Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dituria në lidhje me mëkatet

Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)

Burimi: Tejsir-ul-Kerim, fq. 271

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَذَرُواْ ظَاهِرَ الإِثْمِ وَبَاطِنَهُ إِنَّ الَّذِينَ يَكْسِبُونَ الإِثْمَ سَيُجْزَوْنَ بِمَا كَانُواْ يَقْتَرِفُونَ

“Dhe mos bëni mëkate as haptas as fshehtas. Ata që bëjnë mëkatin do të ndëshkohen për mëkatin e bërë.”1

Qëllimi me mëkatin e bërë janë të gjitha mëkatet që e ngarkojnë robin dhe e vejnë në vështirësi, si në lidhje me detyrat ndaj Allahut dhe ndaj robërve të Tij. Allahu e ndalon atë të mëkatojë si haptas, ashtu edhe fshehtas, me trup dhe me zemër. Ndërsa robi nuk mund të ndalet nga mëkatet derisa të ketë dije në lidhje me mëkatet dhe të hulumtojë rreth tyre. Prandaj është e detyrueshme të hulumtohet rreth tyre dhe të kesh dije në lidhje me mëkatet shpirtërore dhe trupore.

Shumë njerëz janë të paditur në lidhje me shumë mëkate, sidomos në lidhje me mëkatet e zemrës si mburrja, vetë-pëlqimi dhe syfaqësia, prandaj posedojnë një sasi të madhe të tyre. Ata nuk i vënë re ato dhe nuk i ndiejnë ato. Ky është rezultati kur ia kthe shpinën dijes dhe të mungon të kuptuarit.

Allahu (te ala) pastaj i informon ata që mëkatojnë haptazi dhe fshehtazi në lidhje me ndëshkimin përkatës, të vogël apo të madh. Ky ndëshkim jepet në jetën e ardhshme. Ai gjithashtu mund të ndodhë në këtë jetë ku robi dënohet këtu dhe kështu i mangësohen mëkatet e tij.


1 6:120

Shpërndaje: