Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja tehnik prej njerëzve të mirë

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: Tuhfetul-Muxhib, fq.104
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
 
Pyetje: “Është konfirmuar se profeti salAllahu alejhi ue selem i bëri tehnik (përtypet një copë hurme dhe futet në gojën e foshnjës së porsalindur) Abdullah bin  Talhas, vëllait të Enes bin Malikut.
 
A është ky tehnik specifik për profetin salAllahu alejhi ue selem, apo kjo vepër është e përgjithshme për të gjithë ata prej të cilëve shpresohet bekimi?”
 
Përgjigje: “Bekim është ajo kur një person posedon mirësi nga ana e Allahut dhe nuk ka dyshim se kjo ka ekzistuar në profetin salAllahu alejhi ue selem.
 
Gjithashtu,në njerëz të tjerë të mirë, e shpresojmë të arrihet bekimi përmes tehnikut të tyre.
 
Për këtë arsye, nuk ka problem nëse shkon tek një njeri i mirë që e ka mësuar përmendësh Kuranin, apo tek dikush tjetër, që ai t’i bëjë tehnik fëmijës së mitur.”

Shpërndaje: