Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

9.Sunneti nuk duhet të krahasohet me diçka tjetër

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 371-372

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”Sunneti nuk duhet të krahasohet me diçka tjetër.”

Kur të arrin një argument, ti duhet të bindesh:

فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا

”Jo, për Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë të vërtetë derisa të zgjedhin ty për të gjykuar në të gjitha kundërshtitë mes tyre; e pastaj të mos ndiejnë pakënaqësi ndaj gjykimit tënd dhe derisa t’i pranojnë vendimet e tua plotësisht të nënshtruar.” 1

Nëse një person ta përmend një argument autentik ose të konfirmuar, ti nuk duhet të kërkoshë arsyetime dhe të bëshë krahasime. Ebu Hurejra ka transmetuar hadithin:

”Ai që ha diçka të prekur nga zjarri duhet të marrë abdes.”

Pastaj një sahabi i tha atij: ”A të marrë abdes për ujë të nxehtë?” Ebu Hurejra iu përgjigj: ”Nipi im! Kur unë ta tregojë një hadith nga i dërguari i Allahut , atëherë ti nuk duhet ta krahasoshë atë me ndonjë gjë.” 2

Do të thotë ti duhet të nënshtrohesh, sepse ky është parimi.


1 En-Nisa 4:65.

2 Ibn Maxheh (22). Hadithi është i abroguar siç e përmend Imam Albani në es-Sahiha nr 2116.

Shpërndaje: