    • Jeta në varr
    • Bota e Xhinëve
  • Menhexh
    • Dituria
      • Akideja Selefite e imamëve Hanefij
      • Biografia e dijetarëve
      • Daveti ”Thirrja në Islam”
      • Akuzimi i dijetarëve me Irxha
      • Lavdatat e dijetarëve për Alameh Rabi el-Medkhalin
      • Çka është Vehabizmi?
      • Kërkimi i saktë i diturisë
      • Ilahitë
    • Selefizmi
    • Besimi ynë në lidhje me sahabët
    • Qëndrimi ndaj metodologjive të ndryshme
    • Grupet dhe sektet ndaj të cilave dijetarët kanë paralajmëruar
      • Ihja et-Turath el-Islami
      • Ansar-us-Sunnah
      • Kaderi
      • Esharitë
      • Habeshitë
      • Hadaditë
      • Hauarixhët
      • Hizb-ut-Tahrir
      • Ikhuan-ul-Muslimin
      • Jehudët
      • Kaderitë
      • Kadijanitë (Ahmedijah)
      • Krishterët
      • Kuranitë
      • Kutbitë
      • Maturiditë
      • Murxhitë
      • Mutezilitë
      • Rafidat (Shiat)
      • Sa’afikat
      • Sufitë
      • Sururitë
      • Xhebritë
      • Xhehmitë
      • Xhemati Teblig
    • Persona ndaj të cilëve dijetarët kanë paralajmëruar
      • Abdullah Azem
      • Abdul-Fetah Ebu Ghudeh
      • Abdullah el-Ghimari
      • Abdullah el-Ghunejman
      • Abdurr-Rrahman Abdul-Khalik
      • Abdullah el-Mutlak
      • Abdul-Malik er-Ramadani
      • Abdul-Mexhid ez-Zindani
      • Abdul-Hamid Kishk
      • Adnan Ar´ur
      • Adnan Ibrahim
      • Aid el-Karni
      • Ajman edh-Dhauahiri
      • Ali bin Hasan el-Halebi
      • Ali Xhumu´ah
      • Amėr Khalid
      • Bin Laden
      • Ebu Is´hak el-Huvejni
      • Ebul-Ala el-Meududi
      • Ebul-Hasan el-Maribi
      • Ebu Muhamed el-Makdisi
      • Ebu Mus’ab ez-Zarkaui
      • Feuzi el-Bahrejni
      • Ibrahim er-Ruhejli
      • Ibn Arabi
      • Ibn Sina
      • Jahja el-Haxhuri
      • Jusuf el-Kardavi
      • Jusuf Estes
      • Hamzah el-Milibari
      • Hasan el-Benna
      • Hasan et-Turabi
      • Mahmud el-Hadad
      • Meshhur-Hasan Selman
      • Muhammed Abduh
      • Muhammed Abdul-Meksud
      • Muhammed Arifi
      • Muhammed Iman
      • Muhammed el-Gazali el-Misri
      • Muhammed Rashid Rida
      • Muhammed Hasan
      • Muhammed el-Mas’ari
      • Muhammed el-Magravi
      • Muhammed Mursi
      • Muhamed Surur
      • Muhammed Salih el-Munexhid
      • Muhammed Tarhun
      • Nasir el-Umer
      • Salih el-Megamisi
      • Sefer el-Hauali
      • Selman el-Audeh
      • Sejjid Kutub
      • Sejjib Sabik
      • Sulejman el-Ulvan
      • Ramadan el-Buti
      • Tarik el-Suvejdan
      • Tantaui Xheuahirij
      • Xhemal-ud-Din el-Afgani
      • Zahid el-Keutheri
      • Zakir Naik
      • Sa’id Haua
      • Umer et-Tilmisani
      • Feuaz el-Medkhali
      • Nabil el-Auadi
      • Sad el-Fakih
    • Darul-Islam & Darul-Kufr
    • Hakimijeh
    • Qëndrimi i Ehl-us-Sunnetit ndaj pushtetarëve
    • Tekfiri dhe rregullat e tij
    • Sulmet terroriste & vetëvrasjet
    • Demonstratat, protestat dhe grevat
    • Zgjedhjet dhe votimet
    • Xhihadi në Islam
  • Fikh
    • Parime të Fikhut
    • Betimet dhe kefareti i tyre
    • Pastrimi
      • Abdesi
      • Gusli
      • Tejemumi
      • Mes’hi
      • Uji
      • Papastërtitë
      • Pastrimi i gruas
    • Namazi
      • Koha e namazit
      • Drejtimi kah Kibla
      • Tekbiri
      • Rukuja
      • Sexhdeja
      • Teshehudi
      • Teslimi
      • Bashkimi i namazeve
      • Lënia e namazit
      • Dispozita e sutres
      • Gjykime rreth namazit
      • Ezani & Ikameti
      • Namazet ratibeh
      • Namazi i abdesit
      • Namazi i bajramit
      • Namazi i duhasë
      • Namazi i eklipsit
      • Namazi i xhenazes
      • Namazi i istihares
      • Namazi i natës
      • Namazi i pendimit
      • Namazi i shiut
      • Namazi i të sëmurit
      • Namazi i udhëtarit
      • Namazi i xhumasë
      • Namazi me xhemat
      • Pas kryerjes së namazit
      • Xhamia
      • Sevi Sexhdja – Suxhud-us-Sehu
      • Sexhdja e falënderimit – Suxhud-ush-Shukr
      • Sexhdja e Leximit – Suxhud-ut-Tilauah
      • Namazi i gruas
    • Zekati dhe Sadaka
      • Zekati
      • Sadaka
    • Agjërimi
      • Agjërimi i obliguar
        • Fillimi dhe përfundimi i Ramazanit
        • Virtytet e Ramazanit
        • Agjërimi i gruas
        • Gjykime rreth agjërimit
        • Agjërimi i të sëmurit
        • Agjërimi i udhëtarit
        • Intimiteti gjatë Ramazanit
        • Agjërimi i fëmijëve
        • Syfyri
        • Iftari
        • I’tikafi
        • Nata e Kadrit
        • Zekat-ul-Fitri
      • Agjërimi nafile
        • Agjërimi në Dhul-Hixheh
        • Agjërimi në Muharrem
        • Agjërimi në Rexheb
        • Agjërimi në Sha’ban
        • Agjërimi në Sheual
    • Haxhi dhe Umreja
    • Festat Islame
      • Dita e Bajramit
      • Kurban Bajrami
    • Martesa
      • Fejesa
      • Martesa
      • Marrëdhëniet intime
      • Divorci
    • Tasuir “Imazhet”
    • Vdekja e muslimanit
    • Burri musliman
    • Hixhreti
    • Dhikri
    • Largimi i vesveseve
    • Krime dhe dënime
    • Trashëgimia
    • Shëndeti
      • Rukje
      • Syri i keq
      • Shëndeti
    • Ushqimi dhe pijet
    • Therja e shtazëve
    • Shitblerje
    • Shtazët
  • Gruaja
    • Gruaja dhe shoqëria
      • Arsimimi i gruas
      • Barazia mes gjinive
      • Bashkëjetesa me burrin
      • Dëlirje & edukim
      • Përzierja dhe vetmimi mes gjinive
      • Punësimi
      • Udhëtimi
    • Veshja dhe zbukurimi
      • Fetva të përgjitshme lidhur me veshjen
      • Zbukurimi i fytyrës
      • Zbukurimi i trupit
      • Hixhabi
      • Manikyri
      • Mbathja
      • Nikabi, Burku´u dhe dorëzat
      • Pantollonat
      • Parfumi
      • Rregullimi i flokëve
      • Stolitë
      • Shfaqja e bukurisë – Tabaruxh
      • Veshja karshi grave të tjera
      • Veshja karshi të afërmëve meshkuj
      • Xhilbabi dhe Aba´ah
  • Fëmijët
    • Edukimi i fëmijëve
    • Arsimimi i fëmijëve
    • Akika & emërtimi i fëmijëve
    • Lodrat
    • Mjetet mbrojtëse & aborti
    • Rrobat e fëmijëve
    • Shtatëzania, lindja, mëkimi
  • Prindërit
  • Libra
  • Qëllimi Jonë
    • Lidhja juaj me dijetarët
    • Na Kontaktoni
    • Fotografi

17. Ndërmjetësimi

Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Vehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 63-65

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehabi (rahimehullah) ka thënë:

1 – Allahu (te ala) ka thënë:

وَأَنذِرْ بِهِ الَّذِينَ يَخَافُونَ أَن يُحْشَرُواْ إِلَى رَبِّهِمْ لَيْسَ لَهُم مِّن دُونِهِ وَلِيٌّ وَلاَ شَفِيعٌ لَّعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ

”Ti tërhiqja vërejtjen me këtë (Kuran) atyre që i frikësohen daljes para Zotit të tyre, në mënyrë që të ruhen, sepse pos Tij nuk do të ketë as mbrojtës as ndërmjetës.”1

2 –

قُل لِّلَّهِ الشَّفَاعَةُ جَمِيعًا

Thuaj: “I tërë ndërmjetësimi i takon vetëm Allahut.”2

3 –

مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلاَّ بِإِذْنِهِ

”E kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveç se me lejen e Tij?”3

4 –

وَكَم مِّن مَّلَكٍ فِي السَّمَاوَاتِ لَا تُغْنِي شَفَاعَتُهُمْ شَيْئًا إِلَّا مِن بَعْدِ أَن يَأْذَنَ اللَّهُ لِمَن يَشَاء وَيَرْضَى

”E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi që Allahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur me të.”4

5 –

قُلِ ادْعُوا الَّذِينَ زَعَمْتُم مِّن دُونِ اللَّهِ لَا يَمْلِكُونَ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَلَا فِي الْأَرْضِ وَمَا لَهُمْ فِيهِمَا مِن شِرْكٍ وَمَا لَهُ مِنْهُم مِّن ظَهِيرٍ وَلَا تَنفَعُ الشَّفَاعَةُ عِندَهُ إِلَّا لِمَنْ أَذِنَ لَهُ حَتَّى إِذَا فُزِّعَ عَن قُلُوبِهِمْ قَالُوا مَاذَا قَالَ رَبُّكُمْ قَالُوا الْحَقَّ وَهُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ

”Thuaj: “Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos Allahut!” Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to ndonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje. Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi te Ai, përveç i atij të cilit i jep leje. Kur t’u hiqet frika nga zemrat e tyre, ata do të pyesin njëri-tjetrin: “Çfarë tha Zoti juaj?” Engjëjt do të përgjigjen: “Të vërtetën! Ai është më i Larti, më i Madhi.”5

6 – Ebul-Abasi (Ibnu Tejmijeh) ka thënë: “Allahu ka mohuar që dikush pos Tij posedon diçka sikurse besojnë idhujtarët. Ai mohoi se ekziston dikush tjetër përveç Tij që zotëron ose ka pjesë në zotërim apo se Ai ka një ndihmëtar. Kështu që mbetet vetëm ndërmjetësimi. Kështu Ai e qartësoi se ndërmjetësimi nuk i sjell dobi askujt përveç atij që Zoti i jep leje. Ai (te ala) ka thënë:

وَلَا يَشْفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ارْتَضَى

”Dhe ata nuk përpiqen të ndërmjetësojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai.”6

Ky ndërmjetësim për të cilin paganët shpresojnë, nuk ekziston në Ditën e Gjykimit, siç përmendet në Kuran. Profeti ﷺ tregoi se ai do të bjerë në sexhde para Zotit të tij, dhe do ta madhëroje Atë. Ai nuk do të fillojë të ndërmjetësojë menjëherë. Por më pas do t’i thuhet atij:

“Ngrije kokën. Fol dhe do të dëgjohesh. Kërko dhe do të jepet. Ndërmjetëso se do të pranohet ndërmjetësimi.”7

7 – Ebu Hurejra ka thënë:

“Kush është më i lumturi që do të merr pjesë nga ndërmjetësi yt o i dërguari i Allahut?” Ai ﷺ u përgjigj: “Ai që sinqerisht nga zemra thotë ”La ilahe il-la Allah.”8

Ky ndërmjetësim do t’i i jepet – me lejen e Allahut – vetëm të sinqertëve dhe jo atyre që kanë bërë idhujtari. Allahu (subhaneh) do t’u dhurojë mirësinë e Tij të sinqertëve dhe do t’i falë ata përmes një ndërmjetësuesi të cilit i është dhënë leje që të ndërmjetësojë për ta nderuar atë dhe t’i japë atij pozitën e lavdëruar. Ndërmjetësimin të cilin Kurani e mohon është ai që përbëhet nga idhujtaria. Prandaj Ai ka konfirmuar në disa vende (në kuran) se ndërmjetësimi do të ndodhë pasi që Ai të japë leje. Profeti ﷺ e ka qartësuar se vetëm ithtarët e Teuhidit dhe të sinqertë do të marrin hise prej tij.”

Shpjegimi

Është folur lidhur me ndërmjetësimin dhe janë përmendur lloj-lloj mendimesh, ku bidatçitë kanë devijuar me një besim të rremë. Si rezultat i kësaj, dijetarët janë detyruar që të flasin në mënyrë specifike për këtë çështje, në mënyrë që besimtari të mund ta njoh të vërtetën dhe të ketë besim të saktë rreth tij. Kapitulli mbi ndërmjetësimin ka të bëjë me sqarimin e ndërmjetësimit të pohuar dhe atij të mohuar dhe sqarimin e të vërtetës dhe të pavërtetës lidhur me të.

1 – Allahu (te ala) ka thënë:

وَأَنذِرْ بِهِ الَّذِينَ يَخَافُونَ أَن يُحْشَرُواْ إِلَى رَبِّهِمْ لَيْسَ لَهُم مِّن دُونِهِ وَلِيٌّ وَلاَ شَفِيعٌ لَّعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ

”Ti tërhiqja vërejtjen me këtë (Kuran) atyre që i frikësohen daljes para Zotit të tyre, në mënyrë që të ruhen, sepse pos Tij nuk do të ketë as mbrojtës as ndërmjetës.”

Kjo do të thotë se ti Muhammed, duhet t’i paralajmërosh me Kuran ata që i frikësohen daljes para Zotit të tyre. Bëhet fjalë për muslimanët, sepse kufarët as nuk dëgjuan as nuk u përgjigjen. Ky paralajmërim është një frikësim i hapët. Allahu (te ala) ka thënë:

لَيْسَ لَهُم مِّن دُونِهِ وَلِيٌّ وَلاَ شَفِيعٌ لَّعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ

”…sepse pos Tij nuk do të ketë as mbrojtës as ndërmjetës.”

Ky është ndërmjetësimi i rremë. Robërit nuk do të kenë as mbrojtës as ndërmjetësues përveç atyre me të cilët Allahu është i kënaqur. Kufarët mendojnë se do të kenë mbrojtës dhe ndërmjetësues (idhujt) të cilët do t’i shpëtojë ata nga xhehenemi. Prandaj ata i adhuruan ata karshi Allahut dhe thanë:

هَؤُلاء شُفَعَاؤُنَا عِندَ اللّهِ
“Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu!”9

مَا نَعْبُدُهُمْ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَا إِلَى اللَّهِ زُلْفَى

”Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër përveçse që të na afrojnë sa më afër Allahut.”10

Atëherë Allahu e sqaroi se njerëzit nuk kanë asnjë mbrojtës tjetër dhe ndërmjetësues karshi Tij dhe se ndërmjetësimi i kufarëve është i rremë dhe se ndërmjetësimi i saktë është atë që Allahu ua lejon profetëve dhe besimtarëve, dhe të devotshmëve që të ndërmjetësojnë për besimtarët monoteistë dhe jo për kufarët dhe hipokritët. Allahu (te ala) ka thënë:

لَّعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ

”… në mënyrë që të ruhen.”

Pra qëllimi është që ata duhet ta kenë frikë Allahun dhe t’i përmbahen fesë së Tij, kur ata e dinë se nuk ka ndërmjetësim tjetër apo ndonjë mbrojtës tjetër përveç ndërmjetësimit dhe mbrojtjes së Tij. Prandaj, ata duhet ta adhurojnë vetëm Atë dhe t’i shmangen zemërimit të Tij.

2 –

قُل لِّلَّهِ الشَّفَاعَةُ جَمِيعًا

Thuaj: “I tërë ndërmjetësimi i takon vetëm Allahut.”

Thuaju njerëzve se të gjitha ndërmjetësimet i takojnë vetëm Allahut. Para kësaj, Ai qortoi paganët që pohuan të kenë ndërmjetësues karshi Allahut. Ata thanë se statujat e tyre, gurët dhe zotat e tjerë do të ndërmjetësojnë për ta. Allahu e mohoi këtë:

فَمَا تَنفَعُهُمْ شَفَاعَةُ الشَّافِعِينَ

”E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve.”11

وَأَنذِرْهُمْ يَوْمَ الْآزِفَةِ إِذِ الْقُلُوبُ لَدَى الْحَنَاجِرِ كَاظِمِينَ مَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ حَمِيمٍ وَلَا شَفِيعٍ يُطَاعُ

”Ti tërhiqja atyre vërejtjen për ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetësues që i shkon fjala.”12

Ndërmjetësimi i përket vetëm Atij. Profetët dhe ndërmjetësuesit e drejtë ndërmjetësojnë vetëm me lejen e Tij. Ai i jep leje atij që Ai dëshiron. Prandaj, është e detyrueshme që ndërmjetësimi të kërkohet prej Tij dhe t’i lutesh Atij që ta lejoj profetin dhe robërit e drejtë të ndërmjetësojnë për ty.

Nuk ka asnjë të keqe nëse kërkon ndërmjetësimin e një njeriu të gjallë. Shembull i kësaj ishte kur i dërguari i Allahut ﷺ ishte gjallë dhe dikush i kërkoi atij që t’i lutet Allahut që t’i dhurojë atij furnizim. Një shembull tjetër është që t’i kërkosh një njeriu të drejtë që t’i lutet Allahut që të falë apo të udhëzojë ty. Sa i përket statujave, të vdekurve dhe atyre që nuk janë prezent, si engjëjt, nuk lejohet të kërkohet ndërmjetësimi prej tyre. Ata as nuk janë të vetëdijshëm për ty. Ata nuk kanë dituri lidhur me gajbin (të fshehurën) përkundrazi nga ajo që besojnë injorantët dhe paganët.

3 –

مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلاَّ بِإِذْنِهِ

”E kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveç se me lejen e Tij?”

4 –

وَكَم مِّن مَّلَكٍ فِي السَّمَاوَاتِ لَا تُغْنِي شَفَاعَتُهُمْ شَيْئًا إِلَّا مِن بَعْدِ أَن يَأْذَنَ اللَّهُ لِمَن يَشَاء وَيَرْضَى

”E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi që Allahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur me të.”

5 – 

قُلِ ادْعُوا الَّذِينَ زَعَمْتُم مِّن دُونِ اللَّهِ لَا يَمْلِكُونَ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَلَا فِي الْأَرْضِ وَمَا لَهُمْ فِيهِمَا مِن شِرْكٍ وَمَا لَهُ مِنْهُم مِّن ظَهِيرٍ وَلَا تَنفَعُ الشَّفَاعَةُ عِندَهُ إِلَّا لِمَنْ أَذِنَ لَهُ حَتَّى إِذَا فُزِّعَ عَن قُلُوبِهِمْ قَالُوا مَاذَا قَالَ رَبُّكُمْ قَالُوا الْحَقَّ وَهُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ

”Thuaj: “Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos Allahut!” Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to ndonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje. Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi te Ai, përveç i atij të cilit i jep leje. Kur t’u hiqet frika nga zemrat e tyre, ata do të pyesin njëri-tjetrin: “Çfarë tha Zoti juaj?” Engjëjt do të përgjigjen: “Të vërtetën! Ai është më i Larti, më i Madhi.”

Allahu (subhaneh) sqaroi se askush nuk ndërmjetëson tek Ai pa lejen e Tij dhe se vetëm ai me të cilin Allahu është i kënaqur, do të ndërmjetësojë. Madje as engjëjt nuk mund të ndërmjetësojnë. Është vetëm Allahu i Cili e posedon atë. Nëse ky është rasti me engjëjt, profetët dhe të dërguarit, të cilëve nuk iu lejohet të ndërmjetësojnë derisa Allahu t’u japë leje dhe të jetë i kënaqur me ndërmjetësin, të drejtët, fëmijët dhe individët kanë edhe më pak të drejtë për ta bërë këtë.

Ata që janë të lidhur me ata të cilët adhurohen karshi Allahut, lidhen për ta për shkak të katër arsyeve të cilat Allahu i ka qartësuar:

قُلِ ادْعُوا الَّذِينَ زَعَمْتُم مِّن دُونِ اللَّهِ لَا يَمْلِكُونَ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَلَا فِي الْأَرْضِ وَمَا لَهُمْ فِيهِمَا مِن شِرْكٍ وَمَا لَهُ مِنْهُم مِّن ظَهِيرٍ وَلَا تَنفَعُ الشَّفَاعَةُ عِندَهُ إِلَّا لِمَنْ أَذِنَ لَهُ حَتَّى إِذَا فُزِّعَ عَن قُلُوبِهِمْ قَالُوا مَاذَا قَالَ رَبُّكُمْ قَالُوا الْحَقَّ وَهُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ

”Thuaj: “Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos Allahut!” Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to ndonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje. Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi te Ai, përveç i atij të cilit i jep leje. Kur t’u hiqet frika nga zemrat e tyre, ata do të pyesin njëri-tjetrin: “Çfarë tha Zoti juaj?” Engjëjt do të përgjigjen: “Të vërtetën! Ai është më i Larti, më i Madhi.”

1 – Ata mendojnë se (idhujt) kanë fuqi mbi diçka. Por Allahu ka gjithë fuqinë.

2 – Ata mendojnë se (idhujt) janë pjesëmarrës me Allahun.

3 – Ata besojnë se (idhujt) e ndihmojnë Allahun, e cila është e rreme.

4 – Ndërmjetësimi. Ata besojnë se zotat e tyre ndërmjetësojnë për ta.

Allahu e qartësoi se askush nuk ndërmjetëson pa lejen e Tij dhe se asnjë ndërmjetësim nuk është i pavarur sikurse në këtë jetë. Në këtë jetë secili mund të ndërmjetësojë nga frika ndaj dikujt ose duke shpresuar në pozitën e dikujt, diçka prej së cilës Allahu është i pastër.

6 – Ebul-Abasi (Ibnu Tejmijeh) ka thënë: “Allahu ka mohuar që dikush pos Tij posedon diçka sikurse besojnë idhujtarët. Ai mohoi se ekziston dikush tjetër përveç Tij që zotëron ose ka pjesë në zotërim apo se Ai ka një ndihmëtar. Kështu që mbetet vetëm ndërmjetësimi. Kështu Ai e qartësoi se ndërmjetësimi nuk i sjell dobi askujt përveç atij që Zoti i jep leje. Ai (te ala) ka thënë:

وَلَا يَشْفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ارْتَضَى

”Dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai.”13

Ky ndërmjetësim për të cilin paganët shpresojnë, nuk ekziston në Ditën e Gjykimit, siç përmendet në Kuran. Profeti ﷺ tregoi se ai do të bjerë në sexhde para Zotit të tij, dhe do ta madhëroje Atë. Ai nuk do të fillojë të ndërmjetësojë menjëherë. Por më pas do t’i thuhet atij:

“Ngrije kokën. Fol dhe do të dëgjohesh. Kërko dhe do të jepet. Ndërmjetëso se do të pranohet ndërmjetësimi.”

Ebul-Abasi është Shejkh-ul-Islam [Ibnu Tejmijeh]. Ndërmjetësimi të cilin e shpresojnë paganët, është i mohuar në Ditën e Gjykimit, siç e ka mohuar Kurani. Disa prej tyre besojnë se domosdoshmërisht statujat dhe zotat e tyre që ata adhurojnë do të ndërmjetësojnë, dhe se nuk do të kenë nevojë për ndonjë kusht që ndërmjetësimi i tyre t’u pranohet, se ata do të hyjnë në xhenet falë tyre dhe se ata do të kursehen nga xhehenemi. Këtë besim e kanë ata idhujtarë që besojnë jetën tjetër. Ndërsa ata idhujtarë që nuk besojnë në jetën tjetër, i adhurojnë ata për interesa materiale, me qëllim ndërmjetësimi për furnizim material në këtë botë. Shumica e arabëve nuk e besonin jetën tjetër.

7 – Ebu Hurejra ka thënë:

“Kush është më i lumturi që do të marr pjesë nga ndërmjetësi yt o i dërguari i Allahut?” Ai ﷺ u përgjigj: “Ai që sinqerisht nga zemra thotë ”La ilahe il-la Allah.”

Ky ndërmjetësim do t’i i jepet – me lejen e Allahut – vetëm të sinqertëve dhe jo atyre që kanë bërë idhujtari karshi Allahut. Allahu (subhaneh) do t’i dhurojë favorin e Tij të sinqertëve dhe do t’i falë ata përmes një ndërmjetësuesi të cilit i është dhënë leje që të ndërmjetësojë për ta nderuar atë dhe t’i japë atij pozitën e lavdëruar. Ndërmjetësimin të cilin Kurani e mohon është ai që përbëhet nga idhujtaria. Prandaj Ai ka konfirmuar në disa vende se ndërmjetësimi do të ndodhë pasi që Ai të japë leje. Profeti ﷺ e ka qartësuar se vetëm monoteistët e sinqertë do të marrin pjesë prej tij.”

Të lumturit që e marrin hisen në ndërmjetësimin e profetit ﷺ janë monoteistët. Profeti ﷺ ka thënë:

“Çdo profet ka një lutje të pranuar të cilën e bën. Unë dua ta ruaj lutjen time për të ndërmjetësuar për umetin tim në Ditën e Gjykimit. Ndërmjetësi do t’i jepet – nëse do Allahu – atij nga umeti im i cili vdiq pa adhuruar dikë karshi Allahut.”14

Profeti ﷺ e qartësoi se të vetmit nga umeti i tij të cilët do të përfitojnë nga ndërmjetësimi, janë ata që adhuruan vetëm Allahun. Ai që ka vdekur në një fe tjetër përveç Islamit, nuk do të marrë hise në ndërmjetësim. Allahu (subhaneh) do t’ua dhurojë mirësinë e Tij të sinqertëve dhe do t’i falë ata.

Ai përmendi pozitën e lavdërueshme. Ajo është e garantuar për profetin ﷺ. Është një pozitë për të cilin të gjithë do ta lavdërojnë atë. Allahu (te ala) ka thënë:

وَمِنَ اللَّيْلِ فَتَهَجَّدْ بِهِ نَافِلَةً لَّكَ عَسَى أَن يَبْعَثَكَ رَبُّكَ مَقَامًا مَّحْمُودًا

”Kaloje një pjesë të natës, si falje shtesë për ty (Muhammed)! Është e vërtetë se Zoti yt do të vendosë ty në një vend të lavdëruar.”15

Sipas mendimit të saktë pozita e lavdërueshme është ndërmjetësimi i madh. Është thënë gjithashtu se pozita e lavdërueshme është se Allahu e vë atë ﷺ tek Vetja e Tij në fron në Ditën e Gjykimit. Megjithatë, mendimi i parë është ai i njohuri.

Ndërmjetësimi është një mirësi për atë që ndërmjetësohet. Allahu i jep mirësitë e Tij atij për të cilin ndërmjetësohet në mënyrë që ai hyjë në xhenet. Ky është ndërmjetësimi i vërtetë. Këtu hidhen poshtë adhuruesit e varreve të cilëve iu është privuar ndërmjetësimi për shkak se ata pasojnë atë që e ndalon atë.


1 En-Am 6:51.
2 Ez-Zumer 39:44.
3 El-Bekare 2:255.
4 En-Nexhm 53:26.
5 Sebe 34:22-23.
6 El-Enbija 21:28.
7 Bukhari (7510) dhe Muslimi (193).
8 Bukhari (99).
9 Junus 10:18.
10 Ez-Zumer 39:3.
11 El-Muddethir 74:48.
12 Gafir 40:18.
13 El-Enbija’ 21:28.
14 Bukhari (5945).
15 El-Isra 17:79.

  • 25 Mars, 2016
  • by admin
  • Comments are off
About the Author
  • View all posts by admin
  • Blog
Social Share
  • google-share

Kërko…


Na ndiqni në Rrjetet Sociale

  • Audio-Fetva nga dijetarët Audio-Fetva nga dijetarët
  • Lidhja juaj me dijetarët Lidhja juaj me dijetarët
  • Na ndiqni në Facebook Na ndiqni në Facebook
  • Na ndiqni në Telegram Na ndiqni në Telegram

Artikujt më të lexuar

50.Arua e verbuar
No Responses.
Toka, vendbanimi ynë i pa lëvizshëm
No Responses.
Aborti për shkak të rrethanave psikologjike, sociale dhe frikës për divorc
No Responses.
Gjaku menstrual është të ushqyerit e foshnjës para dhe pas lindjes – një provë për aftësinë e Allahut
No Responses.
Ateistët janë idhujtarët më të këqinjë
No Responses.

Informata

Artikujt në faqën "Perlat Muslimane" përkthehen vazhdimisht nga librat arabe, audio-kasetat dhe intervistat me dijetarët. Këto pastaj publikohen në faqe pa bërë çensurime, montime apo manipulime. Disa shtesa mund të bëhen në formën e fusnotave ose të ngjashme, por kjo është diçka që sqarohet.

Perlat Muslimane

  • Facebook
  • YouTube

Perlat Muslimane

Views


Copyright © PerlatMuslimane.com "Lejohet kopjimi i materialeve por me kusht që të përmendet burimi dhe të mos bëhen ndryshim në to".

Back to top