A është Imsaku nga Sunneti?
Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Erkanul-Islam, fq. 482
Daruth-Thurajja, 1422
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ne e shohim se ka edhe një hyrje në kalendarin e Ramazanit i cili quhet Imsak. Ajo tregon se duhet braktisur ushqimin dhe pijet rreth 10-15 minuta para namazit të Sabahut. A ka bazë ky akt në Sunnet apo është një risi?
Përgjigje: Kjo vepër është një risi. Kjo nuk ka bazë në Sunnet. Në fakt, Sunneti thotë të kundërtën. Allahu (te ala) ka thënë në shkrimet e tij të plotfuqishëm:
وَكُلُواْ وَاشْرَبُواْ حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الأَسْوَدِ مِنَ الْفَجْرِ
“Dhe hani e pini derisa të dallohet qartë peri i bardhë (drita e agimit) nga peri i zi (errësira e natës) në agim.” [2:187]
Profeti ﷺ ka thënë:
إن بلالا يأذن بالليل ، فكلوا و اشربوا حتى يؤذن ابن أم مكتوم فإنه لا يؤذن حتى يطلع الفجر
“Bilali thërret ezanin gjatë natës. Hani dhe pini derisa ta dëgjoni ezanin e Ibën Umi Mektumit. Vërtet ai nuk thërret ezanin deri në agim.” Bukhari (1917) dhe Muslimi (1092).
Kjo përmbajtje nga ushqimi është një shtojcë e asaj që Allahu (azze ue xhel) ka obliguar. Kështu, kjo vepër është një gënjeshtër dhe shtirje.
Profeti ﷺ ka thënë:
هَلَكَ الْمُتَنَطِّعُونَ . قَالَهَا ثَلَاثًا
“Janë shkatërruar ata që shtiren (sa për sy e faqe).” Këtë e tha tre herë.” Muslimi (2670).
- 11 Maj, 2016
- Comments are off