6. Shpjegimi i Teuhidit dhe i shahadetit
Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Vehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehab (rahimehullah) ka thënë:
1 – Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
أُولَئِكَ الَّذِينَ يَدْعُونَ يَبْتَغُونَ إِلَى رَبِّهِمُ الْوَسِيلَةَ أَيُّهُمْ أَقْرَبُ
“Të tillët që këta po lusin (pos Allahut), vetë ata kërkojnë afrimin, shpresojnë në mëshirën e Tij dhe që t’i afrohen Atij aq sa të munden.”1
2 –
وَمِنَ النَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ اللّهِ أَندَاداً يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللّهِ
Dhe (kujto) kur Ibrahimi i tha babait të tij dhe popullit të tij: “Me të vërtetë që unë jam i pafajshëm nga çfarë ju adhuroni, në vend të Atij i Cili më krijoi mua dhe padyshim që Ai do të më udhëzojë mua.”2
3 –
اتَّخَذُواْ أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللّهِ
“Ata (jehuditë dhe të nasarat) morën rabinët dhe murgjit e tyre si zota të tyre në vend të Allahut.”3
4 –
وَمِنَ النَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ اللّهِ أَندَاداً يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللّهِ
”Dhe ka prej njerëzve të cilët zgjedhin (për adhurim) të tjerë përveç Allahut, si shokë e të barabartë (me Allahun). Ata i duan këta të adhuruar të tjerë si Allahun.”4
5 – Është transmetuar në mënyrë autentike se profeti ﷺ ka thënë:
”Kushdo që dëshmon se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe mohon çdo gjë që adhurohet në vend të Allahut, e ka të sigurt pasurinë dhe jetën e tij, dhe llogaria e tij është tek Allahu (azze ue xhel).”
Shpjegimi i titullit të kapitullit dhe ajo që vijon do të përmendet në kapitullin e ardhshëm. Aty është çështja më e rëndësishme dhe më serioze, përkatësisht deklarata e Teuhidit dhe shahadeti që shpjegohet në mënyrën më të qartë.
Kjo përfshinë ajetin në suren el-Isra, që refuzon idhujtarët të cilët adhurojnë njerëzit e devotshëm. Kjo dëshmon se ky veprim është idhujtari e madhe.
Kjo përfshin ajetin el-Bara (në suren Teube) që shpjegon se ithtarët e librit morën rabinët e tyre dhe murgjit e tyre për zota dhe mbështetës përveç Allahut, edhe pse ata janë këshilluar që të mos adhurojnë dikë tjetër përveç Zotit të Vetëm. Kjo edhe shpjegimi i qartë i ajetit flet se adhurimi ndaj tyre ndodhë duke iu bindur dijetarëve dhe të devotshmëve në mëkate, dhe jo vetëm për t’ju lutur atyre.
Kjo përfshinë fjalët e Ibrahimit ﷺ drejtuar kufarëve:
إِنَّنِي بَرَاء مِّمَّا تَعْبُدُونَ إِلَّا الَّذِي فَطَرَنِي
”Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju, përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!”
Nga të gjitha gjërat e adhuruara, ai veçoi Zotin e tij. Allahu (subhaneh) shpjegoi se kjo urrejtje dhe kjo dashuri për hir të Allahut është kuptimi i besimit se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe tha:
وَجَعَلَهَا كَلِمَةً بَاقِيَةً فِي عَقِبِهِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ
”Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot) ndër pasardhësit e vet, me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.”5
Kjo përfshin ajetin në suren el-Bekare që flet për kufarët për të cilët Allahu (te ala) ka thënë:
وَمَا هُم بِخَارِجِينَ مِنَ النَّارِ
”E ata nuk kanë të dalë prej zjarrit.”6
Ai përmendi se si ata i donin idhujt e tyre sikurse Allahun. Kjo dëshmon se ata e donin shumë Allahun. Megjithëkëtë ata nuk ishin muslimanë. Çfarë të themi për atë që e do një idhull më shumë se Allahun? Çfarë të themi për atë që e do vetëm një idhull dhe jo Allahun?
Kjo përfshinë edhe fjalët e profetit ﷺ:
”Kushdo që dëshmon se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe mohon çdo gjë që adhurohet në vend të Allahut, e ka të sigurt pasurinë dhe jetën e tij, dhe llogaria e tij është tek Allahu (azze ue xhel).”
Ky hadith është një nga shpjegimet më të mira për shahadetin ”La ilahe ilAllah”. Ai nuk la që vetëm deklarata të mbrojë jetën dhe pasurinë. Ai as nuk la deklaratën me të kuptuar, pohimin dhe adhurimin kushtuar vetëm Allahut ta përbëjë atë. Në fakt, pasuria dhe jeta do të sigurohen vetëm atëherë kur braktisen të gjitha gjërat që adhurohen karshi Allahut. Një person që dyshon ose është pasiv në këtë çështje, pasuria dhe jeta e tij nuk sigurohen. Kjo çështje është aq e gjerë dhe e çmuar. Ajo është aq e qartë. Ajo është aq bindëse kundër atij që kundërshton.
Shpjegimi
Këtu autori shpjegon Teuhidin dhe shahadetin ”La ilahe ilAllah” në përputhje me formulimin e tij dhe tregon të kundërtën e tij. Sepse gjërat njihen me anën e të kundërtave të tyre. Ai përmendi këtë kapitull që të kuptosh realitetin e Teuhidit. Realiteti i tij është që i gjithë adhurimi t’i dedikohet vetëm Allahut. Këtë duhet ta besosh në zemër dhe ta praktikosh me pjesët e trupit.
1 – Allahu (te ala) ka thënë:
أُولَئِكَ الَّذِينَ يَدْعُونَ يَبْتَغُونَ إِلَى رَبِّهِمُ الْوَسِيلَةَ أَيُّهُمْ أَقْرَبُ
“Të tillët që këta po lusin (pos Allahut), vetë ata kërkojnë afrimin, shpresojnë në mëshirën e Tij dhe që t’i afrohen Atij aq sa të munden.”7
Para kësaj Allahu (te ala) ka thënë:
قُلِ ادْعُواْ الَّذِينَ زَعَمْتُم مِّن دُونِهِ فَلاَ يَمْلِكُونَ كَشْفَ الضُّرِّ عَنكُمْ وَلاَ تَحْوِيلاً
Thuaj: ”Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund ta heqin prej jush mjerimin, as nuk mund ta mënjanojnë.”8
Është idhujtari që të adhurosh dikë që as nuk është në gjendje të dëmtojë ose të bëjë dobi, dhe e kundërta e saj është Teuhidi. Allahu e urdhëronte Muhammedin ﷺ që t’i thoshte atyre në një mënyrë qortuese, që t’i thërrasin zotat e tyre të cilët ata i adhurojnë në vend të Allahut:
فَلاَ يَمْلِكُونَ كَشْفَ الضُّرِّ
”…e ata nuk mund ta heqin prej jush mjerimin…”
Kjo do të thotë gjitha format e së keqes:
وَلاَ تَحْوِيلاً
”…as nuk mund ta mënjanojnë.”
Kjo do të thotë se ata nuk mund të lëvizin të keqen nga një vend në një tjetër, si nga koka në eshtra. Është Allahu Ai që ka mundësi të shmang të keqen dhe të sjell mirësinë. Allahu (te ala) ka thënë:
أُولَئِكَ الَّذِينَ يَدْعُونَ يَبْتَغُونَ إِلَى رَبِّهِمُ الْوَسِيلَةَ أَيُّهُمْ أَقْرَبُ
”Të tillët që këta po lusin (pos Allahut), vetë ata kërkojnë afrimin, shpresojnë në mëshirën e Tij dhe që t’i afrohen Atij aq sa të munden.”9
Do të thotë ata të cilët i luten engjëjve, profetëve, njerëzve të devotshëm. Prandaj Allahu (te ala) tha:
يَبْتَغُونَ إِلَى رَبِّهِمُ الْوَسِيلَةَ
”Shpresojnë në mëshirën e Tij.”
Do të thotë, edhe pse ata të adhuruarit janë të devotshëm, nuk janë të aftë as që të shmangin ose të lëvizin të keqen. Kjo do të thotë se të gjitha statujat e tjera kanë edhe më pak mundësi për ta bërë këtë. Ata kërkojnë dashamirësinë e Allahut për t’iu afruar Atij nëpërmjet nënshtrimit. Ata luftojnë për t’iu afruar Allahut me mjetet e tyre dhe me adhurimin që ia dedikojnë Atij dhe me rite të ndryshme:
وَيَرْجُونَ رَحْمَتَهُ وَيَخَافُونَ عَذَابَهُ
”…shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij.”10
Sepse ata janë robërit e Tij. Ata i mbështeten Atij dhe i frikësohen Atij. Atëherë si t’u kërkohet ndihmë atyre?
2 –
إِنَّنِي بَرَاء مِّمَّا تَعْبُدُونَ
”Unë jam larguar prej asaj që adhuroni ju…”11
Kjo është domethënia e Teuhidt. Fjalët e tij:
إِنَّنِي بَرَاء مِّمَّا تَعْبُدُونَ
”Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju…”
korrespondojnë me fjalët tona ”Nuk meriton të adhurohet me të drejtë”, ndërsa:
إِلَّا الَّذِي فَطَرَنِي
”(Unë nuk adhurojë askënd) përveç Atij që më krijoi.”
korrespondojnë me fjalët tona ”askush përveç Allahut”. Kjo sqaron se Teuhid do të thotë refuzim i çdo gjëje që adhurohet në vend të Allahut, dhe se ajo refuzohet dhe dënohet dhe se vetëm Allahu adhurohet me të gjitha llojet e adhurimit.
3 –
اتَّخَذُواْ أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللّهِ
“Ata (jehuditë dhe nasarat) morën rabinët dhe murgjit e tyre si zota të tyre në vend të Allahut.”12
Ai shpjegoi se kjo gjithashtu i përket idhujtarisë dhe se Teuhidi është që vetëm Allahu të adhurohet dhe jo murgjit, rabinët, profetët dhe të drejtit. I tillë nuk është rasti me jehudët dhe të nasarat, të cilët morën rabinët dhe murgjit e tyre si zota karshi Allahut, pasi ata pa argumente e lejuan atë që Allahu e ka ndaluar dhe e ndaluan atë që Allahu e ka lejuar. Ata e bënë këtë edhe pse kjo e kundërshtonte librin e Allahut dhe mesazhin e të dërguarve. Në këtë mënyrë ata i adhuruan prijësat e tyre kur ata iu nënshtruan atyre në atë që e kundërshtonte librin dhe i dhanë përparësi asaj. Adij Bin Hatim transmeton se profeti ﷺ ka thënë:
”Kështu u adhuruan ata.”13
Ai që e bën këtë, bëhet idhujtar. Allahu pastaj tha:
سُبْحَانَهُ عَمَّا يُشْرِكُونَ
”I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.”14
Dobi:
Adhuruesit e varreve i kanë shndërruar varret si zota karshi Allahut. Është e detyrueshme që t’u shpjegohet e vërteta atyre, sepse veprimi i tyre është mosbesim i madh. Megjithatë, ata nuk duhet të ekzekutohen. Atyre së pari duhet t’u mësohet e vërteta dhe argumentet. Nëse ata refuzojnë ta pranojnë atë, ata duhet të ekzekutohen nëse ka dikush që mund ta zbatojë këtë.
4 –
وَمِنَ النَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ اللّهِ أَندَاداً يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللّهِ
”Dhe ka prej njerëzve të cilët zgjedhin (për adhurim) të tjerë përveç Allahut, si shokë e të barabartë (me Allahun). Ata i duan këta të adhuruar të tjerë si Allahun.”15
Ky ajet gjithashtu shpjegon rëndësinë e Teuhidit duke theksuar të kundërtën e tij. Ata që bëjnë shirk (idhujtari), i duan idhujt, i vlerësojnë, i lavdërojnë ata, i adhurojnë dhe u kërkojnë ndihmë atyre, ose ata i duan me një dashuri të veçantë, do të thotë se ata adhurojnë të tjerë pos Allahut. Kjo është idhujtari e madhe. Allahu i dënoi ata dhe i kërcënoi ata me zjarr, kur Ai pastaj tha:
كَذَلِكَ يُرِيهِمُ اللّهُ أَعْمَالَهُمْ حَسَرَاتٍ عَلَيْهِمْ وَمَا هُم بِخَارِجِينَ مِنَ النَّارِ
”Kështu, Allahu do t’ua tregojë veprat e tyre si burim hidhërimi për ta dhe ata s’kanë për të dalë kurrë nga zjarri.”16
5 – Është transmetuar në mënyrë autentike se profeti ﷺ ka thënë:
”Kushdo që dëshmon se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe mohon çdo gjë që adhurohet në vend të Allahut, e ka të sigurt pasurinë dhe jetën e tij, dhe llogaria e tij është tek Allahu (azze ue xhel).”
Transmetuar nga Muslimi përmes Sad bin Tarik el-Ashxhai.
Në një transmetim tjetër thuhet ”Ai që thotë la ilahe ilAllah dhe një tjetër thotë: ”Ai që adhuron vetëm Allahun”. Kjo dëshmon se shahadeti do të thotë që vetëm Allahu të adhurohet.
Fjalët e profetit ﷺ: ”… dhe mohon çdo gjë që adhurohet në vend të Allahut…”, mohon çdo gjë që adhurohet në vend të Allahut dhe beson në këtë me zemër.
Fjalët e profetit ﷺ: ”… e ka të sigurt pasurinë dhe jetën e tij…”, do të thotë se ai bëhet musliman i cili duhet t’u përmbahet ligjeve të Allahut.
Fjalët e profetit ﷺ: ”… dhe llogaria e tij është tek Allahu (azze ue xhel)”, do të thotë se ai hyn në xhenet nëse është i sinqertë dhe se ai është hipokrit nëse ai e thotë këtë pa besuar me zemrën e tij. Në rast të tillë, ai e ka gjykimin e një hipokriti në këtë jetë dhe në tjetrën do të jetë prej banorëve të zjarrit.
1 El-Isra 17:57.
2 Ez-Zukhruf 43:26-27.
3 Teube 9:31.
4 El-Bekare 2:165.
5 Ez-Zukhruf 43:28.
6 El-Bekare 2:167.
7 El-Isra 17:57.
8 El-Isra 17:56.
9 El-Isra 17:57.
10 El-Isra 17:57.
11 Ez-Zukhruf 43:26-27.
12 Teube 9:31.
13 Tabarani (218) dhe Bejhaki (20137). Autentik sipas Albanit në ”Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah” (3293).
14 Teube 9:31.
15 El-Bekare 2:165.
16 El-Bekare 2:167.
- 25 Mars, 2016
- Comments are off