22. Profeti e mbrojti Teuhidin dhe ndaloi çdo gjë që shpie në idhujtari
Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Vehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 78-80
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (rahimehullah) ka thënë:
1 – Allahu (te ala) ka thënë:
لَقَدْ جَاءكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ
“Vërtet që ju ka ardhur juve një i dërguar nga vetë ju (të cilin ju e njihni fare mirë). Ai pikëllohet nëse juve ju bie ndonjë lëndim e vështirësi. Ai është i merakosur dhe i dëshiruar për ju (që të jeni të udhëzuar), është i butë dhe i mëshirshëm për besimtarët.”1
2 – Ebu Hurejre tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varre dhe mos e shndërroni varrin tim në një vend që vizitohet rregullisht. Dërgoni salavate mbi mua sepse ato më arrijnë mua kudo që të jeni.”2
Transmetuar nga Ebu Davudi me një zinxhir të mirë transmetimi dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm.
3 – Ali bin el-Husejn pa një burrë që erdhi tek një hapësirë e murit që çonte tek varri i profetit ﷺ për tu lutur, ai e ndaloi atë dhe i tha:
“Më lejo ta tregoj një hadith, të cilin e kam dëgjuar nga babai im, që e tregon nga gjyshi im, i cili tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos e shndërroni varrin tim një vend që vizitohet rregullisht dhe mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varre. Dërgoni salavate mbi mua sepse ato më arrijnë mua kudo që të jeni.”3
Transmetuar në “el-Mukhtarah”.
Shpjegimi:
Në këtë kapitull autori ka bërë të qartë se profeti salAllahu alejhi ue selem e mbrojti Teuhidin nga shprehjet dhe veprimet e shirkut.
1 – Allahu (te ala) ka thënë:
لَقَدْ جَاءكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ
“Vërtet që ju ka ardhur juve një i dërguar nga vetë ju (të cilin ju e njihni fare mirë). Ai pikëllohet nëse juve ju bie ndonjë lëndim e vështirësi. Ai është i merakosur dhe i dëshiruar për ju (që të jeni të udhëzuar), është i butë dhe i mëshirshëm për besimtarët.”
Ky ishte përshkrimi i tij, ndërsa atyre që ju ka drejtuar janë umeti në përgjithësi dhe Kurejshitët në veçanti, kur ata e njihnin atë dhe prejardhjen e tij dhe e dinin se ai vinte prej tyre. Është një lexim i veçantë i cili thotë:
مِّنْ أَنفَسِكُمْ
”…më bujari prej jush…”
Allahu (te ala) ka thënë
عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ
”Ai pikëllohet nëse juve ju bie ndonjë lëndim e vështirësi…”
Kjo do të thotë se ai shqetësohet nga çdo gjë që ju dëmton dhe ju shqetëson. Kjo është për shkak të mëshirës të tij dhe dashurisë për ju dhe zellin për udhëzimin tuaj dhe paralajmërimin për ju ndaj xhehenemit, nëpërmjet veprave dhe fjalëve të tij. Ai ishte i mëshirshëm për besimtarët. Ai ndjeu dhimbje për ta. Megjithatë, ai ishte i ashpër kundër armiqve të Allahut për shkak të mosbesimit dhe herezisë së tyre. Një person me këto cilësi duhet të pasohet dhe të duhet, por ata kthyen mbrapsht çdo gjë dhe e urrenin atë madje deshën edhe ta mbysin.
Një person me këto cilësi, nuk e lë umetin e tij pa e këshilluar me të mirën. Prandaj ai urdhëroi Teuhidin, i nxiti njerëzit që t’i përmbahen rrugës së drejtë dhe paralajmëroi shumë ndaj idhujtarisë dhe çdo gjë që shpie në të. Ai tha ndër të tjerash
“Mos e teproni me lavdërime ndaj meje sikurse nasarat (të krishterët) e tepruan me djalin e Merjemes.”
“Unë ua tërheq vërejtjen kundër ekstremizmit.”
“Ata që stërngarkohen (me fjalë apo vepra) janë shkatërruar.”
2 – Ebu Hurejre tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varre dhe mos e shndërroni varrin tim në një vend që vizitohet rregullisht. Dërgoni salavate mbi mua sepse ato më arrijnë mua kudo që të jeni.”
Një vend që rregullisht vizitohet është një vend që vizitohet për lutje, namaz, lutje për ndihmë apo ndonjë gjë tjetër pranë tij. Megjithatë, kjo nuk përfshinë vizitën e varrit të tij ﷺ por duke mos pasur për qëllim udhëtimin enkas për varrin e tij, ta teprojnë me të, apo ta adhurojnë atë.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varre…”
Do të thotë sikurse varret pranë tyre ku as nuk duhet falur e as nuk duhet lexuar Kuran. Faluni dhe lexoni Kuranin në shtëpitë tuaja. Hadithi thotë:
“Falni disa nga namazet tuaja në shtëpitë tuaja dhe mos i shndërroni ato në varreza.”4
Kjo dëshmon se as nuk duhet falur e as nuk duhet lexuar Kuran tek varret. Namazet që falen në shtëpi janë namazet nafile.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Dërgoni salavate mbi mua…”
Pra ai ﷺ nxiti që të dërgohen salavate për të.
3 – Ali bin el-Husejn pa një burrë që erdhi tek një hapësirë e murit që çonte tek varri i profetit ﷺ për tu lutur, ai e ndaloi atë dhe i tha:
“Më lejo ta tregoj një hadith, të cilin e kam dëgjuar nga babai im, që e tregon nga gjyshi im, i cili tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos e shndërroni varrin tim një vend që vizitohet rregullisht dhe mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varre. Dërgoni salavate mbi mua sepse ato më arrijnë mua kudo që të jeni.”
Transmetuar në “el-Mukhtarah”.
Ali bin el-Husejn është Zejn-ul-Abidin.
Dërgimi i salavateve mbi profetin ﷺ mund të bëhet kudo. Ajo mund të bëhet në shtëpi, në dyqan dhe në rrugë. Salavatet dhe selamet nuk janë të kufizuara tek varri. Prandaj Ali ibn Husejni e qortoi njeriun. Ai i shpjegoi atij se veprimi i tij nuk është i ligjësuar dhe se ai duhet të vijë tek varri vetëm për ta përshëndetur profetin ﷺ dhe të vazhdojë më tutje pa u ulur tek varri dhe të lutet.
Ky Sunnet është transmetuar nga familja e profetit ﷺ. Ata të gjithë shpjeguan se vizita e rregullt e varrit shpie në idhujtari. Nëse vizitori qëndron i përkushtuar tek varri, falet dhe lutet tek ai, ai bie në idhujtari dhe ekstremizëm. Këtë e parandaloi profeti ﷺ. Varret që shndërrohen në faltore, mbi të cilat ndërtohen, meremetohen me mure dhe vishen, bën që xhemati i thjeshtë fillojnë të mendojnë se ato janë të shenjta dhe sjellin dobi. Edhe pse profeti ﷺ e mbrojti Teuhidin dhe paralajmëroi kundër idhujtarisë, të gjitha këto ndodhën.
1 Teube 9:128.
2 Ebu Davudi (2042), Ahmedi (8790), Tabarani në ”el-Ausat” (8030) dhe Bejhaki në ”Shu’ab-ul-Iman” (4162). Autentik sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xhami” (7226).
3 Ebu Jala (469), Abdurr-Rrezak (7826) dhe Ibn Ebi Shejbeh (7542). I fortë sipas Albanit në ”Tahdhir-us-Saxhid” (9).
4 Bukhari (432) dhe Muslimi (777).
- 25 Mars, 2016
- Comments are off