Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

61.A i përçan Selefizmi muslimanët?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 163-167

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 61: Thirrja në metodologjinë e Sselefëve është e përhapur elhamduliLah. Por disa thonë se ajo thërret në përçarje, ndanë dhe shkakton mospajtime tek muslimanët që ata të preokupohen me njëri-tjetrin në vend të armikut të vërtetë. A është e vërtetë kjo? Cila është këshilla e juaj?

Përgjigje: Kjo fjalë është mbrapshtim i së vërtetës sepse thirrja për në teuhid dhe në metodologjinë e selefëve unifikon fjalën e muslimanëve dhe radhët e tyre.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَاعْتَصِمُواْ بِحَبْلِ اللّهِ جَمِيعًا وَلاَ تَفَرَّقُواْ

”Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin e Allahut, e mos u përçani!” 1

إِنَّ هَذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاعْبُدُونِ

“Nuk ka dyshim umeti juaj është një umet (një fe) dhe unë jam Zoti juaj, prandaj më adhuroni vetëm Mua.” 2

Muslimanët nuk mund të bashkohen nëse nuk bashkohen rreth metodologjisë së teuhidit dhe selefëve. Nëse ata pranojnë metodologji të ndryshme nga metodologjia e selefëve, ata do përçahen dhe do të ndahen. Kjo është pikërisht ajo që po ndodh sot. Është ai që thërret në metodologjinë e teuhidit dhe selefëve që thërret në unitet. Është ai që thërret në diçka tjetër që thërret në përçarje dhe mosmarrëveshje3.


1 3:103.

2 21:92.

3 Sipas sektit “Xhemati Teblig” dhe “Ikhuanu Muslimin” muslimanët përçahen nga thirrja në teuhid. Prandaj thirrja në teuhid nuk është një faktor themelor tek ata. Ata nuk janë të kënaqur me njerëzit që thërrasin në teuhid. Kur dikush u bashkohet atyre, ata e paralajmërojnë atë që të mos flas për teuhid. Kjo i ka ndodhur Muhammed bin Abdilah bin Muhammed el-Ahmedit, të cilën shejkh Hamud et-Tuvejxhiri (Allahu e mëshiroftë) përmendi në lidhje me të:

“Pas namazit të ikindisë, udhëheqësi i Xhematit Teblig më urdhëroi t’u flas haxhilerëve. Pasi që unë isha i ri në grup, udhëheqësi kërkoi nga ndihmësi i tij që të më këshilloj së pari. Ndihmësi tha:

“Ti duhet t’u shmangesh tri temave, duke përfshirë shirkun dhe bidatet. Arsyeja që thirrja e shejkh Muhammed bin Abdil-Uehabit është e kufizuar është se ajo kujdeset pak si tepër për këtë temë.” (El-Kaul el-Baligh fit-Tahdhir min Xhema’at-it-Teblig, fq. 46).

Ka shumë shembuj të ngjashëm të kësaj. Referojuni librit të lartpërmendur për t’u çuditur me më të keqen.

Sa i përket Ikhuan el-Musliminëve, kjo është një organizatë që vetëm kërkon të mbledh njerëz. Ata grumbullojnë të gjithë pasuesit e bidateve. Rafidat janë vëllezërit e tyre. Xhehmitë, Mutezilitë, Khauarixhët, festuesi e mevludit – adhuruesit e varreve dhe Sufitë gjithashtu. Po edhe jehudët dhe nasarat! Ja disa dëshmi për këtë:

Hasan el-Benna ka thënë:

“Konflikti ynë me jehudët nuk është fetar sepse Kurani na urdhëron që t’u tregojmë mirësi e miqësi.”

Imam Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) ishte pyetur për këtë fjalë, pas së cilës ai u përgjigj:

“Kjo fjalë është e pavlefshme. Jehudët u përkasin armiqve më të mëdhenj të besimtarëve dhe janë njerëzit më të këqij. Ata janë në fakt armiqtë më të këqij të besimtarëve. Kjo fjalë pra është e gabuar, e padrejtë, e shëmtuar dhe mëkatare.”

Ai (Allahu e mëshiroftë) gjithashtu tha:

“Është kufër dhe blasfemi të thuhet se nuk ka probleme mes Islamit dhe jehudëve.” (El-Auasim mimme fi Kutub Sejid Kutb min el-Kauasim, fq. 65-66).

Kur është fjala për nasarat, Dr Hassan Hathut i sektit Ikhuan tha:

“Në fillim ishte një grup i mirë dhe i madh mësuesish muslimanë dhe priftërinj kopt në udhëheqje. Ishte dashuri, aktivitete dhe vëllazëri.

Duke folur për priftërinjtë kopt, shumë përpiqen të akuzojnë Hasan el-Bennën se i urrente nasarat ose thërriste për të ndarë vendin (Egjiptin). Por Allahu dhe pjesëmarrësit e sinqertë dëshmojnë për të kundërtën e pastër. Hasan el-Benna nuk thërriste në urrejtje apo përçarje. Ai dëshmoi se thirrja për gjykimin me sheriat Islam nuk mund t’u drejtohej koptëve. Sepse pjesërisht sheriati do të zbatohej mbi ne dhe ata dhe nuk do të konfiskonte fenë e nadarave. Sheriati përbëhet nga një grup ligjesh që nuk kanë zëvendësim në fenë e nasarave dhe që nuk bien në kundërshtim me gjykimet e nasarave. Në rast të ndonjë dallimi, nasarat do të vazhdonin të gjykonin sipas Ungjillit. Islami nuk ka problem fare me këtë. Por pasi që opinioni i shumicës nuk bie në kundërshtim me mendimin e pakicës, nuk ka as shtypës, as viktima.

Thirrja e Hasan el-Bennës u mirëprit nga muslimanët e mençur dhe koptët. Për të hedhur poshtë akuzat se ai i urrente nasarat është e mjaftueshme se Louis Fanous, i cili ishte një nga udhëheqësit kopt, ishte frekuentues i rregullt në mësimet e Hasan el-Bennës. Ata ishin miq të ngushtë. Kur Hasan el-Benna kandidoi për në parlament, zëvendësi i tij ishte kopt. Pasi që Hasan el-Benna u ekzekutua dhe qeveria ndaloi përcjelljen e xhenazes së tij, ishin vetëm dy njerëz prapa arkivolit të tij: babai i tij dhe nasrani dhe politikani Ubejd ez-Ze’im. Gjithashtu mbaj mend se kur ishim studentë, ne e kishim zakon të vizitonin shoqatat e të rinjve të nasarave për të folur për marrëdhëniet e Islamit me fenë e nasarave. Ne me të vërtetë ndienim se ata janë më të afërt për ne në miqësi.” (Hasan el-Benna bi Aklam Talamidhatih ue Mu’asirih, fq. 188).

Nuk ka nevojë për asnjë koment. Fjalët e tij janë të qarta. Mjaftohem me këtë artikull të gjatë. Unë dua që të gjithë ta kuptojnë se parimi i Ikhuanu Musliminëve ka të bëjë me tubimin e njerëzve në emër të Islamit pa korrigjimin e besimeve. Një thirrje në metodologjinë e teuhidit dhe selefëve nuk çon në asnjë mënyrë në miqësi me jehudët, nasarat, Rafidat dhe të devijuarit dhe devijuesit nga pasuesit e bidateve. Parimi i tyre është citati i famshëm i Hasan el-Bennës.

Dr. Hassan Hathut tha:

“Prej mësimeve të zotëriut el-Benna që ai e përsëriste vazhdimisht dhe duke e përsëritur është fjala e tij që është ende gjallë edhe sot:

“Ne zbatojmë atë rreth së cilës pajtohemi dhe e arsyetojmë njëri-tjetrin për atë që ne nuk pajtohemi.” (Hasan el-Benna bi Aklam Telamidhetih ue Mu’asirih, fq. 190).

Imam Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Po, është e detyrueshme që të bashkëpunojmë në atë që pajtohemi, për të mbështetur të vërtetën, të thërrasim në të dhe të paralajmërojmë kundër asaj që Allahu dhe i dërguari i Tij e kanë ndaluar. Ndërsa në lidhje me atë që të justifikojmë njëri-tjetrin në atë që nuk pajtohemi, kjo nuk vlen në tërësi. Kjo çështje ka një përgjigje të hollësishme; Nëse i përket çështjeve të bazuara në ixhtihad ku argumentet janë të fshehura, është e detyrueshme që të mos kritikojmë njëri-tjetrin. Ndërsa sa i përket kundërshtimit të dëshmive të Kuranit dhe sunnetit, atëherë është e obligueshme që të paralajmërohet ndaj atij që i kundërshton, kjo bëhet me urtësi, këshillë të mirë dhe argumente të mira.” (Ali Tenbihat Hemmeh ala me ketebehu Esh-Shejkh Muhammed Ali es-Sabuni fi Sifetil-lah (azze ue xhel), fq. 18-19).

Në mënyrë të përgjithshme kjo thënie qartë shkon kundër parimit të urrejtjes dhe dashurisë për hir të Allahut. Kjo e ka bazën tek njeriu që qëndron pas revistës “el-Menar”. Pastaj, Ikhuanu Musliminët e pranuan atë sepse kjo i përshtatet epshit të tyre:

Epshi i saj erdhi tek unë para se të ndieja epshin

ai erdhi te një zemër e zbrazët dhe zuri vend aty

Shejkh Bekr Ebu Zejd (Allahu e mëshiroftë) ka thënë në lidhje me citatin e njohur të Ikhuanu Musliminëve:

“Ky është bidat dhe parim i prishur. Kushdo që devijon nga dispozitat e prera të Islamit nuk arsyetohet fare. Muslimanët janë unanim se nuk lejohet të arsyetohen devijimet dhe shkeljet nga parimet themelore të besimit. Sa sekte të shumta  i refuzojnë parimet e ligjësuara dhe argumentojnë rreth tyre me padrejtësi! (Hukm-ul-Intima”, fq. 149).

Shpërndaje: