Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

46. Allahu është afër robërve të Tij

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 69-70

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

E njëjta gjë vlen edhe për hadithin:

“O njerëz! Qetësohuni! Ju nuk po i luteni dikujt që është i shurdhër ose nuk është i pranishëm. Ju po i luteni Atij që dëgjon, sheh dhe është afër.”

Profeti ﷺ ua bëri të qartë se Allahu (subhaneh) dëgjon zërat e robërve të Tij dhe lutjet, prandaj nuk kanë nevojë që t’i ngrenë zërat në një mënyrë që është në kundërshtim me fenë. Zëri duhet të jetë mesatar. Prandaj ai ﷺ tha:

Ju nuk po i luteni dikujt që është i shurdhër ose nuk është i pranishëm.

Ata i ngritën zërat, pas së cilës profeti ﷺ u tha të mos e bënin këtë. E vetmja kohë kur zërat duhet të ngrihen është kur bëhet telbijeh (në haxh “Lebbejk Allahumme lebbejk”. Tekbiri i zakontë duhet të jetë i mesëm. Ju nuk po i luteni dikujt që është i shurdhër ose nuk është i pranishëm. Ai është mbi arsh dhe është me robërit e Tij, dhe Ai dëgjon zërat dhe fjalët e tyre. Prandaj Allahu (te ala) tha:

وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ

“E kur robërit e Mi të pyesin për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet.” 1

Edhe profeti ﷺ ka thënë:

“Me të vërtetë Ai të Cilit po i luteni është më afër jushë sesa qafat e shtazëve tuaja (kur jeni hipur mbi to).”

Allahu (subhaneh) është pra afër jush. Prandaj, nuk ka nevojë për zëra të ngritur kur i luteni Atij. Duhet thënë me zë për ta bërë dhikër Allahun, jo për shkak se Ai ka nevojë që ne ta ngremë zërin. Ata që lexojnë telbijeh me zë të lartë e bëjnë këtë për ta bërë dhikër Allahun. Përndryshe, Allahu (subhaneh) e njeh si sekretin ashtu edhe fshehtësinë. Ai i dëgjon zërat e robërve të Tij sado me zë të ulët që të luten. Asgjë nuk është e fshehur prej Tij. Ai dëgjon dhe është afër. Ai dëgjon zërat e tyre sado të ulët që të jenë dhe Ai e di gjendjen e tyre edhe nëse i fshehin ato.

Besimtari është i detyruar të besojë në Allahun dhe se Allahu (subhaneh) dëgjon, është afër dhe e di gjendjen e robërve të Tij. Ai dëgjon zërat e tyre, i di lutjet e tyre dhe asgjë nuk është e fshehur për Të edhe pse Ai është mbi arsh dhe mbi të gjitha krijesat. Ky është besimi i Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit ndryshe nga besimi i pasuesve të bidateve.


1 El-Bekare 2:186.

Shpërndaje: