Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

28.Dasma pa mish

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Lejohet gostia me çfarëdo ushqimi sipas mundësisë që ke edhe nëse në të nuk ka mish, nuk është kusht që të gostitësh me mish.

Enesi -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Profeti ﷺ qëndroi tre netë mes Khajberit dhe Medinës ku ai u martua me Safijen. Ai i ftoi muslimanët në dasmën e tyre në të cilën as nuk kishte bukë dhe as mish, ai urdhëroi që të shtrijnë hasrat e lëkurës në rërë, pastaj vendosën në të hurma, djathë të freskët dhe gjalpë, njerëzit ngrënën deri sa u ngopën.”

Transmeton Bukhari (7/387), formulimi është i tij, Muslimi (4/147), Nesai (2/93), Bejhaki (7/259) dhe Ahmedi (3/259).

Shpërndaje: