42.Ndalimi i urimeve me shprehje të xhahilijetit
35 -Ndalimi i urimeve me shprehje të xhahilijetit
Nuk duhet thënë:
بالرفاء والبنين
“Paçit harmoni dhe pasardhës.”
Kështu thonë njerëzit që nuk dinë. Kjo shprehje e ka origjinën nga periudha e xhahilijetit dhe për ndalesën e thënies së saj kanë ardhur disa hadithe. Prej këtyre haditheve është dhe ky: el-Hasen tha: Akil bin Ebi Talib u martua me një grua nga fisi Xhushm dhe kur hynë disa njerëz për ta uruar i thanë:
بالرفاء والبنين
“Paçit harmoni dhe pasardhës.”
Ai u tha: “Mos thoni kështu [i dërguari i Allahut ﷺ e ndaloi këtë.]
Ata thanë:” Çfarë të themi o Ebu Zejd?”
Ai tha: “Thoni:
بَارَكَ الله لكم وَبَارَكَ عَلَيْكم
“Allahu ju begatoftë, Allahu ju begatoftë.”
Kështu ne jemi urdhëruar.” 1
1 Ibn Ebi Shejbeh, Abdurr-Rrezak në “el-Musannaf”, en-Nasai, Ibn Maxheh, ed-Darimi, Ibn Ebi Asim në “el-Ehad”, Ebu Bekr esh-Shafi’i në “el-Fauaid”, Ibn-us-Sunni, Ibn-ul-Arabi në “el-Mu’xhem”, el-Bejhaki, Ahmedi dhe Ibn Asakir. Shtesa është transmetuar nga ed-Darimi, Ibn-us-Sunni dhe el-Bejhaki. Hafidh Ibn Haxher tha: “Transmetuesit e tij janë të besueshëm përveç se el-Hasen nuk ka dëgjuar nga Akili.”
Disa nga verifikuesit bashkohorë kanë thënë:
“Kjo thënie (e Ibn Haxherit) nuk ka argument sepse el-Hasen ka dëgjuar nga sahabë që kanë qenë më të vjetër (dhe më përpara) sesa Akili.”
Por el-Hasen- domethënë el-Basri- është transmetues i njohur për tedlis dhe në këtë hadith ai nuk ka thënë qartë se e ka dëgjuar drejtpërdrejt Akilin duke e thënë këtë. Pra zinxhiri i transmetimit është i ndërprerë. Sidoqoftë, Ahmedi transmeton nëpërmjet një rruge tjetër nga Akili kështu që transmetimi forcohet për shkak të rrugëve të shumta të tij dhe Allahu e di më së miri. Pastaj kam gjetur një rrugë të tretë transmetimi të el-Khatib el-Bagdadit në “el-Mudah” (2/255) dhe nga Ibn Asakir.
- 14 Shkurt, 2021
- Comments are off