Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja tekfir nuk është detyra jote

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (9)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir–14340324.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”I shpjegova një njeriu të vërtetën lidhur me ngritjen e Allahut mbi Arsh në përputhje me dëshmit në Kuran dhe Sunnet, por ai vazhdoi me devijimin e tij. A ka daluar ai nga feja sepse ai gënjen për Allahun?”

Përgjigje: ”Kjo nuk të përket ty. Detyra jote është që ti´a sqarosh çështjen atij. Nëse ai e pranon atë, hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut, dhe në qoftë se ai nuk e pranon atë, atij i ka arritur e vërteta. Detyra jote nuk është që të bëshë tekfir mbi të apo jo.”

Shpërndaje: