31. Kapitulli lidhur me fjalët e Allahut: ”E nga njerëzit ka atillë që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun, po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë.”
Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Vehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 105-107
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (rahimehullah) ka thënë:
1 – Allahu (te ala) ka thënë:
وَمِنَ النَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ اللّهِ أَندَاداً يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللّهِ وَالَّذِينَ آمَنُواْ أَشَدُّ حُبًّا لِّلّهِ
”E nga njerëzit ka të atillë që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun, por dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë.”1
2 –
قُلْ إِن كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُم مِّنَ اللّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُواْ حَتَّى يَأْتِيَ اللّهُ بِأَمْرِهِ وَاللّهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ
”Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se Allahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Dhe Allahu nuk e udhëzon popullin e prishur.”2
3 – Enesi transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Askush prej jush nuk ka besuar derisa ai nuk më do mua më shumë se babanë e tij, djalin e tij dhe të gjithë njerëzit e tjerë.”3
Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.
4 – Bukhariu dhe Muslimi kanë transmetuar se Enesi (radijAllahu anhu) se ka treguar se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kushdo që ka tre cilësi do ta shijojë ëmbëlsinë e besimit: që ai ta dojë Allahun dhe të dërguarin e Tij më shumë se çdo gjë tjetër, që ai ta dojë një person vetëm për hir të Allahut, dhe që të urrej të kthehet në mosbesim ashtu sikurse urren të hidhet në zjarr.”4
Në një transmetim tjetër thuhet:
“Askush nuk do të ndjej ëmbëlsinë e besimit derisa…”5
5 – Ibn Abasi (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Ai që do për hir të Allahut, urren për hir të Allahut, ka miqësi për hir të Allahut dhe armiqëson për hir të Allahut, arrin mbrojtjen e Allahut në këtë mënyrë. Robi nuk do të shijojë ëmbëlsinë e besimit përderisa nuk është i tillë edhe pse ai falet dhe agjëron shumë. Shumica e njerëzve kanë vëllazëri për qëllime materiale (dynjaje) që nuk do tu sjell dobi atyre asgjë.”
Transmetuar nga Ibn Xheriri.
6 – Ibn Abasi tha lidhur me fjalët e Allahut (te ala):
إِذْ تَبَرَّأَ الَّذِينَ اتُّبِعُواْ مِنَ الَّذِينَ اتَّبَعُواْ وَرَأَوُاْ الْعَذَابَ وَتَقَطَّعَتْ بِهِمُ الأَسْبَابُ
”Kur (ata) të cilët u ndoqën (në adhurim nga njerëzit), do t’i mohojnë (e ta shpallin veten të pafajshëm nga) ata të cilët i adhuruan dhe ata të shohin dënimin, atëherë të gjitha lidhjet e tyre do t’u shkëputen atyre.”6
”Do të thotë dashurinë mes tyre.”
Shpjegimi
1 – Allahu (te ala) ka thënë:
وَمِنَ النَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ اللّهِ أَندَاداً يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللّهِ وَالَّذِينَ آمَنُواْ أَشَدُّ حُبًّا لِّلّهِ
”E nga njerëzit ka të atillë që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun, po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë.”
Ky kapitull ka të bëjë me dashurinë ndaj Allahut, e cila është një nga adhurimet më të rëndësishme dhe më të mira, dhe është themeli i fesë. Sepse dashuria ndaj Allahut kërkon që të adhurohet Allahu sinqerisht, që t’i nënshtrohesh urdhrave të Tij dhe t’i nënshtrohesh ndalesave të Tij.
Ajeti dëshmon se ka njerëz që adhurojnë tjetër kë karshi Allahut sikurse xhinët, njerëzit dhe gurët. Ata i adhurojnë ata me dashuri të vërtetë që në fakt duhet t’i kushtohet vetëm Allahut. Ata i duan idhujt e tyre sikurse e duan Allahun, ose sikurse besimtarët e duan Allahun. Këta njerëz janë të devijuar sepse i duan të tjerët karshi Allahut, përulen para tyre dhe u luten atyre.
Dashuria ndaj të tjerëve përveç Allahut, duhet të jetë në pasim të dashurisë ndaj Allahut. Për shembull, ne i duam të dërguarit, sepse ata janë të dërguarit e Allahut, por ne nuk i adhurojmë ata me këtë dashuri. E njëjta gjë vlen edhe me besimtarët; Ne i duam ata sepse ata i binden Allahut dhe prandaj i mbështesim ata. Por dashuria në formën e nënshtrimit dhe adhurimit lejohet t’i kushtohet vetëm Allahut. Askush tjetër nuk lejohet të merr pjesë të saj. Adhuruesit e idhujve ua kushtojnë këtë dashuri idhujve të tyre. Disa prej tyre kanë guxim të betohen rrejshëm në Allahun, por jo në idhujt e tyre dhe në dijetarët e tyre, për shkak se mendojnë se ata hakmerren më ashpër dhe më shpejt se Allahu.
Allahu (te ala) ka thënë:
وَالَّذِينَ آمَنُواْ أَشَدُّ حُبًّا لِّلّهِ
”por dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë.”
Ajo është më e fortë se dashuria e idhujtarëve që e kanë për idhujt e tyre, sepse ata (besimtarët) e adhurojnë vetëm Allahun, dhe i njohin të drejtat e Tij (te ala).
Allahu (te ala) ka thënë:
وَلَوْ يَرَى الَّذِينَ ظَلَمُواْ إِذْ يَرَوْنَ الْعَذَابَ أَنَّ الْقُوَّةَ لِلّهِ جَمِيعاً وَأَنَّ اللّهَ شَدِيدُ الْعَذَابِ
”Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e gjithë fuqia i takon vetëm Allahut dhe se Allahu është i Rreptë në ndëshkim.”7
Sikurse të kishin parë ata, do ta kishin dashur Allahun më shumë, e kishin nderuar dhe adhuruar vetëm Atë. Megjithatë, injoranca e tyre dhe të kuptuarit e mangët i ka shtyrë të bien në idhujtari. Allahu (te ala) ka thënë:
إِذْ تَبَرَّأَ الَّذِينَ اتُّبِعُواْ مِنَ الَّذِينَ اتَّبَعُواْ وَرَأَوُاْ الْعَذَابَ وَتَقَطَّعَتْ بِهِمُ الأَسْبَابُ
”Kur (ata) të cilët u ndoqën (në adhurim nga njerëzit), do t’i mohojnë (e ta shpallin veten të pafajshëm nga) ata të cilët i adhuruan dhe ata të shohin dënimin, atëherë të gjitha lidhjet e tyre do t’u shkëputen atyre.”
Kur miqtë e Allahut dhe të dërguarit që adhuroheshin e shohin dënimin, ata heqin dorë nga adhurimi që ia bënin atyre. Ata do të thonë:
رَبَّنَا هَؤُلَاء الَّذِينَ أَغْوَيْنَا أَغْوَيْنَاهُمْ كَمَا غَوَيْنَا تَبَرَّأْنَا إِلَيْكَ مَا كَانُوا إِيَّانَا يَعْبُدُونَ
”E ata, të cilët e merituan fjalën (dënimin), thonë: “Zoti ynë, këta janë që ne i humbëm, i humbëm ata si humbën edhe vetë, ne para Teje tërhiqem se ata nuk na adhuruan neve!” 8
Për sa i përket dashurisë natyrore si dashuria ndaj ushqimit, grave dhe fëmijëve, kjo nuk e zvogëlon dashurinë ndaj Allahut, për derisa asaj nuk i jepet përparësi para dashurisë ndaj Tij. Nëse ajo është aq e fortë sa që personi i bindet gruas së tij në një mëkat, kështu që kjo dashuri ia zvogëlon besimin e tij aq sa i ka dhënë përparësi asaj para dashurisë ndaj Allahut. Prandaj, kjo dashuri duhet të jetë e frenuar sipas Librit të Allahut.
3 – Enesi transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Askush prej jush nuk ka besuar derisa ai nuk më do mua më shumë se babanë e tij, djalin e tij dhe të gjithë njerëzit e tjerë.”
Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.
Kjo dëshmon se është e detyrueshme që ta duash të dërguarin e Allahut ﷺ siç duhet, kështu që ta pasosh atë dhe t’i bindesh atij në atë që ai urdhëron dhe ndalon. Megjithatë, dashuria ndaj tij ﷺ nuk lejohet të jetë adhurim; ajo duhet të jetë në pasim me dashurinë ndaj Allahut.
4 – Bukhariu dhe Muslimi kanë transmetuar se Enesi (radijAllahu anhu) se ka treguar se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kushdo që ka tre cilësi do ta shijojë ëmbëlsinë e besimit: që ai ta dojë Allahun dhe të dërguarin e Tij më shumë se çdo gjë tjetër, që ai ta dojë një person vetëm për hir të Allahut, dhe që të urrej të kthehet në mosbesim ashtu sikurse urren të hidhet në zjarr.”4
Në një transmetim tjetër thuhet:
“Askush nuk do të ndjej ëmbëlsinë e besimit derisa…”
Kjo dëshmon se dashuria ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij ﷺ duhet të vijë përpara dashurisë së etërve, fëmijëve, pasurisë dhe çdo gjë tjetër. Prandaj, personi duhet t’i bindet Allahut dhe të kryej urdhrat e Tij, edhe pse ato nuk pajtohen me dëshirat e birit të tij, gruas apo të dikujt tjetër. Allahu (te ala) ka thënë:
قُلْ إِن كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُم مِّنَ اللّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُواْ حَتَّى يَأْتِيَ اللّهُ بِأَمْرِهِ وَاللّهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ
”Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se Allahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Dhe Allahu nuk e udhëzon popullin e prishur.”
Kjo dëshmon se është e detyrueshme për t’i dhënë përparësi xhihadit të ligjësuar para dëshirave tuaja dhe të farefisit tënd. Përndryshe përfshihesh nga kërcënimi:
فَتَرَبَّصُواْ حَتَّى يَأْتِيَ اللّهُ بِأَمْرِهِ وَاللّهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ
”…atëherë, pritni derisa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Dhe Allahu nuk e udhëzon popullin e prishur.”
Kjo rezulton në një besim të plotë. Është e detyrueshme që të urrejmë mosbesimin dhe jobesimtarët, dhe ta konsiderojmë atë të kotë. Profeti ﷺ ka thënë:
“Shtatë persona do të jenë nën hijen e arshit të Allahut në Ditën kur nuk ka hije tjetër veç hijes së Tij; një sundimtar i drejtë, një i ri i cili rritet duke e adhuruar Allahun, një njeri zemra e të cilit është e lidhur me xhaminë, dy burra që e duan njëri-tjetrin për hir të Allahut në mënyrë që ata takohen për hir të Tij dhe ndahen për hir të Tij, një njeri i cili joshet nga një grua me pozitë të lartë dhe e bukur dhe thotë: “Unë kam frikë Allahun, Zotin e krijesave, një njeri që jep lëmoshë aq fshehurazi sa që dora e tij e majtë nuk e di se çfarë ka dhënë dora e tij e djathtë, dhe një njeri i cili e kujton Allahun në vetmi sa që sytë i mbushen me lot.”9
Vini re “dy burra të cilët e duan njëri-tjetrin për hir të Allahut në mënyrë që ata takohen për hir të Tij dhe ndahen për hir të Tij”.
5 – Ibn Abasi (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Ai që do për hir të Allahut, urren për hir të Allahut, ka miqësi për hir të Allahut dhe armiqëson për hir të Allahut, arrin mbrojtjen e Allahut në këtë mënyrë. Robi nuk do të shijojë ëmbëlsinë e besimit përderisa nuk është i tillë edhe pse ai falet dhe agjëron shumë. Shumica e njerëzve kanë vëllazëri për qëllime materiale (dynjaje) që nuk do tu sjell dobi atyre asgjë.”
Transmetuar nga Ibn Xheriri.
Shija e besimit është ëmbëlsia e besimit. Kjo dëshmon se mbrojtja e Allahut arrihet përmes dashurisë dhe urrejtjes për hir të Allahut.
Ibn Abasi (radijAllahu anhume) ka thënë:
”Robi nuk do të ndjej ëmbëlsinë e besimit përderisa ai nuk është i tillë…”
Do të thotë për derisa sa ai nuk do dhe urren për hir të Allahut.
Ai tha:
“Shumica e njerëzve kanë vëllazëri për qëllime materiale (dynjaje) që nuk do tu sjell dobi atyre asgjë.”
Ashtu ishte në kohën e tij (radijAllahu anhume.) Njerëzit karakterizoheshin nga dashuria dhe urrejtja për qëllime të kësaj bote. Kjo është e rrezikshme. Kjo nuk u sjell dobi atyre. Kjo madje edhe mund t’i dëmtojë ata në qoftë se ajo i largon nga e vërteta dhe shkakton që të kundërshtojnë Librin e Allahut. Megjithatë, nuk ka të keqe që të punosh lidhur me gjërat e kësaj bote si në tregti dhe të punosh për të arritur furnizimin për të pasur mundësi që t’i bindesh Allahut për derisa ajo nuk do të dëmtojë besimin tënd dhe nuk të shkakton mëkate.
6 – Ibn Abasi tha lidhur me fjalët e Allahut (te ala):
إِذْ تَبَرَّأَ الَّذِينَ اتُّبِعُواْ مِنَ الَّذِينَ اتَّبَعُواْ وَرَأَوُاْ الْعَذَابَ وَتَقَطَّعَتْ بِهِمُ الأَسْبَابُ
”Kur (ata) të cilët u ndoqën (në adhurim nga njerëzit), do t’i mohojnë (e ta shpallin veten të pafajshëm nga) ata të cilët i adhuruan dhe ata të shohin dënimin, atëherë të gjitha lidhjet e tyre do t’u shkëputen atyre.”
”Do të thotë dashurinë mes tyre.”
Do të thotë dashuria që nuk është në përputhje me fenë e Allahut. Ajo do të pushojë në Ditën e Gjykimit, do t’i tradhtojë ata dhe do të shndërrohet në armiqësi.
1 El-Bekare 2:165.
2 Teube 9:24.
3 Bukhari (15) dhe Muslimi (44).
4 Bukhari(16) dhe Muslimi (43).
5 Bukhari (6041).
6 El-Bekare 2:166.
7 El-Bekare 2:165.
8 El-Kasas 28:63.
9 Bukhari (660) dhe Muslimi (1031).
- 25 Mars, 2016
- Comments are off