77.Ky është Islami – nënshtrim absolut
65 – Besimi në shikimin e Allahut nga banorët e Dar-us-Selam (banorët e xhenetit) nuk është i saktë nëse dikush e parafytyron atë ose e interpreton atë me një kuptim të gabuar. Kjo sepse interpretimi i shikimit të Allahut dhe interpretimi i gjithçkaje tjetër që i përshkruhet Zotit, ky interpretim duhet të lihet dhe duhet të pranohet me nënshtrim. Kjo është feja e muslimanëve.
SHPJEGIMI
Dar-us-Selam (toka e paqes) është xheneti, me fjalë të tjera, besimi i njeriut në lidhje me shikimin e Allahut është i pasaktë nëse ai e parafytyron atë, apo e interpreton atë me një kuptim të gabuar, apo e mohon që ky shikim do të ndodh në të vërtetë, si dhe nuk i nënshtrohet Allahut dhe të dërguarit të Tij ﷺ por futet në këtë çështje duke u bazuar në kuptimin dhe mendimin e tij.
E gjithë kjo thekson se gjithçka që vjen nga Allahu dhe i dërguari i Tij ﷺ është obligim të pranohet me nënshtrim. Këtu futet edhe shikimi i Allahut në botën tjetër. Ne nuk duhet të spekulojmë duke futur mendimet tona në këtë çështje siç bëjnë pasuesit e bidateve, përkundrazi ne e pohojmë atë ashtu siç na ka ardhur dhe e besojmë atë. Ne e pohojmë që besimtarët do ta shohin Zotin e tyre në vendin e grumbullimit në ditën e gjykimit para se të hyjnë në xhenet si dhe pasi të hyjnë në të. Kështu Allahu do t’i i shpërblejë ata që e besuan Atë në këtë jetë pa e parë Atë. Kjo është feja e muslimanëve. Ata besojnë dhe i nënshtrohen gjithçkaje që ka ardhur nga Allahu dhe i dërguari i Tij ﷺ pa spekuluar përmes mendimeve dhe interpretimeve të kota apo dhe shtrembërimeve të devijuara. Ky është Islami ndryshe nga kufarët të cilët spekulojnë duke futur mendimet e tyre në atë që na ka ardhur nga Allahu dhe i dërguari i Tij si dhe i ndryshojnë fjalët nga vendi i tyre.
- 08 Shkurt, 2021
- Comments are off