Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.Kështu duhet të quhen fëmijët musliman

Alameh Bekr bin Abdil-ah Ebu Zejd

Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 8

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Emërtimi i fëmijëve është i thjeshtë dhe i lehtësuar, elhamduliLah. Ai nuk kërkon hulumtim apo fjalorë. Emërtimi është një vend takim i udhëzimit sheriatik dhe natyrshmërisë. Muslimani e ka për detyrë që vetëm të emërtojë fëmijën e tij të porsalindur me:

1 – Emra që dëshmojnë se personi është rob i Allahur (te ala).

2 – Emra të profetëve dhe të dërguarve të Allahut.

3 – Emra të të dërguarit dhe të sahabëve.

4 – Emra të pasardhësve të tebiinëve.

5 – Emra të ngjashëm arab.

Muslimani duhet të zgjedh një emër që nuk refuzohet nga Sheriati. Dhe në qoftë se ai nuk mund të vendosë për një emër ai mund të shkojnë tek një dijetari i cili është i njohur për mendime të mira, besim të pastër dhe shije të shëndetshme dhe të konsultohet me të. Sahabët e kishin zakon që ti dërgonin të sapolindurit e tyre tek profeti që ai t’i emërtojë ata. Kjo dëshmon se është e ligjësuar për ti pyetur dijetarët dhe nxënësit e dijes për këshilla.

Shpërndaje: