Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falja e namazit sunnet kur i ka ikur koha

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fataua Arkan-ul-Islam, fq. 359

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje:  ”A lejohet falja e namazeve (rauatib) të humbura në rast se koha i ka kaluar?”

Përgjigje: ”Po, nëse ato nuk i fal për shkak të harresës apo të gjumit. Argument për këtë është fjala e përgjithshme e profetit sal Allahu alejhi ue selem:

”Kush fle në kohën e namazit apo harron, atëherë le ta fal atë në momentin kur ë zgjohet apo të kujtohet.” El-Bukhari (597) dhe Muslimi (316).

Përveç kësaj është transmetuar se Ummu Selemeh radija Allah anha ka thënë se profeti sal Allahu alejhi ue selem ishte shumë i zënë për të falur dy rekate pas Drekës, kështu që ai fali ato ata pas Ikindisë. El-Bukhari (1176) dhe Muslimi (834).

Por nëse personi e lë namazin me me qëllim deri në kohën e përfundimit, ai nuk duhet ta përsërisë. Namazet vullnetare kanë një kohë të kufizuar dhe adhurimi nuk pranohet nëse koha i ka ikur dhe ti e lë atë me qëllim.”

Shpërndaje: