Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhënia mësim në lëndën e filozofisë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet´hul Mexhid (47)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majd%20%20-%2021%20-%2005%20-%201437-01.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë jam një grua që jetoj jashtë vendit. Unë jap mësim në lëndën e filozofisë, një lëndë që është e fokusuar në logjikë dhe debat. Ua mësojë studentëve femra këtë. I paralajmëroj ato ndaj disa teorive dhe i referojë ato aq sa mundem tek Kurani dhe Sunneti. A më lejohet të punoj me këtë?

Përgjigje: Unë të këshilloj që të ndalohesh që të japësh mësimin në të dhe që në vend të kësaj të zgjedhësh një lëndë të shëndoshë dhe fetare, që të shpërblehesh dhe që Allahu të sjell dobi ty. Mos jep mësim në filozofi, ajo është e kotë.

Shpërndaje: