A lejohet ofendimi dhe rrahja e fëmijëve?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/11874

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ofendimi dhe rrahja e lehtë e fëmijëve me qëllim edukimi, a është hallall apo haram, si ka qenë udhëzimi i Profetit sal Allahu alejhi ue selam në këtë gjë?”

Përgjigje: “Qortimi i vëllezërve dhe i fëmijëve, rrahja e lehtë, dhe orientimi i tyre në atë që është hajr është obligim, i Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) thotë: “Mësojini fëmijët e juaj të falën kur t’i mbushin shtatë vjet, dhe në qoftë se nuk e bëjnë këtë, rrihni nga pak, kur t’i mbushin dhjetë vjet ndajini nga shtrati”.

Rrahja (pak) e vëllezërve dhe fëmijëve të vogël dhe orientimi i tyre ne hajr është çështje e domosdoshme, nëse ti je përgjegjës ndaj tyre. Ndërsa ofendimi jo, mos i ofendo, mirëpo thuaju fjalë të mira, qortoj ata dhe thuaju fjalë edukuese e jo ofenduese si: o armik i vetvetes, o zullumqar i vetvetes …. pra u thua fjalë të cilat nuk përmbajnë ofendim, mirëpo janë fjalë qortuese-edukative dhe të njëjtën kohë rrihi nga pakë por pa i dëmtuar ata, rrahje të lehtë me të cilën synohet udhëzimi në hajr dhe largimi nga sherri.

Ndërsa ofendimi si: Allahu të mallkoftë, Allahu të marroftë, apo Allahu të poshtëroftë… etj. këto nuk lejohen, apo shprehje tjera si: o gomarë, o qen, etj., më mirë e më parësore është lënia dhe mos përdorimi i këtyre shprehjeve të cilat mund të jenë shakë për pasoja të këqija, andaj më primare është mos përdorimi i këtyre shprehjeve dhe zëvendësimi me fjalë të tjera të cilat nuk lëndojnë ndjenjat ose shkaktojnë probleme.”