Agjërimi me nijet të Ramazanit dhe nedhrit
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14891
Pyetje: Çfarë është gjykimi mbi atë që agjëron Ramazanin dhe në të njëjtën kohë gjatë agjërimit të ndonjë dite të tij e bën nijet edhe për agjërim të nedhrit (agjërim i detyruar; atëherë kur njeriu betohet se do të agjëroj 1 apo më shumë ditë p.sh. thotë, nëse e kryej këtë punë me sukses do të agjëroj 3 ditë!)?
Përgjigje: Nuk është e lejueshme të agjërosh në këtë formë. Agjërimin nedhër duhet ta agjërosh ndaras nga agjërimi i Ramazanit. Njëherë përfundoje agjërimin e Ramazanit, dhe pas përfundimit të këtij muaji agjëro agjërimin që e ke bërë nedhër.
Por, nëse njeriu thotë se do ta agjëroj Ramazanin, edhe pse kjo është shprehje sikurse në formën e nedhrit, porse nuk është i tillë ngase vetë agjërimi i Ramazanit është obligim, prandaj nuk quhet nedhër. Agjërimi i Ramazanit është shtyllë prej shtyllave të Islamit.
- 11 Maj, 2016
- Comments are off