18.I tërë adhurimi i takon vetëm Allahut
Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Vehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v, 1420)
Burimi: Sherh Thalathat-il-Usul, fq 29
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Allahu (subhaneh) shpjegoi se lutja e tyre është idhujtari. Të gjithë ata që janë përgjegjës për veprimet e tyre janë të detyruar që sinqerisht të adhurojnë vetëm Allahun. Shpresa nuk do të jetë në dikë tjetër pos në Allahun. Nuk duhet pasur frikë asnjë tjetër pos Allahut. Nuk duhet kërkuar ndihmë nga askush tjetër përveç Allahut. Nuk duhet kërkuar furnizim nga askush tjetër përveç Allahut. Nuk duhet therur kurban për askënd tjetër përveç Allahut. Nuk duhet zotuar për askënd tjetër përveç Allahut. Nuk duhet pasur frikë askënd tjetër përveç Allahun. Nuk duhet falur namazi për askënd tjetër përveç Allahut. Nuk duhet agjëruar për askënd tjetër përveç për Allahun dhe kështu me radhë. I tërë adhurimi i takon vetëm Allahut. Ai që adhuron ndonjë besimtarë të devotshëm, profet, statujë, dru ose gur me adhurim, therje kurban, zotime, me namaz, me agjërim apo ndonjë gjë tjetër, ai është një idhujtarë i pafe. Ai i ka bërë idhujtari Allahut dhe ka adhuruar dikë tjetër pos Tij. Kështu vepruan paganët e lashtë, kur ata adhuruan varret, pemët, gurët dhe statujat. Prandaj, Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
وَلَوْ أَشْرَكُواْ لَحَبِطَ عَنْهُم مَّا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
”E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t’iu shkuar huq ajo që kanë vepruar.” En-Aam 6:88
إِنَّهُ مَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللّهُ عَلَيهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنصَارٍ
”Se, me të vërtetë, kush i bën ortak Allahut, Allahu ia ndalon atij xhenetin dhe strehim i tij është zjarri.” El-Maideh 5:72.
وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ بَلِ اللَّهَ فَاعْبُدْ وَكُن مِّنْ الشَّاكِرِينَ
”Me të vërtetë, të është shpallur ty edhe atyre (profetëve) që kanë qenë para teje: “Nëse i përshkruan Allahut shok, me siguri do të humbin punët tuaja dhe do të jesh ndër ata që janë shkatërruar.” Ez-Zumer 39:65-66.
Të gjitha llojet e adhurimit duhet t’i kushtohen vetëm Allahut. Ai që ia dedikon ato një statuje, një peme, një shkëmbi ose një varri është idhujtar. Allahu (te ala) ka thënë:
وَمَن يَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آخَرَ لَا بُرْهَانَ لَهُ بِهِ فَإِنَّمَا حِسَابُهُ عِندَ رَبِّهِ إِنَّهُ لَا يُفْلِحُ الْكَافِرُونَ
“E ai që u lutet të tjerëve karshi Allahut s’ka asnjë argument për këtë, por gjithësesi llogaria e tij është tek Allahu. E s’ka dyshim që kufarët s’kanë për të shpëtuar.” El-Mu’minun 23:117.
- 27 Mars, 2016
- Comments are off