Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

45.Vetëm burrat e merituar ishin profetë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 59-60

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Muhammedi ﷺ është rob i Tij i zgjedhur, profet i zgjedhur dhe i dërguari i Tij.

Shpjegimi:

Mustafa do të thotë i zgjedhur.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَاذْكُرْ عِبَادَنَا إبْرَاهِيمَ وَإِسْحَقَ وَيَعْقُوبَ أُوْلِي الْأَيْدِي وَالْأَبْصَارِ إِنَّا أَخْلَصْنَاهُم بِخَالِصَةٍ ذِكْرَى الدَّارِ وَإِنَّهُمْ عِندَنَا لَمِنَ الْمُصْطَفَيْنَ الْأَخْيَارِ

“Dhe përkujto robërit Tanë: Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin, (të gjithë) me fuqi (në adhurim ndaj Nesh) dhe me kuptimin e thellë të fesë (me largpamësi). Sigurisht që Ne i zgjodhëm ata (për një qëllim të lartë) duke u dhuruar mirësinë e mesazhit të përkujtimit të shtëpisë (së fundit të njerëzve). Dhe ata janë te Ne me të vërtetë nga Mustafatë (të përzgjedhurit) dhe nga më të mirët!” 1

Allahu (subhaneh) e përzgjodhi Muhammedin ﷺ në mesin e popullit të tij. Allahu e di se ku e zbret shpalljen Tij. Ai zgjedh vetëm atë që e meriton dhe që Ai e di se e kryen detyrën. Bëhet fjalë për një detyrë tepër të vështirë dhe madhështore.

Kjo është arsyeja pse Allahu zgjedh vetëm njerëz të merituar për këtë.

Allahu (subhaneh) ka thënë:

اللّهُ أَعْلَمُ حَيْثُ يَجْعَلُ رِسَالَتَهُ

 “Allahu e di më së miri se kujt t’ia japë shpalljen e Tij.” 2


1 38:45-47

2 6:124

Shpërndaje: