Çfarë është Selefizmi?
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Kul-lukum Ra’in dhe http://youtu.be/ZZvVHf0pQ4E
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Çfarë është Selefizmi i vërtetë?
Përgjigje: Selefizmi i vërtetë është ajo që pasonte i dërguari i Allahut ﷺ dhe shokët e tij. Profeti ﷺ ka thënë:
“Ky Umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe. Të gjith ato do të hyjnë në zjarr përveç njërës” Sahabët pyetën: O i dërguar i Allahut, cili është ky grupi i shpëtuar? Ai ﷺ ju tha: ”Ai i cili pason atë që unë dhe shokët e mi jemi duke pasuar sot.”
Allahu (xhela ue ala) ka thënë:
“Sa u përket besimtarëve të parë, prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë.” 9:100
Profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që do të jetojë (gjatë) nga ju do të sheh shumë përçarje. Prandaj, kapuni për Sunnetin tim dhe Sunnetin e pasardhësve të mi të drejtë dhe të udhëzuar. Shtrëngojeni atë me dhëmballë. Qëndroni larg nga çështjet e reja. Çdo çështje e re është një risi e re dhe çdo risi është një devijim.”
S’ka dyshim se Selefizmi i vërtetë është zbatimi i këtyre haditheve madhështore, do të thotë që një musliman të pasojë të dërguarin e Allahut ﷺ, shokët e tij, muhaxhirët dhe ndihmuesit e tyre dhe ata që i pasuan ata.
- 26 Prill, 2016
- Comments are off