Çfarë ndodh me fëmijët e gruas së ndarë që nuk falet?
Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)
Burimi: Gharatul-Ashritah 2/193
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë ndodh me fëmijët e gruas së ndarë që nuk falet?”
Përgjigje: “Nëse ai frikësohet se ajo do ti devijojë fëmijët e tij, ai ka të drejtë ti marre fëmijët e tij. Argumenti ndër të tjera është:
”Të gjithë të porsalindurit lindin në gjendjen natyrore. Pastaj prindërit e tij e bëjnë atë jehudi ose të krishterë ose adhurues zjarri. ”
Nëse ai nuk e ka frikë nga kjo dhe ajo është myslimane atëherë ajo ka më shumë të drejtë tek fëmijët për sa kohë që ajo nuk martohet. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Ti ke më shumë të drejtë për fëmijët tuaj për aq kohë sa nuk martohesh.”
Kjo bazohet në atë se ajo që nuk falë namazin është kafire dhe ky është mendimi më i saktë prej thënieve të dijetarëve.”
- 02 Maj, 2016
- Comments are off