Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

18.”Vërtet, ti (Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash”

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

 Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 67-68

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhamed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

إِنَّكَ لَا تَهْدِي مَنْ أَحْبَبْتَ

”Vërtet, ti (Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash.” El-Kasas, 28:56

 2 – Është transmetuar në mënyrë autentike përmes Ibn-ul-Musejeb i cili tha se babai i tij ka thënë:

“Kur Ebu Talibi ishte në shtratin e vdekjes, erdhi i dërguari i Allahut ﷺ tek ai. Pranë tij ishte Abdullah bin Ebi Umeje dhe Ebu Xhehli. Profeti ﷺ i tha: “O xhaxha! Thuaj: ”La ilahe ilAllah”, në mënyrë që të mund të argumentohem me të tek Allahu.” Ata i thanë: “A do të heqësh dorë nga feja e Abdul-Mutalibit?” Profeti ﷺ ia përsëriti të njëjtën gjë atij, dhe ata bënë të njëjtën gjë. Gjëja e fundit që tha ishte: Unë jam në fenë e Abdul-Mutalibit dhe refuzoi të thotë: ”La ilahe ilAllah”. Profeti ﷺ tha: “Unë kam për të kërkuar falje për ty derisa të ndalohem nga kjo gjë.” Atëherë Allahu azze ue xhel shpalli ajetin:

مَا كَانَ لِلنَّبِيِّ وَالَّذِينَ آمَنُواْ أَن يَسْتَغْفِرُواْ لِلْمُشْرِكِينَ

”Nuk i takon profetit e as besimtarëve që të kërkojnë falje për idhujtarët.” Teube, 9:113

Transmeton Bukhari (4675).

Allahu shpalli gjithashtu në lidhje me Ebu Talibin:

إِنَّكَ لَا تَهْدِي مَنْ أَحْبَبْتَ وَلَكِنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَن يَشَاء

”Vërtet, ti (Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë.” El-Kasas, 28:56

Shpjegimi

1 – Në këtë kapitull autori dëshiron të shpjegoj se të dërguarit duke përfshirë edhe të dërguarin më të mirë Muhamedin , nuk janë të aftë për diçka tjetër pos asaj që Allahu ua dha. Ata nuk janë në gjendje që të udhëzojnë dikë pa udhëzimin e Allahut. Ata vetë janë të kontrolluar dhe të nënshtruar. Ata nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë pa ndihmën e Allahut. Prandaj ata nuk meritojnë të adhurohen karshi Allahut. Ata janë si të gjithë njerëzit e tjerë. Megjithatë, Allahu i nderoi ata me shpallje dhe profeci. Vërtetë ata posedojnë një nder më të madh se njerëzit e tjerë por kjo nuk i bën ata ortak karshi Allahut. Ata nuk kanë pushtet mbi asgjë në gjithësi, ata nuk e dinë të fshehtën, ata nuk mund të udhëzojnë ata që duan dhe kështu me radhë. Fakti që i dërguari nuk ishte i aftë që t’i udhëzojë xhaxhallarët e tij Ebu Talibin dhe Ebu Lehebin do të thotë se vetëm Allahu udhëzon. Prandaj është e detyrueshme që t’i lutesh për udhëzim vetëm Allahut -subhaneh-. Pra ky kapitull ka të bëjë me udhëzimin (që do të thotë që të pranosh të vërtetën dhe të kënaqesh me të) dhe se këtë udhëzim nuk e posedon askush pos Allahut. Sa i përket udhëzimit në formën e mësimit dhe sqarimit kështu që të dërguarit dhe pasuesit e tyre në mesin e dijetarëve dhe të thirrësve mund ta bëjnë këtë.

Allahu -te ala- ka thënë:

وَلَكِن جَعَلْنَاهُ نُورًا نَّهْدِي بِهِ مَنْ نَّشَاء مِنْ عِبَادِنَا وَإِنَّكَ لَتَهْدِي إِلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ

”Por atë (Kuranin), Ne e bëmë dritë, me anë të së cilës udhëzojmë kë të duam nga robërit Tanë. Ti, me të vërtetë, udhëzon në rrugën e drejtë.” El-Bekare, 42:52

Do të thotë t’i orientosh, t’i mësosh dhe t’i thërrasësh në rrugën e drejtë. Megjithatë, ata nuk arrijnë të ndikojnë zemrat në mënyrë që ato ta pranojnë të vërtetën. Është vetëm Allahu që mund ta bëjë këtë.

2 – Është transmetuar në mënyrë autentike përmes Ibn-ul-Musejeb i cili tha se babai i tij ka thënë:

“Kur Ebu Talibi ishte në shtratin e vdekjes, erdhi i dërguari i Allahut ﷺ tek ai. Pranë tij ishte Abdullah bin Ebi Umeje dhe Ebu Xhehli. Profeti ﷺ i tha: “O xhaxha! Thuaj: ”La ilahe ilAllah”, në mënyrë që të mund të argumentohem me të tek Allahu.” Ata i thanë: “A do të heqësh dorë nga feja e Abdul-Mutalibit?” Profeti ﷺ ia përsëriti të njëjtën gjë atij, dhe ata bënë të njëjtën gjë. Gjëja e fundit që tha ishte: Unë jam në fenë e Abdul-Mutalibit dhe refuzoi të thotë: ”La ilahe ilAllah”. Profeti ﷺ tha: “Unë kam për të kërkuar falje për ty derisa të ndalohem nga kjo gjë.” Atëherë Allahu azze ue xhel shpalli ajetin:

مَا كَانَ لِلنَّبِيِّ وَالَّذِينَ آمَنُواْ أَن يَسْتَغْفِرُواْ لِلْمُشْرِكِينَ

”Nuk i takon profetit e as besimtarëve që të kërkojnë falje për idhujtarët.” Teube, 9:113

Allahu shpalli gjithashtu në lidhje me Ebu Talibin:

إِنَّكَ لَا تَهْدِي مَنْ أَحْبَبْتَ وَلَكِنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَن يَشَاء

”Vërtet, ti (Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë.” El-Kasas, 28:56

Ebu Talibi ishte në shtratin e vdekjes kur ndjeu afrimin e vdekjes.

El-Musejeb gjithashtu mund të shkruhet el-Musejib, por emri i parë është më i përhapur tek dijetarët e hadithit.

I dërguari shkoi tek Ebu Talibi veçanërisht kur ai ishte në shtratin e vdekjes. Para kësaj e kishte ftuar atë në Islam shumë herë. Edhe pse ai e dinte se Islami është e vërteta, ai nuk e pranoi atë. Ai pohoi se ai refuzoi për të mos u fyer nga populli i tij. Prandaj,ä ai tha në poezinë e tij:

Unë e di se feja e Muhamedit është 

feja më e mirë e njerëzimit

Sikur të mos ishte qortimi dhe fyerja

do ta kishe parë se si

do ta kisha pranuar atë haptazi

Profeti i tha, thuaj: “Thuaj: ”La ilahe ilAllah”, në mënyrë që të mund të argumentohem me të tek Allahu.” Do të thotë se ai mund të dëshmonte për të dhe mund ta përdorë atë për ta shpëtuar atë.

Ata thanë: “A do të heqësh dorë nga feja e Abdul-Mutalibit?” Do të thotë nga adhurimi i idhujve dhe statujave.

Gjëja e fundit që ai tha ishte se ai mbeti në fenë e Abdul-Mutalibit sepse është caktuar se ai do të ketë një përfundim të keq. Allahu nuk dëshiroi që ta udhëzojë atë nga një urtësi e madhe. Ai vdiq në fenë e popullit të tij. Kjo është e vërtetë. Janë transmetuar hadithe autentike se profeti ﷺ e pa atë të përmbytur në zjarr dhe prandaj ndërmjetësoi për të në mënyrë që ai përfundoi në një zjarr të cekët ku truri i tij vlon. Bukhari (3883) dhe Muslimi (209) Mendimi se ai u konvertua në islam është i pabazë.

Hadithi dëshmon se profeti nuk është në gjendje që të udhëzojë dikë. Ajeti:

إِنَّكَ لَا تَهْدِي مَنْ أَحْبَبْتَ وَلَكِنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَن يَشَاء

”Vërtet, ti (Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë.” El-Kasas, 28:56

është një kurajo për profetin dhe për disa muslimanë, familjet të cilëve janë kufarë.

Shpërndaje: