Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.A lejohet t’u bashkohemi xhemateve Islamike?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 24-25

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 4: Në ditët e sotme ne shpesh dëgjojmë të flitet për ”xhemate Islamike” anekënd botës. Cila është baza e këtij emërtimi? A është e lejueshme për të shkuar tek ta dhe të marrim pjesë me ta në qoftë se ata nuk kanë ndonjë bidat?

Përgjigje: I dërguari ﷺ na tregoi dhe na shpjegoi se si duhet të veprojmë. Nuk ka asgjë që e afron umetin më afër Allahut vetëm se ai ﷺ na e qartësoi atë1 duke përfshirë edhe këtë pyetje.

Ai ﷺ ka thënë:

”Ai që jeton prej jush do të sheh shumë kundërshtime.”

Si duhet të trajtohet kjo pasi kjo të ndodh?

Ai tha:

“Atëherë kapuni për sunnetin tim dhe metodologjinë e kalifëve të drejtë dhe të udhëzuar pas meje. Kapuni për të dhe shtrëngojeni fort me dhëmballë. Unë ua tërheq vërejtjen prej risive sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është devijim.” 2

Ne u bashkohemi xhemateve që pasojnë të dërguarin ﷺ, sahabët dhe sidomos kalifët e drejtë dhe brezat e shkëlqyer. Ne asociohemi me ta, punojnë me ta.

Çdo gjë që devijon nga udhëzimi i të dërguarit ﷺ, ne i shmangemi asaj. Nuk ka rëndësi nëse ata e quajnë veten ”Xhemati Islamik”. Çështja qëndron në realitetin e jo në emërtime. Sa u përket emërtimeve ato mund të jenë shumë të mëdha por brenda janë bosh dhe ndoshta edhe të rreme.

I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

”Jehudët u ndanë në shtatëdhjetë e një grupe, nasarat u ndanë në shtatëdhjetë e dy grupe, ndërsa umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë ata do të hyjnë në zjarr përveç njërës.” Sahabët thanë: ”Cili është ky grup, o i dërguari i Allahut?” Ai tha: ”Ai që pason atë në të cilën jam unë dhe shokët e mi sot.” 4

Rruga është e qartë, ndërsa ai xhemat që ka këto shenja ne jemi me të. Ai që pason atë që veproi i dërguari ﷺ dhe shokët e tij, ky është grupi i vërtetë Islamik.

Ndërsa ai që devijon nga kjo metodologji dhe pason një metodologji tjetër atëherë ai nuk është prej nesh dhe ne nuk jemi prej tij. Ne nuk asociohemi me atë grupë dhe ai nuk asociohet me ne. Dhe ai nuk duhet të quhet një ”Grup (Xhemat)”. Ai duhet të quhet ”sekt i devijuar”, sepse xhemati iu përmbahet vetëm të vërtetës dhe njerëzit janë të mbledhur rreth tij. Ndërsa e kota vetëm se përçan. Ajo nuk bashkon. Allahu (te ala) ka thënnë:

وَّإِن تَوَلَّوْاْ فَإِنَّمَا هُمْ فِي شِقَاقٍ 

”por nëse ata shmangen, atëherë ata janë në kundërshtim me të vërtetën e të shmangur prej saj.” 5


1 Shejkhu (Allahu e ruajt) i referohet hadithit të konfirmuar në të cilin profeti ﷺ thotë:

”Unë nuk kam lënë asgjë për ju që iu afron tek Allahu vetëm se edhe ua kam urdhëruar atë.” (Abdurr-Rrazak në el-Musenef” (11/125) dhe el-Bejhaki në ”Ma’rifet-us-Sunnen uel-Athar” (1/20))

2 Autentik nepër të gjitha rrugët e mbledhura. Ebu Daudi (4607 ), Tirmidhi (2676) dhe Ibn Maxheh (34). Saktësuar nga Imam Albani në ”el-Irua” (2455).

3 Është mirë të quhen ”sekte” të gjithë ata që shmangen nga Kurani, sunneti dhe të kuptuarit e Selefëve. Ky është një emër i ligjësuar për ta. Kështu i quajti i dërguari i Allahut ﷺ ata. Kurse sa u përket xhemateve atëherë s’ka xhemat tjetër pos xhematit të muslimanëve, të cilin ai e kishte për qëllim dhe Allahu e di më së miri.

4 Tirmidhi ( 2641 ) dhe Hakim (1/129). Ky mbështetet nga hadithi: ”Ata janë xhemati.” Referoju ”Tuhfat-ul-Ahuadhi” (7/398). Ky hadith transmetohet nga Ibn Maxheh (3992) dhe Ebu Daudi (4597).

5 2:137.

Shpërndaje: