Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bashkëpunimi me xhinët muslimanë

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i 

Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=22

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejuar për të bashkëpunuar me xhinët muslimanë dhe të kërkohet ndihmë prej tyre në atë që ata kanë mundësi të veprojnë?

Përgjigje: Allahu (te’ala) ka thënë:

وَتَعَاوَنُواْ عَلَى الْبرِّ وَالتَّقْوَى وَلاَ تَعَاوَنُواْ عَلَى الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ

“Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” 1

Çështja e asaj se a lejohet bashkëpunimi me ta, themi se lejohet. Mirëpo, së pari duhet siguruar që ky xhinë nuk është shejtan i cili fillimisht të shkon për qejfi në fillim dhe pastaj të urdhëron në mëkate dhe e kundërshton fenë e Allahut. Ka pasur disa dijetarë të ndershëm të cilët shërbeheshin nga xhinët.


1 El-Maideh 5:2

Shpërndaje: