19.Lutja lejohet t’i drejtohet vetëm Allahut
Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Vehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh Thalathat-il-Usul, fq 29-31
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Hadithi thotë:
“Lutja është palca e adhurimit.”
Në një formulim tjetër thuhet:
“Lutja është vetë adhurimi.”
Allahu (subhaneh) ka thënë:
وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ
”Dhe Zoti juaj thotë: “M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem! E ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehenem.” Gafir 40:60.
Allahu e quajti lutjen adhurim kur Ai tha:
إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي
”E ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje…”
domethënë tregohen mendjemëdhenj që të më luten Mua.
Lutja do të thotë që robi të përul veten përpara Allahut dhe t’i lutet Atij dhe t’i kërkojë Atij shpëtimin dhe furnizimin. Tërë kjo është adhurim. Kur kjo u kushtohet statujave, pemëve, shkëmbinjve ose të vdekurve, praktikuesi i tyre bëhet idhujtar. Prandaj, është e detyrueshme që të ruhesh nga të gjitha idhujtarit, qofshin të vogla apo të mëdha, dhe duhet të adhurosh vetëm Allahun.
Megjithatë, është e padëmshme për të kërkuar nga një njeri i gjallë dhe i pasur, në lidhje me diçka që ai është në gjendje të jap. Kjo nuk është idhujtari. Nëse ti e lutë vëllain tënd që të ndihmojë për të prerë një pemë ose që të gërmoj një pus, atëherë kjo është e padëmshme. Ka thënë Allahu (subhaneh) në rrëfimin për Musain ﷺ:
فَٱسْتَغَٰثَهُ ٱلَّذِى مِن شِيعَتِهِۦ عَلَى ٱلَّذِى مِنْ عَدُوِّهِ
”… e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut.” El-Kasas 28:15.
Izraeliti i kërkoi Musait ﷺ ndihmë kundër koptit. Musai ﷺ sigurisht që kishte mundësi t’i ndihmojë atij për shkak se ai edhe fliste dhe dëgjonte.
Ti i lutesh një krijese lidhur me diçka që vetëm Allahu mundet, qoftë ajo krijesë prezentë apo jo, dhe të besoi se kjo lutje mund të sjell dobi ose dëm kjo është në dobi ose në dëm kjo është idhujtari. Allahu (te ala) ka thënë se ata thanë:
وَيَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللّهِ مَا لاَ يَضُرُّهُمْ وَلاَ يَنفَعُهُمْ وَيَقُولُونَ هَؤُلاء شُفَعَاؤُنَا عِندَ اللّهِ
”Ata pos Allahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu!” Junus 10:18.
Ata mendojnë se në qoftë se i adhurojnë, ata munden që të ndërmjetësojnë tek Allahu në mënyrë që ata të arrijnë qëllimet e tyre, apo i sjell ata më afër Allahut. Allahu (subhaneh) ka thënë se ata thanë:
مَا نَعْبُدُهُمْ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَا إِلَى اللَّهِ زُلْفَى
”Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër përveçse që të na afrojnë sa më afër Allahut.” Ez-Zumer 39:3.
Kjo dëshmon devijimin dhe injorancën e tyre në lidhje me ndërmjetësimin dhe për atë të cilin do të ndërmjetësojë. I tërë ndërmjetësimi i përket Allahut (subhaneh). Ai është që vepron me krijesat e Tij si të dojë. Ai lejon të ndërmjetësohet vetëm për atë me veprimet e të cilit Ai është i kënaqur. Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij. Allahu (te ala) ka thënë:
مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلاَّ بِإِذْنِهِ
”E kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveç se me lejen e Tij?” El-Bekare 2:255.
وَلَا يَشْفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ارْتَضَى
”… dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai.” El-Enbija 21:28.
Ndërmjetësimi ndodhë vetëm pasi që Allahu i jep leje ndërmjetësuesit dhe kënaqet me atë për të cilin ndërmjetësohet. Ai (subhaneh) nuk kënaqet me dikë tjetër përveç pasuesve të Teuhidit. Është transmetuar se Ebu Hurejrah (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Kush është i lumturi që do të marr hise nga ndërmjetësimi yt o i dërguari i Allahut?” Ai ﷺ tha: “Ai që sinqerisht nga zemra thotë ”La ilahe ilAllah.” Bukhari (99).
Transmetuar nga Bukhari në Sahihun e tij.
Sikurse u përmend, ndërmjetësimi është i lejuar vetëm për monoteistët besimtarë, me fjalët dhe veprat e të cilëve Allahu është i kënaqur.
- 27 Mars, 2016
- Comments are off