Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.Hadithi që thotë se gruas i lejohet që të shfaq gjysmën e krahut

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq. 41-42

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ibn Xherir e transmetoi atë nga Katadeh i cili ka thënë:

“E kam mësuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Një grua që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit nuk i lejohet që të shfaq dorën nga shuplaka deri tek bërryli, përveç këtë”, dhe e kapi gjysmën dorës.”

Ky zinxhir i transmetimit është i ndërprerë. Pastaj ai transmetoi të ngjashme nga Ibn Xhurejxh i cili tregoi se Aishah ka thënë:

“Dola e zbukuruar tek nipi im Abdullah bin et-Tufejli. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e urreu këtë dhe tha: “Kur një grua hyn në moshën e pjekurisë, asaj nuk i lejohet që të shfaq asgjë tjetër përveç fytyrës së saj dhe këtë “dhe kapi gjysmën e dorës të tij (mes shuplakës dhe bërrylit).”

Hadithi është i dobët dhe kundërshton hadithet autentike. Zinxhiri i tij i transmetimit është i dobët dhe kundërshton një hadith më të fortë, përkatësisht atë që vjen të cilin Ebu Davudi e transmeton nga Aishah. Çdokush që ka njohuri në lidhje me këtë dituri fisnike (hadithin) e di pa asnjë dyshim se ky është më i fortë. Sepse vërtetohet edhe nga fjalët e profetit (salAllahu alejhi ue selem) që ai ia tha Esmas në hadithin e ardhshëm dhe praktikën e sahabijeve. I tillë nuk është rasti me këtë hadith. Këtij edhe i mungon përforcimi me transmetime tjera dhe praktika. Kështu ai është i dobët dhe kundërshton hadithet relevante dhe autentike, munker.

Në hadithin e Ibn Xhurejxhit është një kontradiktë tjetër që është edhe më e madhe se ai i mëparshmi, domethënë se ai e kundërshton Kuranin. Hadithi qorton se Aishah doli e zbukuruar para nipit të saj Abdullah bin et-Tufejl. Ndërkohë, Allahu (Azze ue Xhel) thotë:

وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ أَبْنَائِهِنَّ أَوْ أَبْنَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي إِخْوَانِهِنَّ

“…dhe të mos i shfaqin bukuritë (pjesët e trupit dhe stolitë në to) e tyre përveç ndaj bashkëshortëve të tyre, baballarëve të tyre, ose ndaj vjehrrive të tyre, ndaj bijve të tyre ose bijve të burrit…” (24:31)

Kjo është një dëshmi konkrete se gruas i lejohet që të shfaq stolitë e saj para nipit të saj. Kështu, hadithi është munker (në kundërshtim me hadithet e sakta) edhe nga ky aspekt.

Shpërndaje: