• Hyrje
  • Teuhid
    • Imani, Kufri dhe Shirku
      • Idhujtaria dhe mosbesimi
      • Qëndrimi ndaj ceremonive dhe kremtimeve të kufarëve
      • Festimi i mevludit dhe festat e ashtuquajtura islame
      • Dashuria dhe urrejtja ndaj kufarëve
      • Shtetësia e vendeve kufare
      • Magjia
      • A është injoranca arsyetim?
      • Nuskat
      • Shtyllat dhe elementet e Besimit
    • Shahadeti
    • Teberruk “Kërkimi i bereqetit”
    • Teuesul “Afrimi tek Allahu”
    • Teuhid-ul-Uluhije
    • Teuhid Esma ue Sifat
      • Emrat e Allahut
      • Parime lidhur me emrat dhe cilësitë e Allahut
      • Allahu ua kthen kurthet atyre
      • Afërsia e Allahut
      • Aftësia e Allahut
      • Allahu nuk harron
      • Ardhja e Allahut
      • Bujaria e Allahut
      • Bukuria e Allahut
      • Dashuria e Allahut
      • Dituria e Allahut
      • Drita e Allahut
      • Duart e Allahut
      • Durimi i Allahut
      • Fytyra e Allahut
      • Gishtat e Allahut
      • Këmbët e Allahut
      • Kënaqësia e Allahut
      • Kërciri i Allahut
      • Kibri i Allahut
      • Kuptimi i haditheve: Allahu turpërohet
      • Kuptimi i hadithit: Allahu e ka krijuar Ademin në pamjen e Tij
      • Mëshira dhe hiri i Allahut
      • Dëgjimi i Allahut
      • Të folurit e Allahut
      • Turpi i Allahut
      • Pasuria e Allahut
      • Përjetësia e Allahut
      • Shikimi i Allahut
      • Shikimi në Allahun në Ahiret
      • Shoqërimi i Allahut
      • Vullneti i Allahut
      • Zbritja e Allahut
      • Mbi lartësinë e Allahut
    • Teuhid-ul-Rububije
  • Akide
    • Engjëjt
    • Librat e shenjta
    • Kurani
    • Të dërguarit dhe profetët
    • Profeti Muhammed
    • Shenjat e kijametit
    • Dita e Gjykimit
    • Xheneti
    • Xhehnemi
    • Kaderi
    • Gajbi
    • Jeta në varr
    • Bota e Xhinëve
  • Menhexh
    • Dituria
      • Akideja Selefite e imamëve Hanefij
      • Biografia e dijetarëve
      • Daveti ”Thirrja në Islam”
      • Akuzimi i dijetarëve me Irxha
      • Lavdatat e dijetarëve për Alameh Rabi el-Medkhalin
      • Çka është Vehabizmi?
      • Kërkimi i saktë i diturisë
      • Ilahitë
    • Selefizmi
    • Besimi ynë në lidhje me sahabët
    • Qëndrimi ndaj metodologjive të ndryshme
    • Grupet dhe sektet ndaj të cilave dijetarët kanë paralajmëruar
      • Ihja et-Turath el-Islami
      • Ansar-us-Sunnah
      • Kaderi
      • Esharitë
      • Habeshitë
      • Hadaditë
      • Hauarixhët
      • Hizb-ut-Tahrir
      • Ikhuan-ul-Muslimin
      • Jehudët
      • Kaderitë
      • Kadijanitë (Ahmedijah)
      • Krishterët
      • Kuranitë
      • Kutbitë
      • Maturiditë
      • Murxhitë
      • Mutezilitë
      • Rafidat (Shiat)
      • Sa’afikat
      • Sufitë
      • Sururitë
      • Xhebritë
      • Xhehmitë
      • Xhemati Teblig
    • Persona ndaj të cilëve dijetarët kanë paralajmëruar
      • Abdullah Azem
      • Abdul-Fetah Ebu Ghudeh
      • Abdullah el-Ghimari
      • Abdullah el-Ghunejman
      • Abdurr-Rrahman Abdul-Khalik
      • Abdullah el-Mutlak
      • Abdul-Malik er-Ramadani
      • Abdul-Mexhid ez-Zindani
      • Abdul-Hamid Kishk
      • Adnan Ar´ur
      • Adnan Ibrahim
      • Aid el-Karni
      • Ajman edh-Dhauahiri
      • Ali bin Hasan el-Halebi
      • Ali Xhumu´ah
      • Amėr Khalid
      • Bin Laden
      • Ebu Is´hak el-Huvejni
      • Ebul-Ala el-Meududi
      • Ebul-Hasan el-Maribi
      • Ebu Muhamed el-Makdisi
      • Ebu Mus’ab ez-Zarkaui
      • Feuzi el-Bahrejni
      • Ibrahim er-Ruhejli
      • Ibn Arabi
      • Ibn Sina
      • Jahja el-Haxhuri
      • Jusuf el-Kardavi
      • Jusuf Estes
      • Hamzah el-Milibari
      • Hasan el-Benna
      • Hasan et-Turabi
      • Mahmud el-Hadad
      • Meshhur-Hasan Selman
      • Muhammed Abduh
      • Muhammed Abdul-Meksud
      • Muhammed Arifi
      • Muhammed Iman
      • Muhammed el-Gazali el-Misri
      • Muhammed Rashid Rida
      • Muhammed Hasan
      • Muhammed el-Mas’ari
      • Muhammed el-Magravi
      • Muhammed Mursi
      • Muhamed Surur
      • Muhammed Salih el-Munexhid
      • Muhammed Tarhun
      • Nasir el-Umer
      • Salih el-Megamisi
      • Sefer el-Hauali
      • Selman el-Audeh
      • Sejjid Kutub
      • Sejjib Sabik
      • Sulejman el-Ulvan
      • Ramadan el-Buti
      • Tarik el-Suvejdan
      • Tantaui Xheuahirij
      • Xhemal-ud-Din el-Afgani
      • Zahid el-Keutheri
      • Zakir Naik
      • Sa’id Haua
      • Umer et-Tilmisani
      • Feuaz el-Medkhali
      • Nabil el-Auadi
      • Sad el-Fakih
    • Darul-Islam & Darul-Kufr
    • Hakimijeh
    • Qëndrimi i Ehl-us-Sunnetit ndaj pushtetarëve
    • Tekfiri dhe rregullat e tij
    • Sulmet terroriste & vetëvrasjet
    • Demonstratat, protestat dhe grevat
    • Zgjedhjet dhe votimet
    • Xhihadi në Islam
  • Fikh
    • Parime të Fikhut
    • Betimet dhe kefareti i tyre
    • Pastrimi
      • Abdesi
      • Gusli
      • Tejemumi
      • Mes’hi
      • Uji
      • Papastërtitë
      • Pastrimi i gruas
    • Namazi
      • Koha e namazit
      • Drejtimi kah Kibla
      • Tekbiri
      • Rukuja
      • Sexhdeja
      • Teshehudi
      • Teslimi
      • Bashkimi i namazeve
      • Lënia e namazit
      • Dispozita e sutres
      • Gjykime rreth namazit
      • Ezani & Ikameti
      • Namazet ratibeh
      • Namazi i abdesit
      • Namazi i bajramit
      • Namazi i duhasë
      • Namazi i eklipsit
      • Namazi i xhenazes
      • Namazi i istihares
      • Namazi i natës
      • Namazi i pendimit
      • Namazi i shiut
      • Namazi i të sëmurit
      • Namazi i udhëtarit
      • Namazi i xhumasë
      • Namazi me xhemat
      • Pas kryerjes së namazit
      • Xhamia
      • Sevi Sexhdja – Suxhud-us-Sehu
      • Sexhdja e falënderimit – Suxhud-ush-Shukr
      • Sexhdja e Leximit – Suxhud-ut-Tilauah
      • Namazi i gruas
    • Zekati dhe Sadaka
      • Zekati
      • Sadaka
    • Agjërimi
      • Agjërimi i obliguar
        • Fillimi dhe përfundimi i Ramazanit
        • Virtytet e Ramazanit
        • Agjërimi i gruas
        • Gjykime rreth agjërimit
        • Agjërimi i të sëmurit
        • Agjërimi i udhëtarit
        • Intimiteti gjatë Ramazanit
        • Agjërimi i fëmijëve
        • Syfyri
        • Iftari
        • I’tikafi
        • Nata e Kadrit
        • Zekat-ul-Fitri
      • Agjërimi nafile
        • Agjërimi në Dhul-Hixheh
        • Agjërimi në Muharrem
        • Agjërimi në Rexheb
        • Agjërimi në Sha’ban
        • Agjërimi në Sheual
    • Haxhi dhe Umreja
    • Festat Islame
      • Dita e Bajramit
      • Kurban Bajrami
    • Martesa
      • Fejesa
      • Martesa
      • Marrëdhëniet intime
      • Divorci
    • Tasuir “Imazhet”
    • Vdekja e muslimanit
    • Burri musliman
    • Hixhreti
    • Dhikri
    • Largimi i vesveseve
    • Krime dhe dënime
    • Trashëgimia
    • Shëndeti
      • Rukje
      • Syri i keq
      • Shëndeti
    • Ushqimi dhe pijet
    • Therja e shtazëve
    • Shitblerje
    • Shtazët
  • Gruaja
    • Gruaja dhe shoqëria
      • Arsimimi i gruas
      • Barazia mes gjinive
      • Bashkëjetesa me burrin
      • Dëlirje & edukim
      • Përzierja dhe vetmimi mes gjinive
      • Punësimi
      • Udhëtimi
    • Veshja dhe zbukurimi
      • Fetva të përgjitshme lidhur me veshjen
      • Zbukurimi i fytyrës
      • Zbukurimi i trupit
      • Hixhabi
      • Manikyri
      • Mbathja
      • Nikabi, Burku´u dhe dorëzat
      • Pantollonat
      • Parfumi
      • Rregullimi i flokëve
      • Stolitë
      • Shfaqja e bukurisë – Tabaruxh
      • Veshja karshi grave të tjera
      • Veshja karshi të afërmëve meshkuj
      • Xhilbabi dhe Aba´ah
  • Fëmijët
    • Edukimi i fëmijëve
    • Arsimimi i fëmijëve
    • Akika & emërtimi i fëmijëve
    • Lodrat
    • Mjetet mbrojtëse & aborti
    • Rrobat e fëmijëve
    • Shtatëzania, lindja, mëkimi
  • Prindërit
  • Libra
  • Qëllimi Jonë
    • Lidhja juaj me dijetarët
    • Na Kontaktoni
    • Fotografi

19. Mosbesimi i njerëzve dhe dalja nga feja ishte për shkak të ekstremizmit ndaj njerëzve të devotshëm!

Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Vehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 69-71

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (rahimehullah) ka thënë:

1 – Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لاَ تَغْلُواْ فِي دِينِكُمْ

”O ithtarët e librit, mos e teproni në fenë tuaj.”1

2 – Është transmetuar në mënyrë autentike se Ibn Abasi (radijAllahu anhuma) tha lidhur me fjalët e Allahut (te ala):

وَقَالُوا لَا تَذَرُنَّ آلِهَتَكُمْ وَلَا تَذَرُنَّ وَدًّا وَلَا سُوَاعًا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسْرًا

”Dhe u thanë: Mos braktisni të adhuruarit tuaj kurrsesi, mos braktisni Uad, es-Suua, e as Jaguth, Ja’uk e Nes’ra!”2

”Vërtet, këta janë emra të disa njerëzve të devotshëm të popullit të Nuhut. Pasi ata vdiqën, shejtani i pëshpëriti popullit të tyre që t’u ndërtojnë statuja atyre dhe t’i vendosin këto statuja në vendet e tyre të mbledhjes, si një përkujtim ndaj tyre, gjë të cilën ata e bënë. Megjithëkëtë, askush nuk i adhuronte këto statuja, derisa ata vdiqën dhe qëllimi i vërtetë i statujave ishte harruar. Pastaj filluan t’i adhurojnë ato.”

3 – Ibn-ul-Kajim ka thënë:

Disa nga Selefët kanë thënë se këta pesë të adhuruar pasi që ata kishin vdekur, njerëzit qëndronin tek varret e tyre të përkushtuar. Pastaj ata u ndërtuan statuja atyre. Pastaj kaloi një kohë e gjatë derisa ata filluan t’i adhurojnë këta idhuj.

4 – Umeri ka treguar se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Mos e teproni me mua sikurse vepruan nasarat me birin e Merjemes. Unë jam vetëm rob. Prandaj thoni: “rob i Allahut dhe i dërguari i Tij.”3

Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.

5 – Ai tregoi gjithashtu se i dërguari i Allahut ﷺ tha:

“Unë ua tërheq vërejtjen ndaj ekstremizmit. E vetmja gjë që i shkatërroi ata që ishin para jush ishte ekstremizmi.”4

6 – Muslimi transmeton nga Ibn Mesudi i cili tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

”Janë shkatërruar ata që e teprojnë.”5

Ai e tha këtë tre herë.

Shpjegimi

Autori e qartësoi arsyen pas mosbesimit të shumicës së njerëzve, dhe se ai ishte qëndrimi ekstrem ndaj njerëzve të drejtë. Ka edhe arsye të tjera, si zilia dhe padrejtësia. Në parim këta njerëz i donin profetët dhe të devotshmit aq shumë saqë ata më në fund u bënë ekstrem dhe blasfemuan.

1 – Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لاَ تَغْلُواْ فِي دِينِكُمْ

”O ithtarët e librit, mos e teproni në fenë tuaj.”6

Kjo u drejtohet të nasarave dhe jehudëve, edhe pse nasarat janë më ekstrem.

Qëllimi i kapitullit është një paralajmërim i dashurisë ekstreme ndaj profetëve dhe njerëzve të drejtë. Dashuria e tyre është fe, pasi që Allahu ka thënë:

لاَ تَغْلُواْ فِي دِينِكُمْ

”Mos teproni në fenë tuaj.”7

Dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut i përket fesë. Profeti ﷺ ka thënë:

“Askush prej jush nuk beson derisa ai ta do Allahun dhe të dërguarin e Tij më shumë se çdo gjë tjetër.”8

Dashuria nuk duhet të jetë ekstreme. Dashuria duhet të jetë e tillë që ata të pasohen dhe jo të kundërshtohen, t’i bindemi, dhe jo të adhurohen karshi Allahut. Edhe dashuria ndaj dijetarëve dhe të drejtëve duhet të jetë e atillë që t’i lutesh Allahut që të jetë i kënaqur me ta, dhe t’i pasosh ata. Dashuria duhet të jetë e ligjësuar në këtë mënyrë.

2 – Është transmetuar në mënyrë autentike se Ibn Abasi (radijAllahu anhuma) tha lidhur me fjalët e Allahut (te ala):

وَقَالُوا لَا تَذَرُنَّ آلِهَتَكُمْ وَلَا تَذَرُنَّ وَدًّا وَلَا سُوَاعًا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسْرًا

”Dhe u thanë: Mos braktisni të adhuruarit tuaj kurrsesi, mos braktisni Uad, as Suua, e as Jaguth, Ja’uk e Nes’ra!”9

”Vërtet, këta janë emra të disa njerëzve të devotshëm të popullit të Nuhut. Pasi ata vdiqën, shejtani i pëshpëriti popullit të tyre që tu ndërtojnë statuja atyre dhe t’i vendosin këto statuja në vendet e tyre të mbledhjes, si një përkujtim ndaj tyre, gjë të cilën ata e bënë. Megjithëkëtë, askush nuk i adhuronte këto statuja, derisa ata vdiqën dhe qëllimi i vërtetë i statujave ishte harruar. Pastaj filluan t’i adhurojnë ata.”

Shejtani e shtyu popullin e Nuhit ﷺ që të bëjnë imazhe të tyre, në mënyrë që ata të mund t’ia përkujtojnë vetes adhurimin përmes imazheve. Kur ata vdiqën, shejtani u erdhi pasardhësve të tyre, dhe u tha se paraardhësit e tyre e kishin zakon t’i adhuronin dhe t’i luteshin për ndihmë atyre. Për këtë arsye ata i adhuruan. Pra, kjo është arsyeja për ekstremizmin. Kjo i shtyu njerëzit në devijim dhe shkaktoi shkatërrimin e tyre në të dy jetët.

Që dituria kishte humbur, do të thotë se ajo ishte zhdukur. Në një formulim tjetër thuhet se ajo ishte fshirë. Pra dituria ishte zhdukur dhe ishte zëvendësuar nga njerëzit injorantë. Prandaj ata ranë në idhujtari. Hadithi dëshmon se sa e rëndësishme është dituria dhe se ajo e lufton injorancën. Kur dituria zhduket, njerëzit bien në të kotën dhe në injorancë. Këtu ka argument edhe për vlerën e diturisë fetare.

3 – Ibn-ul-Kajimi ka thënë:

Disa nga Selefët kanë thënë se këta pesë të adhuruar pasi që ata kishin vdekur, njerëzit qëndronin tek varret e tyre të përkushtuar. Pastaj ata u ndërtuan statuja atyre. Pastaj kaloi një kohë e gjatë deri sa ata filluan t’i adhurojnë këta idhuj.

Është e mundur që ai ka për qëllim se ata që i bënë skulpturat i adhuruan ato pas një kohe të gjatë, pasi gjendja kishte ndryshuar. Është gjithashtu e mundur që ai ka për qëllim se pasardhësit e tyre i adhuruan ato. Bidati përbën rrezik shumë të madh për atë që e shpikë atë, dhe për atë që shkon pas bidatçiut.

4 – Umeri ka treguar se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Mos e teproni me mua sikurse vepruan nasarat me birin e Merjemes. Unë jam vetëm rob. Prandaj thoni: “rob i Allahut dhe i dërguari i Tij.”

Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.

Profeti ﷺ ka paralajmëruar ndaj qëndrimit të tepruar dhe përshkruhet në mënyrë të ekzagjeruar. Shembull i kësaj është që të thuhet se ai e di gajbin (të fshehurën) apo ka në dorë krijimin. Ai duhet të lavdërohet në mënyrë të duhur dhe korrekte. Shembull i kësaj është të thuhet se ai është i dërguari më i mirë, krijesa më e mirë, profeti i fundit, kumtuesi i shpalljes dhe kështu me radhë. Ekstremizmit i përkasin fjalët e el-Besejris i cili tha se profeti ﷺ duhet të lavdërohet në çdo mënyrë përveç se ai nuk është biri i Allahut. Kjo është injorancë dhe devijim. Nuk lejohet që as profeti ﷺ apo ndonjë krijesë tjetër të përshkruhet në një mënyrë që është e veçantë vetëm për Allahun. Kur Aishah (radijAllahu anha) e humbi stolinë, ata e gjetën atë nën deve. As i dërguari ﷺ e as sahabët nuk e dinin se ku ishte ajo. Kjo dëshmon se ata nuk ishin në dijeni rreth së fshehurës, përveç atë që Allahu ia kishte lejuar që ta dinë.

5 – Ai tregoi gjithashtu se i dërguari i Allahut ﷺ tha:

“Unë ua tërheq vërejtjen ndaj ekstremizmit. E vetmja gjë që i shkatërroi ata që ishin para jush ishte ekstremizmi.”

Këtë e tha profeti ﷺ gjatë haxhit lamtumirës kur ai e urdhëroi Ibn Abasin (radijAllahu anhu) që t’i sjell shtatë gurë. Hadithi transmetohet nga Ahmedi dhe disa autorë të Sunneneve. Zinxhiri i hadithit është i mirë prandaj hadithi është autentik.

Ekstremizëm do të thotë teprim. Në këtë rast do të thotë teprim në fe për të cilën Allahu nuk ka shpallur ndonjë argument. Është e detyrueshme të përmbajturit për atë që është në Kuran dhe Sunnet, pa ekzagjerim apo mangësim. Kur njerëzit bien në ekzagjerim, ata bien edhe në idhujtari dhe bidate.

6 – Muslimi transmeton nga Ibn Mesudi i cili tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

”Janë shkatërruar ata që e teprojnë.”

Ai e tha këtë tre herë.

Ai që e tepron është personi ekstrem që stërngarkohet dhe e kalon kufirin. Në thelb kjo do të thotë që të stërngarkohesh kur flet. I tillë është ekstremi në të gjitha çështjet. Një person i tillë stërngarkohet. Është e detyrueshme të je mesatarë kur flet dhe kur bën çdo gjë tjetër. Askujt nuk i lejohet të shtojë ose të mangësojë prej fesë, pa marrë parasysh nëse është një engjëll, udhëheqës, dijetarë apo dikush tjetër.


1 En-Nisa 4:171.
2 Nuh 71:23.
3 Bukhari (3445).
4 Nesai (3057), Ibn Maxheh (3029), Ahmedi (1851) dhe Ibn Hibani. Autentik sipas Albanit në ”Sahih Sunnen Ibn Maxheh” (2455).
5 Muslimi (2670).
6 En-Nisa 4:171.
7 En-Nisa 4:171.
8 Bukhari (16) dhe Muslimi (43).
9 Nuh 71:23.

  • 25 Mars, 2016
  • by admin
  • Comments are off
About the Author
  • View all posts by admin
  • Blog
Social Share
  • google-share

Kërko…


Na ndiqni në Rrjetet Sociale

  • Audio-Fetva nga dijetarët Audio-Fetva nga dijetarët
  • Lidhja juaj me dijetarët Lidhja juaj me dijetarët
  • Na ndiqni në Facebook Na ndiqni në Facebook
  • Na ndiqni në Telegram Na ndiqni në Telegram

Artikujt më të lexuar

Kushdo që e braktis të vërtetën, do të sprovohet me të pavërtetën
No Responses.
Toka, vendbanimi ynë i pa lëvizshëm
No Responses.
Aborti për shkak të rrethanave psikologjike, sociale dhe frikës për divorc
No Responses.
Gjaku menstrual është të ushqyerit e foshnjës para dhe pas lindjes – një provë për aftësinë e Allahut
No Responses.
Ateistët janë idhujtarët më të këqinjë
No Responses.

Informata

Artikujt në faqën "Perlat Muslimane" përkthehen vazhdimisht nga librat arabe, audio-kasetat dhe intervistat me dijetarët. Këto pastaj publikohen në faqe pa bërë çensurime, montime apo manipulime. Disa shtesa mund të bëhen në formën e fusnotave ose të ngjashme, por kjo është diçka që sqarohet.

Perlat Muslimane

  • Facebook
  • YouTube

Perlat Muslimane

Views


Copyright © PerlatMuslimane.com "Lejohet kopjimi i materialeve por me kusht që të përmendet burimi dhe të mos bëhen ndryshim në to".

Back to top