Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

60.Si tregohet dashamirësia ndaj pushtetarëve?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 161-164

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 60: Si mund të tregohet dashamirësia ndaj pushtetarëve?

Përgjigje: Mund të tregohet në disa mënyra:

1 – Lutju Allahut që ata të jenë të drejtë dhe korrektë. Është sunnet për t’u lutur për pushtetarët muslimanë sidomos në kohërat dhe vendet kur lutja ka më shumë gjasa të pranohet1.

Imam Ahmedi ka thënë:

“Po ta kisha ditur se kam një lutje të pranuar, do të lutesha për pushtetarin.” 2

Një pushtetar i drejtë sjell një shoqëri të drejtë dhe një pushtetar i shkatërruar sjell një shoqëri të shkatërruar.

2 – Të kryesh veprimet me të cilat të kanë obliguar punonjësit.

3 – Ata duhet të informohen për gabimet dhe mëkatet që ndodhin në shoqëri dhe të cilat ata nuk mund t’i dinë. Megjithatë, informimi duhet të jetë i fshehtë3. Informimi publik para njerëzve dhe nga minberet nxitë në të keqen dhe shkakton urrejtje mes pushtetarëve dhe qytetarëve.

Nuk është mirëdashje ndaj pushtetarëve përmendja e gabimeve të pushtetarëve në minber apo para njerëzve. Kjo nuk sjell asnjë mirësi. Kjo vetëm se e keqëson gjendjen4. Dashamirësi është që të këshillosh pushtetarin duke e kontaktuar atë personalisht5, duke i shkruar atij ose duke ia dërguar atij këshillën për atë fshehurazi.

As nuk është mirëdashje që të shkruash këshillën dhe pastaj ta publikosh atë në mënyrë që të gjithë ta lexojnë atë. Kjo nuk është këshillë, është turpërim. Këto gjëra shkaktojnë të keqen, e gëzojnë armikun dhe përfshinë njerëzit epshorë.


1 Imam Ebu Muhammed el-Hasan bin Ali el-Berbahari ka thënë:

“Nëse shihni një burrë duke u lutur kundër pushtetarit, duhet ta dini se ai po ndjek epshin e tij. Dhe në qoftë se e sheh një njeri duke u lutur për drejtësinë e pushtetarit, duhet ta dini se ai – insha Allahu – është pasues i Sunnetit.” (Sherh-us-Suneh, fq. 116).

El-Fudajl ​​bin Ijadh (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Po ta kisha ditur se kam një lutje të pranuar nuk do të lutesha për askënd tjetër përveç pushtetarit.” I thanë: “Si është e mundur kjo, o Ebu Ali?” Ai tha: “Sikur unë të lutesha vetëm për veten kjo do të ishte vetëm në dobinë time. Ndërsa po të isha lutur për pushtetarin, përmirësimi i tij do të kishte sjellë përmirësim e robërve dhe vendeve.” (Ebu Nu’ajm (8/91) dhe el-Khallal (9))

Imam Ahmedi e urdhëroi djalin e tij Abdullahin:

“E lus Allahun (azze ue xhel) të zgjat jetën e pushtetarit të besimtarëve, ta bëj të qëndrueshëm atë dhe ta ndihmojë atë. Ai ka gjithçka në fuqinë e tij.” (Es-Sunnah (1/140) të Abdullah bin Ahmedit).

2 Mexhmu-ul-Fataua (28/391) dhe Keshshef-ul-Kina (2/37).

3 Kjo është mënyra më e mirë për të këshilluar pushtetarët. I dërguari i Allahut na mësoi këtë kur tha:

“Kushdo që ka diçka për të këshilluar një pushtetarë nuk duhet ta bëjë këtë në publik. Në vend të kësaj ai duhet ta kapë atë për dore dhe të veçohet me të. Ose ai e pranon këshillën ose ai ka përmbushur detyrën e tij dhe të drejtën e tij.”

4 Këshillat publike përbëhen nga disa rreziqe:

1 – Një lloj i syefaqësisë dhe dashuria për vëmendje. Dëmi i syefaqësisë është e qartë pasi ajo zhvleftëson veprën e njeriut. Një veprim i fshehur ka më shumë gjasa të pranohet nga Allahu.

2 – Rreziku është i madh që i këshilluari të refuzojë këshillën sepse ai e sheh atë si një turpërim dhe jo si këshillë. Mendjemadhësia e tij mund ta shtyjë atë në mëkat të mëtejshëm për të cilin këshilltari është në një farë mase përgjegjës.

3 – Edhe nëse vetë kritika kundër pushtetarit është e justifikuar, kështu që nxit një turpërim publik dhe e mbush atë me urrejtje ndaj pushtetarëve. Kjo mund të qojë në mungesë dëgjimi dhe bindjeje – dhe ky është besimi i Khauarixhëve.

Vrasja e Uthmanit (Allahu qoftë I kënaqut me të) ishte për shkak të njerëzve që ishin injorant rreth sunnetit dhe pasuan provokatorët që i mashtruan njerëzit në lidhje me kalifin e drejtë Uthmanin (Allahu qoftë I kënaqur me të).

5 Të cilën dijetarët e bëjnë.

Shpërndaje: