Daveti ndaj femrave të zhveshura
Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)
Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=38
Data e fetvas: 17/11-1420 ose 22/2-2000
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejueshme për t’i thirrur femrat kufare në islam, edhe nëse ato janë gjysmë të zhveshura? Duke pasur parasysh se, shumë prej tyre janë konvertuar në islam.
Përgjigje: Kjo varet nga vetë thirrësi. Nëse ai i frikësohet fitnes, nuk ka asgjë që krahasohet me ruajtjen e vetvetes. Dhe në qoftë se ai është xheloz për besimin apo për myslimanët, duhet të jemi të vetëdijshëm se besimi shtohet dhe pakësohet.
Nganjëherë, njeriu është entuziast në çështje të fesë dhe nuk mendon për gjëra të tjera dhe në këtë rast kjo është diçka e mirë. E nëse ai frikësohet për vetveten e tij se do të bjerë në fitne, atëherë ua lë të tjerëve të cilët nuk frikësohen se do të bien në fitne. Allahu ju shpërbleftë me të mira për punën që po bëni.
- 06 Maj, 2016
- Comments are off