Ai që për hoxhë ka librin
Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/3319
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë mendoni në lidhje me shprehjen e njohur ndër shumë nxënës të dijes:“Ai që për hoxhë ka librin, do të lajthit nga e vërteta”?”
Përgjigje: “Shprehja e njohur është kështu: “Ai që për hoxhë ka librin, gabimet e tij janë më të shumta sesa gjërat e drejta”. Këtë shprehje neve e dimi.
Kuptimi i kësaj që e thash është i saktë. Që do të thotë se, ai që nuk mëson tek dijetarët/tek ata që kanë dije, nuk merr nga ata dhe nuk e di rrugën që kanë ndjekur në kërkimin e dijes, atëherë ai do të gaboj shumë dhe kështu do t’i përzihet e vërteta me të kotën. Kjo, për shkak se ai nuk mund t’i njoh siç duhet argumentet e sheriatit, nuk mund ta kuptoj siç duhet kategorinë e tyre, vërtetësinë dhe formën e zbatueshmërisë së atyre argumenteve.
Ndërsa, kur është fjala tek ajo se “a janë gabimet më të shumta”, atëherë themi se, kjo është diçka e diskutueshme. Por, si do që të jetë gabimet tij janë të shumta, sepse nuk ka mësuar tek njerëzit e dijes, nuk ka përfituar prej tyre dhe nuk i ka mësuar bazat mbi të cilat ata janë ngritur aty ku janë. Prandaj, personi i tillë gabon shumë dhe nuk mund të bëj dallimin ndërmjet asaj që është gabim dhe e drejtë dhe e cila gjendet nëpër libra të botuara apo në dorëshkrime.
Ka mundësi që të ndodhin gabime nëpër libra, dhe ai që nuk ka njohuri dhe dije të duhur mendon se kjo është e drejtë. Në këtë mënyrë ai lejon diçka që e ka ndaluar Allahu, apo ndalon atë që ka lejuar Allahu për shkak të mospasjes dije dhe ka rënë në gabimin i cili gjendet në libër. Për shembull, në ndonjë libër mund të gjeni: “Nuk lejohet kjo dhe ajo”, e që në realitet duhet të jetë “lejohet kjo dhe ajo”. Në këtë fjali, është shtuar pjesëza mohuese “nuk”. E njëjta gjë mund të ndodh në të kundërtën, ku në fjali ka rënë pjesëza e tillë dhe i jep fjalisë kuptimin e kundërt. Pa e marrë parasysh se a bëhet fjalë për ndonjë lëshim teknik, apo për ndonjë gabim të në dorëshkrim. Pra, ky është një gabim i madh.
E njëjta gjë mund të ndodh edhe në shprehje tjera, kur thuhet shembull: “bën të veprohet kjo dhe ajo”, e që në realitet duhet të jetë “nuk bën të veprohet kjo dhe ajo” kështu pra, i përzien çështjet për shkak të mospasjes dijen e duhur. Dhe, në këtë mënyrë nuk mund ta dijë se ku është gabimi në libër dhe të ngjashme me këtë ka forma dhe raste të shumta.”
- 06 Maj, 2016
- Comments are off