Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A ka bërë Muhammed Abdul-Uehabi tekfir mbi individë?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: el-Fark bejne et-Tejsir esh-Sheri uel-Muasir
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është njohur se Muhammed bin Abdul-Uehabi ka bërë tekfir mbi individë apo jo? Dhe çfarë dobie ka kapitulli për ”Er-Ride” – dalja nga feja?

Përgjigje: Shejkh Muhammed bin Abdul-Uehabi, dijetarët dhe imamët e tjerë bëjnë tekfir vetëm mbi atë kufri i të cilit është dëshmuar nga Kurani dhe sunneti dhe ai nuk justifikohet. Ai nuk ka justifikim.

Para së gjithash ngrihet dëshmia se veprimi i tij që veproi është kufër (dalje nga feja).

Së dyti; Sigurohemi që ai të mos justifikohet nga ndonjë prej justifikimeve të njohura, si injoranca, detyrimi me dhunë, keqkuptimi apo diçka tjetër.

Shejkh Muhammed Abdul-Uehabi ishte në metodologjinë selefije dhe nuk shpiku ndonjë gjë të re nga vetja e tij.

Shpërndaje: