A lejohet që ceremonia martesore të mbahet në kishë?

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali 

Burimi: “Et-Ta’likat el-Xhijad ‘ala Kitab Te’thiril-I’tikad”, fq. 154.

Përgatiti:www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A më lejohet të martohem në kishë pasi të jam martuar sipas rregullave islame? Unë do të martohet me një grua të krishtere të cilën e njohe para se ta pranoj islamin.”

Përgjigje: “Është e lejuar martesa me një grua të krishtere, ngase ajo është pasuese e një libëri qiellor. Allahu ia ka lejuar këtë meshkujve myslimanë. Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë:

الْيَوْمَ أُحِلَّ لَكُمُ الطَّيِّبَاتُ وَطَعَامُ الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ حِلٌّ لَّكُمْ وَطَعَامُكُمْ حِلُّ لَّهُمْ وَالْمُحْصَنَاتُ مِنَ الْمُؤْمِنَاتِ وَالْمُحْصَنَاتُ مِنَ الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ مِن قَبْلِكُمْ إِذَا آتَيْتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ مُحْصِنِينَ غَيْرَ مُسَافِحِينَ وَلاَ مُتَّخِذِي أَخْدَانٍ وَمَن يَكْفُرْ بِالإِيمَانِ فَقَدْ حَبِطَ عَمَلُهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ

“Sot ju janë lejuar gjërat e mira e të pastra. Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të Librit; po ashtu, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, nëse ju u jepni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me ato, e jo duke bërë kurvëri, as duke i marrë për dashnore. Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i dështuar.” 5:5

Martesa lejohet të mbahet tek familja e saj por jo në kishë. Burri e ka për obligim që t’i kushtoj rëndësi të madhe thirrjes së saj në fenë islame në mënyrë, dhe kështu ai mund të fitojë shpërblimin e madh tek Allahu, shpërblimin e futjes së një njeriu në fe për shkak të tij.”