8.Ne nuk jemi lënë në këtë jetë pa qëllim
Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Vehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh Thalathat-il-Usul, fq 15
Përktheu:Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Allahu na ka krijuar dhe na ka furnizuar, dhe Ai nuk na ka lënë pa qëllim. Ai na ka urdhëruar që ta adhurojmë vetëm Atë, ti bindemi Atij dhe të mos i bëjmë mëkat Atij. Ai na dërgoi të dërguarin Muhammed ﷺ. Ai ia shpalli Kuranin atij ﷺ, në mënyrë që ne të jemi në rrugën e drejtë sipas udhëzimit të tij, të praktikojmë urdhrat e tij dhe tu shmangemi ndalesave të tij. E gjitha kjo bëhet me anë të dërguarit të Allahut ﷺ, i cili ishte i fundit prej profetëve dhe të dërguarve, Muhammedi ﷺ. Ai erdhi për t’ua mësuar njerëzve fenë e tyre. Ai është profeti i fundit, udhëheqësi i tyre dhe më i miri prej tyre.
Ai që i bindet këtij të dërguari dhe i përmbahet fesë së tij hynë në xhenet. Ai që e kundërshton këtë të dërguar dhe devijon nga feja e tij hynë në xhehnem.
Allahu (te ala) ka thënë:
إِنَّا أَرْسَلْنَا إِلَيْكُمْ رَسُولًا شَاهِدًا عَلَيْكُمْ
”Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush…” El-Muzzemmil 73:15.
Do të thotë veprimet tuaja të cilat ai i dëshmon:
كَمَا أَرْسَلْنَا إِلَى فِرْعَوْنَ رَسُولًا
”… ashtu siç patëm dërguar edhe te Faraoni të dërguar.” El-Muzzemmil 73:15.
Pra aia ﷺ është një i dërguar:
فَعَصَى فِرْعَوْنُ الرَّسُولَ فَأَخَذْنَاهُ أَخْذًا وَبِيلً
”E Faraoni e kundërshtoi të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë.” El-Muzzemmil 73:16.
Faraoni u ndëshkua rëndë; ai u fundos në këtë jetë dhe në jetën tjetër e pret zjarri.
- 26 Mars, 2016
- Comments are off