Dallimi në mes teravive, kijam-ul-lejlit dhe tehaxhxhud
Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Mexhmu Fataua ue Makalat Mutanauui´ah (11/317)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Çfarë është dallimi mes teravive, kijam-ul-lejlit dhe tehexhxhud-it?”
Përgjigje: ”Namazi gjatë natës quhet tehexhxhud dhe kijam-ul-lejl.
Allahu (te ala) ka thënë:
”Dhe në një kohë nate gjithashtu falu me të (duke lexuar Kuran), falje shtesë kjo për ty (O Muhammed). Është e sigurt se Zoti yt do të ngritë në gradën e lartë e të premtuar.” (17:79)
”O ti i mbuluar (o Muhammed)! Çohu (të falesh) gjithë natën, përveç një pjese të saj..” (73:1-2)
Ndërsa në lidhje me Teravit, dijetarët e quajnë kijam-ul-lejl në pjesën e parë të natës në Ramazan. Ky namaz nuk duhet të falet gjatë. Gjithashtu mund ta quajmë këtë namaz tehaxhxhud dhe kijam-ul-lejl.”
- 29 Prill, 2016
- Comments are off