25. Disa lloje të magjisë
Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Vehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 90-93
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (rahimehullah) ka thënë:
1 – Ahmedi ka thënë: Muhammed bin Xhaferi na tregoi: “Aufi na tregoi nga Hajan bin el-Ala: Kutn bin Kabisah na tregoi nga babai i tij, i cili tregoi se e ka dëgjuar profetin ﷺ duke thënë:
“Ijafah, tark dhe tijarah janë lloje të xhibtit.”
Aufi tha:
“Ijafeh” është që të trembësh një zog, “tark” është që të vizatosh vija në tokë dhe “xhibt” është kënga e shejtanit tha el-Hasan.” 1
Zinxhiri i tij i transmetimit është i mirë. Ebu Davudi, Nesai dhe Ibn Hibani në “es-Sahih” e ka edhe një transmetim me një zinxhir të transmetimit i ndërlidhur nga profeti ﷺ.
2 – Ibn Abasi (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Ai që mëson një pjesë të astrologjisë, mëson një pjesë të magjisë. Sa më shumë të thellohet në të, aq më shumë ai mëson edhe në magji.”2
Transmetuar nga Ebu Davudi me një zinxhir të saktë transmetimi.
3 – Nesai transmeton nga hadithi i Ebu Hurejres (radijAllahu anhu):
“Ai i cili lidh një nyje dhe pështyn në to, ka praktikuar magjinë. Ai që praktikon magjinë ka bërë idhujtari. Ai që i mbështet diçkaje, i lihet asaj.”3
4 – Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“A të mos ju tregojë se çfarë është adhah? Janë thashethemet dhe pëshpëritjet në mesin e njerëzve.”4
Transmetuar nga Muslimi.
5 – Bukhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ibn Umeri (radijAllahu anhume) i cili tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Vërtetë ka elokuencë (oratori) që është magji.”5
Shpjegimi
Autori dëshiroi të japë shembuj të magjisë në mënyrë që besimtari të jetë i vëmendshëm, të ruhet prej saj dhe të qëndrojë larg saj. Fenomeni mund të quhet magji sepse është i dëmshëm, edhe nëse nuk është në formën e shërbimeve dhe adhurimit kushtuar shejtanëve. Kjo e fundit është një magji e qartë, ndërsa e para ka efekt magjik.
1 – Ahmedi ka thënë: Muhammed bin Xhaferi na tregoi: “Auf na tregoi nga Hajan bin el-Ala: Kutn bin Kabisah na tregoi nga babai i tij, i cili tregoi se e ka dëgjuar profetin ﷺ duke thënë:
“Ijafah, tark dhe tijarah janë lloje të xhibtit.”
Aufi tha:
“Ijafeh” është që të trembësh një zog, “tark” është që të vizatosh vija në tokë dhe “xhibt” është kënga e shejtanit tha el-Hasan.” 1
Xhibt është magji sikurse tha Umeri (radijAllahu anhu).
Këto fenomene quhen magji për shkak të keqes dhe shkatërrimit nga e cila ajo përbëhet dhe se praktikuesi i saj mund të pretendoj se ka dije rreth gajbit.
Ijafah do të thotë që të trembësh një zog (dhe pastaj bën besëtytni varësisht nga cila anë fluturon zogu), sikurse tha Aufi. Ata i trembnin zogjtë dhe pretendonin se ata i udhëzojnë. Ndonjëherë ata goditen nga pesimizmi dhe nganjëherë nga optimizmi. Kjo i përket praktikës së kohës pagane. Zogjtë se kanë në dorë as të mirën as të keqen. Kjo vetëm dëshmon se sa injorant dhe të devijuar janë këta njerëz. Ata bien në besëtytni për shkak të korbave, kukuvajkëve dhe kafshëve të tjera, ndërsa bëhen optimist kur ata shohin kafshë të bukura dhe besojnë se ato u paraqesin një rrugëdalje të mirë.
Tark është që të vizatosh një vijë në tokë. Ata thonë se vija do të thotë këtë dhe atë dhe se kjo dhe ajo do të ndodhë. Ndonjëherë fenomeni është i pakuptimtë dhe nganjëherë mund të jetë një iluzion. Në këtë rast ata u shërbejnë shejtanëve dhe u binden atyre. Përveç kësaj, ata pretendojnë se e dinë gajbin. Gjitha këto janë gënjeshtra që nuk sjellin dobi fare.
Xhibt është kënga e shejtanit tha el-Hasan.
Tijarah është pesimizëm shkaktuar nga diçka që ke parë apo dëgjuar. Fenomeni është i ndaluar dhe është idhujtari e vogël. Ai gjithashtu mund të jetë idhujtari e madhe në qoftë se ti mendon se zogu zotëron krijimin. Megjithatë, njerëzit vetëm se bëhen pesimist prej tij.
Të gjitha këto fenomene i përkasin praktikave të kohës pagane dhe magjisë. Është thënë gjithashtu se ato janë statujat apo diçka në të cilën nuk ka kurrfarë mirësie. Çështja është, pra, se është e ndaluar për të trembur zogjtë në këtë mënyrë sepse ky veprim të kujton praktikat e kohës pagane.
Fjalët “zinxhiri i tij i transmetimit është i mirë. Ebu Davudi, Nesai dhe Ibn Hibani në “es-Sahih” e ka edhe një transmetim me një zinxhir të transmetimit i ndërlidhur nga profeti ﷺ” ka për qëllim hadithin:
“Ijafah, tark dhe tijarah janë shembuj të xhibtit.”
Pjesa tjetër gjendet vetëm tek Ahmedi.
2 – Ibn Abasi (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Ai që mëson një pjesë të astrologjisë, mëson një pjesë të magjisë. Sa më shumë të thellohet në të, aq më shumë ai mëson edhe në magji.”
Kjo dëshmon se astrologjia është besimi i astrologëve dhe i mashtruesve, dhe është e kotë. Prej saj është të besuarit se trupat qiellorë janë shkak i vdekjes së një personi, jeta, humbje e pushtetit dhe të ngjashme.
Profeti ﷺ tha:
”Sa më shumë të thellohet në të, aq më shumë ai mëson edhe në magji.”
Do të thotë aq më shumë që ai mëson nga astrologjia, ai mëson gjithashtu magjinë dhe idhujtarinë. Ajo që është për qëllim këtu është besimi, se trupat qiellorë ndikojnë në ndodhitë në tokë. Është mëkat të besosh kështu. Megjithatë, është në rregull për të përfituar nga trupat qiellorë dhe orbitave të tyre për ta ditur drejtimin e kiblës dhe temperaturën. Një njohje e tillë është një dhuratë nga Allahu.
Prej pikëpamjeve pesimiste janë periudhat kohore, mos therja kurban, mos blerja apo lidhja e kontratave në muajin Sefer. Kjo është një praktikë pagane.
3 – Nesai transmeton nga hadithi i Ebu Hurejres (radijAllahu anhu):
“Ai i cili lidh një nyje dhe pështyn në to, ka praktikuar magjinë. Ai që praktikon magjinë ka bërë idhujtari. Ai që i mbështet diçkaje, i lihet asaj.”
Autori dëshiron të jep shembuj të formave të ndryshme të magjisë, përfshirë nyjat në të cilat pështynë. Magjistarët lidhin nyje në të cilat pështyjnë me frymën e tyre të urryer. Pos kësaj, ata bashkëpunojnë me shejtanët dhe u shërbejnë atyre. Me lejen e Allahut ndonjë nga objektivat e tyre hynë në fuqi. Allahu përmendi magjinë kur Ai tha:
وَمِن شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ
”Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryjnë nyja.”6
Ata janë magjistarë.
Magjia ndahet në dy lloje:
1 – Magjia me ndihmën e nyjave, pështymës dhe shpirtrave të dëmshëm me ndihmën e shejtanëve. Kjo mund të ndodhë nëse do Allahu.
2 – Magjia me ndihmën iluzioneve dhe halucinacioneve. Allahu (te ala) tha në lidhje me magjistarët e Faraonit:
فَإِذَا حِبَالُهُمْ وَعِصِيُّهُمْ يُخَيَّلُ إِلَيْهِ مِن سِحْرِهِمْ أَنَّهَا تَسْعَى
”Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).”7
فَلَمَّا أَلْقَوْاْ سَحَرُواْ أَعْيُنَ النَّاسِ وَاسْتَرْهَبُوهُمْ وَجَاءوا بِسِحْرٍ عَظِيمٍ
”E kur hodhën ata (shkopinj e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe.”8
Allahu tha se ajo ishte e madhe sepse ajo i bëri njerëzit ta imagjinojnë atë.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që praktikon magjinë ka bërë idhujtari.”
Sepse praktikimi i magjisë do të thotë se ata i adhurojnë dhe u luten shejtanëve. Prandaj, Allahu ka thënë:
وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ وَلَكِنَّ الشَّيْاطِينَ كَفَرُواْ يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ وَمَا أُنزِلَ عَلَى الْمَلَكَيْنِ بِبَابِلَ هَارُوتَ وَمَارُوتَ وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّى يَقُولاَ إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلاَ تَكْفُرْ
“Nuk mohoi Sulejmani por shejtanët mohuan duke u mësuar njerëzve magjinë dhe gjëra të tilla që zbritën në Babiloni prej dy melekëve, Harut dhe Marut, por në të vërtetë asnjëri prej tyre nuk i mësoi ndokujt gjëra të tilla, veç pasi ata thanë: “Ne jemi vetëm sprovë, kështu që mos u bëni mosbesimtarë (duke mësuar magjinë prej nesh).”9
Kjo dëshmon se të mësuarit magjinë është kufër.
Zinxhiri i hadithit përmban dobësi sepse el-Hasan transmeton nga Ebu Hurejra. Disa dijetarë kanë thënë se el-Hasan kurrë nuk ka dëgjuar nga Ebu Hurejra. Prandaj hadithi ndërpritet. Ky hadith transmetohet përmes Ubadeh bin Majsarah i cili përmban dobësi. Megjithatë, ky hadith transmetohet përmes rrugëve të tjera të transmetimit.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që i mbështete diçkaje, i lihet asaj.”
Ai që i mbështetet Allahut, i lihet Allahut i Cili kujdeset për problemet e tij:
أَلَيْسَ اللَّهُ بِكَافٍ عَبْدَهُ
”A nuk i mjafton Allahu robit të vet?”10
وَمَن يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ
”Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij.”11
Ai që i mbështet magjisë, hajmalive dhe shejtanëve, Allahu e le në mbështetjen e tyre. Ai që i mbështetet dikujt tjetër pos Allahut ka humbur dhe është shkatërruar.
4 – Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“A të mos ju tregojë se çfarë është adhah? Janë thashethemet dhe pëshpëritjet në mesin e njerëzve.”
Transmetuar nga Muslimi.
Autori i librit “el-Kamus”, ka thënë:
“Adhah është magji, gënjeshtër dhe thashetheme.”
Ai e përmendi atë në këtë kontekst sepse magjia sjell të pavërtetën, gënjeshtra, përçarje dhe shkatërrime mes njerëzve.
Profeti ﷺ tha:
”Janë thashethemet dhe pëshpëritjet në mesin e njerëzve.”
Vepra është quajtur kështu, për shkak se dëmton njerëzit dhe sjell gënjeshtra, të kotën, përçarjet dhe shkatërrimin mes njerëzve. Prandaj tha Jahja bin Ebi Kethir:
“Bartësi i fjalëve dhe gënjeshtari shkatërrojnë më shumë për një kohë të shkurtër se sa një magjistar mund të shkatërrojë për një vit të tërë.”
Kështu transmetoi Ibn Abdil Berr nga ai. E keqja e tyre pra është e madhe. Për këtë arsye, profeti ﷺ tha:
“Bartësi i fjalëve nuk hynë në xhenet.”12
5 – Bukhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ibn Umeri (radijAllahu anhume) i cili tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Vërtetë ka elokuencë (oratori) që është magji.”
Personi elokuent (orator) mund të magjeps njerëzit me elokuencën e tij. Ndoshta ai i mashtron ata. Mund të ndodhë që ai i tradhton ata në mënyrë që atyre nuk i sqarohet e vërteta. Shumica thonë se hadithi e lavdëron elokuencën nëse ajo i bën dobi të vërtetës. Të tjerët thonë se ai e qorton elokuencën, të cilën e përmendi Ibn Abdil-Berri nga disa dijetarë. Megjithatë, elokuenca është e lavdërueshme në qoftë se ajo përbëhet prej së vërtetës dhe thërret në Kuran dhe Sunnet, në të njëjtën mënyrë siç është qortuar në qoftë se aplikohet për të mashtruar dhe për t’i tradhtuar njerëzit. Megjithatë, hadithi trajton që të dy opsionet. Kurani dhe Sunneti janë sqarimi më i qartë dhe më elokuent kur ato qartësojnë të vërtetën dhe i thërrasin njerëzit në të. Kur një njeri predikonte me elokuencë në prezencë të Umer bin Abdil-Azizit, ai tha:
“Kjo është magji e lejuar.”
1 Ebu Davudi (3907), Ahmedi (20623), Tabarani (941) dhe el-Bejhaki (16292). I dobët sipas Albanit në “Da’if-ul-Xhami ‘” (8336).
2 Ebu Davudi (3905), Ibn Maxheh (3726), Ahmedi (2841) dhe el-Bejhaki (16290). Saktësuar nga Albani në “Sahih-ul-Xhami” (11019).
3 Nesai (4079) dhe Tabarani në “el-Eusat” (1469). I dobët sipas Albanit në “Ghajat-ul-Maram” (288).
4 Muslimi (2606).
5 Bukhari (5146) dhe Muslimi (869).
6 El-Felek 113:4.
7 Ta Ha 20:66.
8 Al-A’raf 7:116.
9 El-Bekare 2:102.
10 Ez-Zumer 39:36.
11 Et-Tahrim 65:3.
12 Muslimi (105).
- 25 Mars, 2016
- Comments are off