Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë thonë Kadijanitë/Ahmeditë për muslimanët?

Alameh Ihsan Ilahi Dhahir

Burimi: el-Kadijanijjah, fq. 37-42

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Shumë njerëz besojnë se Kadijanitë janë një sekt i muslimanëve, i cili ka disa dallime në gjëra jo bazike, dhe se nuk ka dallim tjetër mes tyre. Me këtë studim ne duam të tregojmë se çfarë në të vërtetë Kadijanitë besojnë dhe mendojnë për muslimanët. Kjo duhet të bëhet në mënyrë që ai që hulumton të dij se sa gabim i madh që është ky, dhe se Kadijanitë nuk kanë të bëjnë asgjë me Islamin. Por ata mashtrojnë njerëzit dhe fshihen pas emrit “Islam”. Në fakt, ata janë aq larg nga Islami sikurse jehudët dhe të krishterët. Arsyeja e vetme pse ata fshihen pas Islamit, është për të arritur interesat e tyre. Përveç kësaj, librat e tyre thonë se nuk duhet t’i falet namazi i xhenazes muslimanëve, as që duhet të varrosen në varrezat e tyre. Ata e konsiderojnë të jetë e ndaluar që të martohen me muslimanët dhe as nuk lejohet që të kenë ndonjë raport fetar mes dy palëve. Në fakt, ata i konsiderojnë muslimanët të jenë jobesimtarë. Këtë e tha, themeluesi i tyre dhe profeti i rremë Ghulam Ahmed el-Kadijani:

“Kushdo që nuk beson në mua, nuk beson në Allahun dhe të dërguarit e Tij [të tjerë].” [1]

Djali i tij dhe kalifi i dytë, Mahmud Ahmedi, ka thënë:

“E takova një njeri në qytetin Luknav, i cili më pyeti se është përhapur se ne i konsiderojmë jobesimtarë muslimanët që nuk e kanë përqafuar Kadijanizmin. Unë i thashë, “Po. Nuk ka asnjë dyshim për këtë.” Njeriu u habit nga përgjigjja ime.” [2]

Ai gjithashtu ka thënë:

“Le të pyesim veten pse ne i konsiderojmë si jobesimtarë të tjerët përveç Kadijanive?. Këtë e sqaron Kuranin në mënyrë të qartë. Allahu e bën të qartë se kushdo që mohon një nga profetët, bëhet jobesimtar. Kushdo që mohon engjëjt, bëhet jobesimtar. E njëjta gjë vlen edhe për ata që mohojnë Kuranin. Bazuar në këtë, je besimtar nëse t’i mohon se Ghulam Ahmed është profet dhe i dërguar i Allahut. Bazuar në këtë, ne i konsiderojmë muslimanët si jobesimtarë, sepse ata bëjnë dallim në mes të dërguarve. Ata i besojnë disa dhe i mohojnë të tjerët. Pra, ata janë jobesimtarë.”[3]

Djali i tij i dytë, Beshir Ahmedi, tha:

“Kushdo që beson në Musain dhe e mohon Isain, është jobesimtar. Ai që beson në Isain dhe mohon Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem), është jobesimtar. Po ashtu, kushdo që e mohon Ghulam Ahmedin është jobesimtar. Personi i ngjashëm nuk i përket Islamit. Nuk jemi ne që e themi këtë. Libri i Allahut e thotë këtë:

“Këta janë vërtetë jobesimtarë.” (4: 150) [4]

Një nga teologët e Kadijanive shkroi në librin e tij “en-Nubuvveh fil-Ilham”:

“Allahu i tha atij (d.m.th Ghulam Ahmedit): “Ai që më do Mua dhe më bindet Mua, është i detyruar të pasojë ty dhe të besoj ty. Përndryshe, ai nuk do Mua. Në fakt, ai është armiku Im. Nëse ata që të mohojnë ty nuk e pranojnë këtë, por vazhdojnë të mohojnë dhe të dëmtojnë ty, Ne do ti dënojmë ata në një mënyrë të mjerueshme. Ne kemi përgatitur xhehenemin si burg për jobesimtarët.” Këtu Allahu tregon që kushdo që nuk beson në Ghulam Ahmedin është jobesimtar, banimi i të cilit do të jetë xhehnemi.” [5]

Ky është besimi i tyre. Kjo është realiteti i lidhjes që ekzistojnë mes tyre dhe muslimanëve me fjalët dhe shprehjet e tyre. Ata fshihen prapa muslimanëve për qëllimet e tyre të prishura. Ndodhë që ata falen me muslimanët për t’i tradhtuar dhe mashtruar ata. Profeti i rremë i Kadinjanive tha:

“Ky është methhebi im i njohur. Juve nuk u lejohet të faleni pas dikujt që nuk është Kadijani, çfarëdo qoftë, pavarësisht nga ai vjen apo çfarë do që të thonë njerëzit për të. Kjo është dispozita e Allahut dhe ajo që Ai do. Kushdo që dyshon i përket atyre që mohojnë. Allahu dëshiron që t’u dallojë mes jush dhe atyre.”[6]

Kjo është thënë nga Ahmed Ghulami.

Më poshtë është fjala e djalit të tij:

“Nuk është e lejueshme për askënd që të falet pas një personi që nuk është Kadijani. Njerëzit e bëjnë këtë pyetje përsëri dhe përsëri. Unë them se nuk është e lejuar për një Kadijani që të falet pas atij që nuk është Kadijani. Kjo nuk është e lejuar. Kjo nuk është e lejuar.”[7]

Një njeri erdhi tek Ahmed Ghulami dhe e pyeti nëse është e lejuar për tu falur pas një personi për të cilin ata nuk e dinë se çfarë besimi ka. Ai u përgjigj:

“Jo, përderisa ai nuk e di se çfarë besimi ka. Nëse ai beson në mua, kjo është e lejuar, dhe nëse ai më mohon mua, kjo nuk është e lejuar. Ndërsa nëse ai as nuk më beson mua apo nuk më mohon, ende nuk është e lejuar, sepse atëherë ai është hipokrit.”[8]

Pra, kjo është e vërteta e këtyre jobesimtarëve dhe marrëdhëniet e tyre me muslimanët …


[1] Haqiqat-ul-Uahi, fq. 163, nga Ghulam Ahmed.

[2] Anwur Khalifah, fq. 92

[3] Revista “Kadijanijjeh”, 26 qershor 1922

[4] Kelimat-ul-Fasl, nga Beshir Ahmed.

[5] en-Nubuvveh fil-Ilham, fq. 40, nga Muhameed Jusuf el-Kadijani.

[6] Gazeta e Kadijanve “el-Hukm”, 10 dhjetor 1904.

[7] Anuar Khilafah, fq. 89

[8] Malfudhat Ahmedijjeh (4/146).

9 Lavdatat e Shejkh Muhammed Said er-Raslanit për Alameh Ihsan Ilahi Dhahirin

Shih: https://www.youtube.com/watch?v=VUBEtKHqp7Q

 

 

Shpërndaje: