Ata janë burra dhe ne jemi burra
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Data e fetvas: 5/4- 1432 ose 11/3-2011
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ka njerëz që i nënvlerësojnë dijetarët duke thënë: ”Ata janë burra dhe ne jemi burra. Pse duhet të pyesni dijetarët dhe të pasoni mendimet e tyre dhe jo neve? Ata janë burra dhe ne jemi burra. ” Kështu thonë disa prej njerëzve të cilët mendojnë se kanë dituri, ndërsa ata janë injorant.
Kjo është shprehje e Imam Ebu Hanifes (rahimehullah). Imam Ebu Hanife ishte i pari prej katër imamëve. Ai jetoi në kohën e Tabiinëve dhe mësojë nga ata. Ai i përket gjeneratave të shkëlqyera të islamit. Bile thuhet se ai është takuar me disa prej Sahabeve dhe se ai mori dituri prej tyre. Pra ai ose është prej Tabiinëve ose pasues i tyre (Tabi-tabiin).
Ebu Hanife (rahimehullah) ka thënë: ”Nëse vjen ndonjë hadith nga i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem), ne e pranojmë atë me kënaqësi. Gjithashtu, nëse na vjen ndonjë thënie nga Sahabet – ne e pranojmë atë me kënaqësi. Në qoftë se vije ndonjë thënie nga Tabiinët atëherë, ata janë burra dhe ne jemi burra. ”Pra, ata ishin shokë dhe të gjithë ishin dijetarë. Se ata janë burra do të thotë se ata janë dijetar: ”Ata janë burra dhe ne jemi burra.”
Ndërsa ata të cilët flasin në këtë kohë, janë injorantë të cilët mendojnë se ata kanë dituri, duke dhënë edhe fetva të ndryshme. Kur u thuhet atyre se kjo që e thoni është e gabuar dhe se kjo është në kundërshtime thëniet e dijetarëve të këtij umetit, ata thonë: ”Ata janë burra dhe ne jemi burra.”
I Pastër është All-llahu nga çdo e metë! A e krahason veten tënde me Ebu Hanifen, me Tabiinët dhe pasuesit e tyre duke e përdorur thënien e tij:
”Ata janë burra dhe ne jemi burra.”
Këtu kemi të bëjmë me një dallim të madh! Gjithkush duhet t’i dijë aftësitë e veta. Allahu pastë mëshirë mbi personin që e njeh veten e tij. Është e detyrueshme t’u kushtojmë vëmendje këtyre çështjeve dhe të respektojmë diturin dhe dijetarët, e jo t’i nënvlerësojmë, edhe në qoftë se ata bien në ndonjë një gabim.
Vetëm Libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) janë të përsosur. Sa për dijetarët, ata mund të gabojnë. Por veprimet dhe thëniet e tyre të drejta, janë më të shumta se sa gabimet. Ata nuk e kanë për qëllim që të gabojnë. Përveç kësaj, ata janë më kompetentët të merren me fetvatë dhe sqarimin e fesë.
Ekziston rreziku që injoranti të thotë se as ai nuk e ka për qëllim që të bie në gabime dhe se ai vetëm bën Ixhtihad. Ne i themi atij se ai nuk ka të drejtë të bëjë Ixhtihad sepse është i paditur. Për këtë shkak themi se ai nuk ka të drejtë të Ixhtihad.
- 07 Maj, 2016
- Comments are off