Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A e ka babai obligim t’i blej kozmetikë vajzave të tij

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Gjërat që përdoren nga femrat siç janë: kremat, ato përdoren për pastrime të ndryshme, apo për zbukurim e që në bazë janë të lejuara; a konsiderohen prej gjërave që babai e ka obligim t’i sigurojë për vajzat e tij. Duke pasur parasysh se, të gjitha femrat apo shumica dërmuese i përdorin këto?

Përgjigje: Kjo nuk është e obligueshme. Por konsiderohet mirësi nga ana e prindit për vajzat e tij. Nuk duhet tepruar në harxhime të tilla, dhe as vajza në të zbukuruar apo gruaja, e sidomos atëherë kur ato dalin nga shtëpia. Gjithashtu duhet ruajtur ato nga shfaqja e zbukurimeve të tyre. Nëse ato janë gjëra të zakonshme në të cilat nuk ka ndonjë të keqe nëse përdoren, atëherë konsiderohet mirësi nga ana e prindit për vajzat e tij.

Shpërndaje: