Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A janë Hauarixhët të sinqertë në adhurimin e tyre?

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://www.rabee.net

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Lidhur me hadithin e profetit (salAllahu alejhi ue selem) në lidhje me Hauarixhët:

”Prej llojit të tij do të lindin disa njerëz; ju do të nënvlerësoni namazin e juaj në krahasim me namazin e tyre, agjërimin tuaj në krahasim me agjërimin e tyre, ata dalin prej fesë sikurse që shigjeta del tejpërtej gjahut.” Bukhari dhe Muslimi

Lidhur me fjalët

Ju do të nënvlerësoni namazin e juaj në krahasim me namazin e tyre, agjërimin tuaj në krahasim me agjërimin e tyre…”

A do të thotë se profeti (salAllahu alejhi ue selem) i përshkroi Hauarixhët si njerëz me Ikhlas (të sinqertë në adhurim)?”

Përgjigje: ”Jo, Po të kishin diçka nga sinqeriteti ata do ta kishin pasuar udhëzimin e profetit, por ata nuk kanë sinqeritet, dhe Allahu e di më së miri. Ata posedojnë rij’ah (syefaqësi) dhe veprime të gabuara në adhurim, dhe ekstremizëm në adhurim.

Tre vetë një herë erdhën në shtëpinë e grave të profetit dhe pyetën si ishte adhurimi i profetit. Kur ata u informuan për të, ata e nënvlerësuan adhurimin e tyre dhe thanë:

“Kush jemi ne në krahasim me profetin? Allahu ia ka falur tashmë të gjitha mëkatet e kaluara dhe të ardhshme. ”Prandaj, njëri prej tyre tha: “Unë do të falem tërë natën, çdo natë.” Tjetri tha: “Dhe unë do të agjëroj çdo ditë.” I treti tha: “Unë do t’i shmangem grave dhe kurrë nuk do të martohem.” Më vonë, profeti u shkoi atyre dhe u tha:

“A jeni ju ata të cilët e thatë këtë dhe këtë? Sa më përket mua, pasha Allahun, unë jam njeriu që më së shumti ia ka frikën Allahun midis jush. Megjithatë, unë agjëroj disa ditë dhe jo ditë të tjera, falem një pjesë të natës dhe flej, dhe unë martohen me gra. Ai që nuk është i kënaqur me rrugën time (Sunnetin tim), ai nuk është prej meje.” [el-Buhari]

Lidhur me Hauarixhët, kur ata shkojnë në ekstrem në adhurim dhe shkojnë përtej kufijve, ata bien në ekstremizëm. Kjo – Allahu ju bekoftë – është një devijim dhe ne nuk duhet ti lavdërojmë ata për këtë. Përkundrazi, është turpësi për ta, sepse ata kanë rënë në ekstremizëm.

Sahabët ishin më të mirët prej krijesave të Allahut dhe në mesin e njerëzve të cilët e adhuronin Allahun më së shumti. A faleshin këta njerëz (Hauarixhët) më shumë se sahabët? A lexonin më shumë Kuran se sa sahabët? Hauarixhët e lexonin Kuranin por e kuptojnë atë në mënyra të tjera se sa piksynimi dhe qëllimi i tij.

Kjo nuk është asgjë tjetër pos ekstremizëm në adhurim. Ata e kanë braktisur Sunnetin, u largua prej tij dhe janë të pakënaqur me të. Ata janë njerëz të devijuar. Prandaj, ky hadith as nuk është lavdërim për ta, e as nuk i lavdëron ata se janë të sinqertë.

Shpërndaje: