Da’veti ndaj myslimanëve me bindje të gabuara
Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (56B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Disa thirrës preferojnë që të fillojnë thirrjen në islam jo me çështje të besimit, por me çështje të tjera e të cilat ata i konsiderojnë të jenë sprova. Ne dëshirojmë që të jepni sqarimin tuaj në lidhje me këtë?”
Përgjigje: “Nëse i thërret mosbesimtarët në Islam, atëherë është e detyrueshme për të filluar me thirrjen në Teuhid.
Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) dërgoi Muadhin në Jemen dhe i tha:
“Le të jetë gjëja e parë në të cilën i thërret ata: Dëshmia se nuk ka zot të vërtetë përveç Allahut …”
Por nëse ti ju bën da’ve myslimanëve të cilët kanë disa gabime në akide, mos u fut në diskutim me ta duke ua hedhur poshtë ato gjëra. Sepse ata mendojnë se bindjet e tyre burojnë nga feja. Në vend të kësaj nxiti ata në namaz, bamirësi, agjërim dhe haxh, në mënyrë që ata të ndjehen të sigurt me ty. E më pastaj duhet t’ua shpjegosh se ata kanë bindje të gabuara.
Pra duhet të bësh dallim ndërmjet atyre që dëshiron t’u bësh da’ve. Shembull: Nëse ti fillon thirrjen tënde ndaj jobesimtarit me Teuhid dhe ai e refuzon atë, atëherë ai në çdo rast është jobesimtar.
Por myslimani i cili ka bërë gabim me risin e tij ai mendon se ka vepruar saktë. Kështu, ne nuk duhet të konfrontohemi me të duke e kritikuar. Sepse kjo gjë, mund ta bëj atë që të largohet dhe nuk pranon asgjë nga ti. Thirre atë në çështje për të cilat nuk ka kundërthënie, siç janë: namazi, bamirësia, agjërimi, haxhi etj. E pasi që të jenë të kënaqur ndaj teje dhe pasi të kenë kuptuar se ajo që ju thoni është e vërtetë, bëhet shumë e lehtë për të filluar në çështjet kryesore me ta dhe atëherë ua shpjegon se risitë e tyre janë të ndaluara dhe është detyrim të shmangurit prej tyre.”
- 07 Maj, 2016
- Comments are off